LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u bë Mesopotamia djepi i qytetërimit

1 Janar 2021, 20:40, Blog CNA
Si u bë Mesopotamia djepi i qytetërimit

Ndërsa qytetërimi njerëzor u zhvillua në shumë vende të botës, ai u shfaq për herë të parë mijëra vjet më parë në Lindjen e Mesme. ?Ne shohim që qytetet, shkrimet dhe teknologjitë, janë me origjinë nga Mesopotamia?- thotë Keli-En Diamond, ndihmës/profesoreshë e historisë në Universitetin Vilanova.

Emri i Mesopotamisë vjen nga fjala e lashtë greke që do të thotë ?toka midis lumenjve”. Kjo është një referencë për  lumenjtë Tigër dhe Eufrat, dhe për një rajon që shtrihet sot kryesisht brenda kufijve të Irakut të sotëm, por që gjithashtu përfshinte pjesë të Sirisë, Turqisë dhe Iranit.

Prania e atyre lumenjve shpjegon edhe faktin pse Mesopotamia zhvilloi një shoqëri komplekse dhe inovacione të tilla si shkrimi, arkitektura e ndërlikuar dhe burokracinë qeveritare. Përmbytjet e rregullta të lumenjve Tigër dhe Eufrat, e bëri tokën përreth tyre veçanërisht pjellore dhe ideale për zhvillimin e bujqësisë.

Kjo e bëri këtë rajonin të rëndësishëm gjatë Revolucionit Neolitik, i quajtur edhe si Revolucioni Bujqësor, që filloi të ndodhte gati 12.000 vjet më parë. Ai revolucion e ?transformoi jetën e njeriut në të gjithë botën, por filloi në Mesopotami?, shpjegon Diamond.

Teksa njerëzit nisën të kultivonin bimë dhe zbutnin kafshët, ata ishin në gjendje të qëndronin në një vend dhe të krijonin vendbanime të përhershme. Ato vendbanime të vogla u zmadhuan dhe u bënë më pas qytetet e hershme, ku u zhvilluan shumë nga tiparet e qytetërimit- si përqendrimet e popullsisë, arkitektura monumentale, komunikimi, ndarja e punëve dhe klasat e ndryshme shoqërore dhe ekonomike.

Por shfaqja dhe evolucioni i civilizimit në Mesopotami, u ndikua edhe nga faktorë të tjerë – në veçanti nga ndryshimet e klimës dhe mjedisit natyror, të cilët i detyruan banorët e rajonit të bëhen më të organizuar në mënyrë që të përballen me to.

?Qytetërimi nuk u zhvillua saktësisht në të njëjtën mënyrë në të gjithë rajonin?- thotë Herv Rekulo, profesor i asociuar i asirologjisë në Universitetin e Çikagos, dhe një ekspert mbi historinë e Mesopotamisë antike. Sipas tij, shoqëritë urbane u zhvilluan në mënyrë të pavarur në Mesopotaminë e Ulët, një zonë ku sot shtrihet Iraku Jugor, dhe ku ishte vendosur qytetërimi i hershëm i Sumerëve dhe në Mesopotaminë e Sipërme, që përfshin Irakun Verior dhe një pjesë të Sirisë Perëndimore.

Një faktor që ndihmoi zhvillimin e qytetërimit në të dyja vendet ishte klima e Mesopotamisë, që 6.000- 7.000 vjet më parë ishte më e lagësht sesa është sot në atë pjesë të Lindjes së Mesme. ?Qytetet më të hershme të Mesopotamisë Jugore u zhvilluan në kufijtë e një kënete të madhe që siguronte një bollëk burimesh natyrore për ndërtim (përmes kallamave) dhe ushqim (gjah i egër dhe peshk).

Uji ishte lehtësisht të arritshëm për ujitje në shkallë të vogël. Shpërndarja e tij mund të organizohej në një nivel lokal, dhe kjo nuk kërkonte mbikëqyrjen e strukturave shtetërore në shkallë të gjerë?-?shkruan Rekulo.

Për më tepër, vëren ai, moçali siguronte një lidhje me rrugët detare në Gjirin Persik, gjë që u dha mundësi njerëzve që jetonin në jug që të zhvillonin tregti në distanca të gjata me vende të tjera. Në Mesopotaminë e Sipërme, reshjet ishin aq të mjaftueshme, saqë fermerët nuk kishin pse të bënin shumë ujitje.

Ata gjithashtu kishin akses në male dhe pyje, ku mund të gjuanin për gjah, dhe të prisnin pemë për dru. Sipas Muzeut Britanik, të korrat kryesore të fermerëve mesopotamianë ishin elbi dhe gruri. Por ata gjithashtu krijuan kopshte të hijezuara nga palmat e hurmës, ku ata kultivuan një larmi të madhe kulturash bujqësore përfshirë fasulet, bizelet, thjerrëzat, kastravecat, preshin, sallatën dhe hudhrën, si dhe fruta të tilla si rrushi, mollët, pjeprat dhe fiqtë.

Ata gjithashtu milnin delet, dhitë dhe lopët për të bërë gjalpë, dhe i thernin ato për mish.

Revolucioni Bujqësor në Mesopotami, çoi në atë që Diamond e përshkruan si hapin tjetër të madh në progresin e njerëzimit, Revolucionin Urban. Afro 5.000-6.000 vjet më parë në Sumer, fshatrat evoluan në qytete.

Një nga më të hershmit dhe më të spikaturit ishte Uruk, një komunitet me 40.000-50.000 banorë. Qytete të tjera ishin Eridu, Bad-tibira, Sipar dhe Shurupak. Sumerianët e zhvilluar mund të kenë pasur sistemin më të hershëm të shkrimit, një art të sofistikuar, arkitekturë dhe burokraci komplekse qeveritare për të mbikëqyrur punët në bujqësi, tregti dhe veprimtarinë fetare.

Sumeri u bë një vatër e inovacionit, pasi sumerët i morën shpikjet e zhvilluara nga popujt e tjerë të lashtë, nga qeramika tek endja e tekstilit, dhe e kuptuan se si t?i prodhonin ato në një shkallë industriale. Ndërkohë, Mesopotamia e Sipërme zhvilloi zonat e saj urbane si Tepe Gaura, ku studiuesit kanë zbuluar tempuj të bërë me tulla, dhe ku gjetën prova të tjera të një kulture të sofistikuar.

Sipas Rekulo, ndryshimi i klimës mund të kenë luajtur një rol në zhvillimin e qytetërimit Mesopotamian. Afro 4.000 vjet para Krishtit ?klima u bë më të thatë, dhe lumenjtë më të paparashikueshëm?, shpjegon ai. ?Këneta në Mesopotaminë e Ulët u tha, duke imponuar ujitjet e tokave, gjë që kërkonte një punë të shtuar, dhe ndoshta një koordinim më të madh?- thoi ai.

Dhe për shkak se u duhej të punonin më shumë, dhe në një mënyrë më të organizuar për të mbijetuar, mesopotamianët zhvilluan gradualisht një sistem më të përpunuar të qeverisjes. ?Aparati burokratik që u shfaq në fillim për të administruar mallrat dhe tempujt në qytetet e kënetës, u bë gjithnjë e më shumë një mjet në duart e një fuqie mbretërore që e gjeti justifikimin në mbështetjen tek Zotat, por edhe në aftësinë e saj për të kryer punët?- thotë Rekulo.

E gjitha kjo çoi në zhvillimin e një strukture shoqërore, në të cilën elitat ose i detyruan punëtorët ose i bindën ata të punonin në këmbim të ushqimit dhe një page. Në Mesopotaminë e Sipërme, njerëzit u përballen me një klimë më të thatë, duke shkuar në drejtimin të kundërt në aspektin shoqëror.

?Pa evoluimin drejt një organizimi shoqëror më kompleks, ata u mbështetën tek fshatrat dhe solidariteti i tyre në një shkallë të vogël?- shpjegon Rekulo. Mesopotamia pa ngritjen e perandorive të tilla si Akadian dhe Babilonase, kryeqyteti i të cilave Babilonia u bë një nga më të mëdhatë dhe më të përparuarat në botën antike./ Përshtati në shqip CNA.al

 

Lajmet e fundit nga