LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish velina e Xingut: Jam ndjerë e ofenduar nga Ermal Mamaqi

2 Janar 2021, 10:43, Lifestyle CNA
Ish velina e Xingut: Jam ndjerë e ofenduar nga Ermal Mamaqi

Ish velina e emisionit Xing me Ermalin, Belinda Dragoti, është një nga vajzat më seksi të momentit.

Së fundi ajo ka qenë e ftuar në emisionin Glamour Zone me Ester Bylykun ku dhe ka treguar një nga momentet që është ndjerë e ofenduar nga Ermal Mamaqi.

Ajo është shprehur se në fillim i merrte gjërat shumë personale por më pas trego ise kishte arritur të kuptonte se si funksiononte emisioni.

Ne kemi pasur një relatë shumë të mirë, por momentet që unë jam ndjerë e ofenduar, ka qenë në fillim, kur unë nuk isha mësuar akoma me skenën, me televizionin edhe situatat që krijoheshin, që ishin për efekt humori, unë i merrja personale, dhe kaloja në backstage dhe i thoja ça the ashtu ti, ça bëre, po jo thoshte ai se duhet bërë për emisionin. Ndërkohë që javët e para unë i merrja personale dhe thoja çfarë është , si ma thonë mua këtë, ky ka qenë momenti  i vetëm, pastaj çdo gjë ka shkuar shumë mirë dhe ne jemi shumë mirë.Ne kemi një marrëdhënie që kuptohemi?, është shprehur Belinda.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga