LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Heronjtë e vitit”/ Kush ishin mjekët që humbën betejën me Covid-19

2 Janar 2021, 12:20, Lifestyle CNA
“Heronjtë e vitit”/ Kush ishin mjekët që humbën

Viti 2020, do të mbahet mend si një ndër më të vështirë për sistemin shëndetësor në të gjithë botën.

Pandemia Covid-19, i vuri mjekët përballë shumë të panjohurave, pengesa dhe ?kërcënimit? të  vazhdueshëm se sistemi shëndetësor mund të shkonte drejt kolapsit.

E megjithatë mantelbardhët na bënë të gjithëve krenarë me përkushtimin e lartë dhe profesionalizmin, duke i bërë ballë kësaj sfide të madhe.

Askush nga ta nuk u tremb, të gjithë luftuan, disa nuk ia dolën. Me një bilanc jo të vogël rreth 58.000 të infektuar dhe 1180 viktima, mes tyre 30 janë vetëm bluza të bardha.

Por kush janë heronjtë që do na mungojnë?

Mjeku anestezist dhe njëherësh kryetari e shoqatës Anestezi/Terapi intensive, Mihal Kerci, i cili nuk e fitoi dot betejën e tij me Covid-19.

Mjeku i njohur neurolog, Drini Dobi, i cili pavarësisht se u dërgua për trajtim në Itali, nuk mundi ta fitojë betejën me Covid-19.

Bledi Nini. Mjeku profesionist i shërbimit të ORL në QSUT, u shua në moshën 48-vjeçare duke lënë pas shumë dhimbje tek familjarët dhe kolegët e tij.

Dr. Ilirjan Draçi, i cili me  profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1, ishte një tjetër viktimë.

Suela Muça, mjeke dhe pedagoge në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, humbi gjithashtu betejën me Covid-19.

Mjekun nga Kavaja, Sefer Dervishi, po ashtu nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me virusin vekjeprurës.

Radiologu Hyqmet Musa, ishtë një tjetër viktimë e virusit vdekjeprurës.

Ferdinand Shkrepa, mjeku okulist nga Elbasani, ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare sipasojë e infektimit me Covid.

Mjeku nga Dibra, Ibrahim Kaziu, ishte një tjetët mjek që fatkeqësisht nuk ka mundur  të fitojë betejën me Covid-19.

Kirurgu i njohur ortoped nga Kukësi, Shaqir Shehu, ishte një tjetër viktimë.

Mjeku i njohur gjirokastrit Frederik Kekezi, ish-mjek anatomopathollog pranë spitalit të Gjirokastrës humbi gjithashtu betejën me koronavirusin.

Leonard Kamberi, mjek gjinekolog. Mjeku 50 vjeçar luftoi për dy javë në spitalin Infektiv, por nuk ka mund t?ia dalë.

Mjeku dhe pedagogu i njohur Feçor Agaçi, ishte gjithashtu viktimë e Covid-19.

Mjeku Myftar Zemani, i cili vazhdonte të ushtronte profesionin në Fier, edhe pse kishte dalë në pension, ndërroi gjithashtu jetë nga Covid-19.

Dr. Hidajet Deda, mjek pediatër, luftoi gjithashtu për 40 ditë me  virusin vdekjeprurës, për tu shuar në fund.

Mjeku Muharrem Xhepexhiu nga Lushnja, humbi gjithashtu betejën me Covid-19.

Mjeku i njohur nga Kukësi, Astrit Haziri, fatkeqësisht ishte një tjetër viktimë.

Flutura Harshorva pneumonologe në spitalin ?Shefqet Ndroqi? nuk e ka fituar gjithashtu betejën me virusin.

Enver Maloku, infermier në urgjencën e kirurgjisë pranë QSUT, ishte gjithashtu viktimë e Covid-19.

Këta dhe shumë emra të tjerë do të mbahen si heronjtë që sakrifikuan jetën e tyre, në betejën e Covid-19./CNA.al

Lajmet e fundit nga