Connect with Us

Pse gënjeshtarët bëhen më të aftë sa më shumë që gënjejnë?

Sociale

Pse gënjeshtarët bëhen më të aftë sa më shumë që gënjejnë?

Publikuar

-

Pse gënjeshtarët bëhen më të aftë sa më shumë që gënjejnë?

Ne të gjithë i shmangemi të vërtetës me një farë rregullsie. Një studim i Universitetit të Kalifornisë në vitin 2003, zbuloi se pjesëmarrësit raportuan se gënjenin mesatarisht 2 herë në ditë. Nëse u thua të tjerëve “Unë jam mirë”, numri me siguri duhet të jetë më i lartë. Gënjeshtrat e bardha, janë një lubrifikant social dhe një lloj mënyre për të shmangur shpjegimet e komplikuara.

Darka ishte e shijshme. Jam vetëm 5 minuta larg. Do të doja që të ndihmoja. Por njerëzit toksikë, ata me çrregullime të personalitetit, ata që janë gënjeshtarë patologjikë, gënjejnë për arsye të tjera, dhe gënjejnë shumë. Ata gënjejnë për të pasur kontroll në marrëdhëniet e tyre.
Gënjejnë për t’u shfajësuar dhe për të justifikuar sjelljen e tyre. Dhe sa më shumë që e bëjnë atë, aq më të aftë janë në të gënjyer, dhe aq më të mëdha mund të bëhen gënjeshtrat e tyre.

Një studim i vitit 2016 i botuar në “Nature Neuroscience”, zbuloi se “reduktimi i sinjalit në amigdalë”, pjesa e trurit e lidhur me emocione, “është e ndjeshme ndaj historisë së sjelljes së pandershme, në përputhje me përshtatjen”.

“Shkalla e ndjeshmërisë së zvogëluar të amigdalës ndaj pandershmërisë për një vendim të caktuar, në krahasim me atë të mëparshmin, parashikon madhësinë e përshkallëzimit të pandershmërisë vet-shërbyese për vendimin e ardhshëm”- thuhet në studim.

Pra gjithçka nis me devijime të vogla nga një kod moral, që mund të përshkallëzohet në devijime të mëdha me pasoja potencialisht të dëmshme. Prandaj, ata që gënjejnë shumë mund të bëhen tërësisht të pandjeshëm ndaj pandershmërisë së tyre në raport me të tjerët. Kjo është veçanërisht e dobishme për një narcizist, që siç shpjegon psikiatri Bandi X.Li “duhet të kompensojë shumëçka, duke krijuar një imazh të vetes, ku ai është më i miri në gjithçka, që nuk gabon kurrë, është më i mirë se të gjithë ekspertët, dhe një ‘gjeni’ në gjithçka”.

Nuk është vetëm amigdala, ajo që trajnohen për të gënjyer. Në veprim hyjnë edhe pjesë të tjera të trurit. Një studim i Universitetit të Harvardit me disa vullnetarë në vitin 2009 -ku disa mashtruan në një lojë të thjeshtë me hedhje monedhash, dhe disa të tjerë jo – zbuloi se ndërsa lojtarët e ndershëm nuk kishin “aktivitet të shtuar në zona të caktuara të korteksit paraballor, që dihet se përfshihen në këtë proces… ato rajone të kontrollit u mbushën me gjak kur vepronin hiliqarët”.

LEXO EDHE:  Pse gjithnjë e më shumë njerëzit po preferojnë të jetojnë vetëm?/ Çfarë do të thotë kjo për mjedisin

Dhe kjo gjë ndodhi edhe kur mashtruesit thoshin të vërtetën. Të ruash si duhet versionit tënd të historisë kërkon punë. Nëse jeni të aftë të ndani të drejtën nga e gabuara, gënjeshtra dhe mashtrimi ju bëjnë të ndiheni keq. Por gënjeshtarët patologjikë zakonshëm nuk ndihen keq. Kjo është arsyeja së përse testet e detektorit të gënjeshtrës, janë mjete përgjithësisht të pabesueshme. Sistemi nervor autonom i një personi disi të zakonshëm, me ankthin e një personi që kapet duke gënjyer, do të reagojë ndryshe kur thotë të vërtetën dhe kur jo.

Frymëmarrja, presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës mund të ndryshojnë. Ata mund të djersiten. Nëse jeni një person i ngjashëm me Geri Rixhuej apo Ted Bandi, dy nga vrasësit serialë më mizorë në historinë e SHBA-së, mund ta kaloni me lehtësi makinën e të vërtetës. Elementi tjetër kryesor i gënjeshtarit kronik, është se individët me çrregullime të tilla kanë “bindje fikse që nuk ndryshojnë, edhe kur u paraqiten provat e kundërta”.

Por a mund të ndryshojnë gënjeshtarët patologjikë? Dr.Robert Feldman, që ka shkruar librin “Gënjeshtari në jetën tënde:Rruga drejt marrëdhënieve të vërteta”, thotë se njerëzit përreth tyre nuk duhet të kenë shumë shpresa, pasi ata zakonisht nuk duan të ndryshojnë. E vetmja mënyrë është të mos biesh pre e gënjeshtrave të tyre, dhe të qëndrosh vetë i ndershëm./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Imuniteti i tufës dhe variantet e reja Covid/ Epidemiologu Alimehmeti jep detaje

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti parashikim shpresëdhënës/ “Po i afrohemi imunitetit të turmës”

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi.

Alimehmeti ka bërë me dije se është akoma herët për të folur për fundin e pandemisë, por sipas tij fatmirësisht deri më tani të dhënat janë të mira.

Ai ka theksuar se përdorimi i vaksinës dhe imuniteti natyror duket se deri më tani kanë dhënë dhe rezultatet e tyre në imunitetin e popullatës.

Është fundi i një volumi të serisë së librave që po bën pandemia, dhe duhet të presim nëse autori (virusi) do të shkruajë libër tjetër. Jemi të shqetësuar për moshën e vjetër por fatmirësisht po mbulohet nga pjesa e vaksinimit dhe deri më tani numri më i madh i shqiptarëve tashmë janë imunizuar në mënyrë natyrale ose me vaksinë.

Vaksinimi në popullsitë e vogla është më i lehtë dhe bën që vala e tretë është më e butë dhe më e lehtshëm për të kaluar. Ne akoma nuk dimë shumë gjëra nga imunologjia, por ka disa lloj indikacionesh se ky imunitet do të zgjasë. Para një muaji OBSH ka thënë se do të zgjasë 6 deri në 9 muaj. Ka shumë studime dhe më i fundi i bërë nga Danimarka thuhet se në në 12 muaj e gjejmë dhe imunitetin.

Merret gjaku dhe vendoset në kontakt me virusin për të parë sesi reagon. Problematika e Sars Cov 1 është më i madh se Sars Cov 2, por është parë lidhja me viruset e tjera. Këto janë thjesht të dhëna vëzhgimore jo eksperimentale janë një seri informacionesh që na mbështesin hipotezën tonë se imuniteti viral zgjat mjaftueshëm dhe nuk është vetëm çështje muajsh por është vitesh”, ka thënë Alimehmeti i ftuar në studion e ABC./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“E kemi zemrën plot”/ Topalli bëhet gjyshe për herë të dytë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli është bërë gjyshe për herë të dytë.

Topalli ka bërë me dije se vajza e saj Megi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale foto ku vajza e Topallit shfaqet me dy fëmijët e saj në krahë.

“Një engjell i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke gëzuar të gjithë. Megi e ne të gjithë kemi zemrën plot”, shkruan Topalli bashkëngjitur fotos./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“20 mijë policë të vaksinuar”/ Manastirliu: Arrijmë 1 milion në total në muajin qershor

Publikuar

-

Nga

Rreth 20 mijë efektivë policie janë vaksinuar kundër COVID, dëri më tani.

Shifra është bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja thotë se vaksinimi masiv në të gjithë vendi ka kaluar shifrën e 612 mijë në total. Ajo thekson se qeveria është e vendosur të vijojë me ritme të shpejta për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.

Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar. Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE