Life Style
Përdorimi i një lagështuesi të ajrit, mund të zvogëlojë shanset për t’u prekur nga Covid-19

Viruset e frymëmarrjes e duan dimrin. Këta patogjenë shumohen më shumë në të ftohtë, dhe udhëtojnë më lehtë kur ajri është i thatë nga një njeri tek tjetri.“Kur ajri i ftohtë i jashtëm me pak lagështi nxehet brenda, lagështia relative e ajrit bie në rreth 20 për qind”-thotë Akiko Ivasaki, imunobiologe në Universitetin e Jeilit në SHBA.
“Ky ajër i thatë siguron një rrugë të qartë për viruset e ajrit”- shton ai. Lagështia relative (RH) është njësia matëse se sa i ngopur është ajri me avujt e ujit. Pra, në një dhomë me 40 për qind lagështirë relative, ajri mban 40 për qind të sasisë totale të lagështisë që mund të mbante në total. Sa më i thatë ajri, aq më e ulët është lagështia relative, dhe aq më lehtë është përhapja e viruseve, përfshirë koronavirusin e ri.
Për këtë arsye Linsej Marr, studiuese e aerosolit në Universitetin e Virginias, që studion transmetimin e koronavirusit, rekomandon përdorimin e një lagështuesi në shtëpi.
“Ju mund të investoni në blerjen e një lagështuesi, dhe t`a përdorni atë për t`a mbajtur lagështinë mbi 40 për qind, por gjatë dimrit nën 60 për qind”-tha ajo për“Business Insider”. “Virusi nuk mbijeton aq mirë në këto kushte, dhe reagimi juaj imunitar funksionon më mirë sesa kur ajri është i thatë”– thekson ajo.
Kërkimet tregojnë se koronavirusi përhapet më lehtë kur temperaturat dhe lagështia janë të ulëta.Një studim nëkorrik i shkencëtarittë hulumtimit të aerosoleve Ajit Ahlavat dhe kolegëvetë tij,zbuloi se shanset për transmetimi ajror të koronavirusit në vende të thata janë më të larta se sa në zonat më të lagështa.
Kjo sepse grimcat e koronavirusit në ajër më të thatë dhe me më pak të lagështi, thithin më pak lagështi, dhe për këtë arsye qëndrojnë lart për më shumë kohë. Kjo i bën ato të kenë më shumë të ngjarë të thithen dhe të infektojnë një person të ri.
Për më tepër, grimcat e koronavirusit bëhen më të qëndrueshme kur zvogëlohen temperaturat dhe nivelet e lagështisë, duke i ndihmuar ato që të qëndrojnë mjaft të qëndrueshëm në ajër për të infektuar një person tjetër. Ndërkohë, ajri i lagësht mund të funksionojë edhe kundër shtresës mbrojtëse të Covid-19 duke i shkaktuar shumë dëme strukturës së mbështjellësit lipidik, dhe duke e ç’aktivizuar në këtë mënyrë koronavirusin.“Për të kontrolluar transmetimin ajror të koronavirusit në ambiente të mbyllura, sidomos në vende të mbyllura me aspirim të dobët,si në disa spitale të caktuara, shkolla dhe ndërtesa publike, ne rekomandojmë përdorimin e lagështuesve”- tha Ahlavat për “Business Insider”.
Ashtu si Marr, edhe ai rekomandon një lagështues shtëpie që të mbajë nivelin e lagështirës midis 40-60 për qind. Ndërkaq, temperaturat më të larta mund t`a pengojnë përhapjen e virusit përmes sipërfaqeve, megjithëse ky lloj transmetimi është i rrallë.
Këtë vjeshtë, Ivasaki ndërmori nisjen e një peticioni që i bën thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të vendosë udhëzime zyrtare për nivelet e lagështisë në ambientet e brendshme. Ajo e quan nivelin 40-60 për qind të lagështirës të “mesmen e artë”, pasi ajri i brendshëm në atë hapësirë “lejon që hunda dhe fyti ynë të kenë përgjigje të forta imunitare” kundër shumë viruseve. Mbrojtjet e integruara të sistemit tonë imunitar – siç është mukusi në hundët tona – funksionojnë më mirë kur ajri është më i lagësht.
Kjo sepse mukusi përrmban shtojca fleksibile të ngjashme me flokët dhe qerpikët, që dalin nga qelizat në rrugët tona të frymëmarrjes. Megjithatë,është e rëndësishme të mos teprohet me lagështinë.“Kini kujdes për të shmangur lagështinë mbi 65 për qind, pasi kjo mund të nxisë rritjen e mykut”- thotë Marr.
Nga ana e tij myku mund të shkaktojë astmë, dhe shumë njerëz janë alergjikë ndaj sporeve të mykut. Megjithatë Donald Milton, profesor i shëndetit mjedisor në Universitetin e Merilendit në SHBA, tha në nëntor se nuk e rekomandon këtë qasje pasi ajo është e paprovuar, dhe
ka potencialin të shkaktojë efekte anësore shumë të këqija./Përshtatur nga CNA.al