LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush ishin katastrofat më të rënda natyrore të vitit që po lëmë pas

1 Janar 2021, 10:40, Kosova & Bota CNA
Kush ishin katastrofat më të rënda natyrore të vitit që

Vitit 2020 solli një sezon rekord uraganesh, zjarre kërcënuese për jetën dhe disa tërmete aq të forta sa për t?i kujtuar njerëzimit forcën e tektonikës së pllakave. Disa nga këto katastrofa ishin pjesë e ciklit gjeologjik; të tjerët u nxitën nga ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njerëzit.

Tërmeti i Karaibeve

Tërmeti me magnitudë 7.7 goditi Karaibet më 28 Janar 2020, 122 km në veri-veriperëndim të Luseas në Xhamajkë. Fatmirësisht askush nuk vdiq, por lëkundja u ndje deri në Majami të SHBA-së, dhe pjesë të Gadishullit Jukatan në Meksikë.

Shpërthimi i vullkanik Tal

Më 12 janar, vullkani Tal në ishullin filipinez Luzon u riaktivizua me forcë pas 40 vitesh,duke shpërndarë në qiell retë mëdha hiri. Banorët që jetonin afër vullkanit u evakuuan. Shpërthimi shkaktoi 39 të vdekur, shumica e të cilëve ndërruan jetë si rezultat i sulmeve në zemër, ose ngjarjeve të tjera mjekësore brenda qendrave të evakuimit.

Tërmeti i Elazig në Turqi

Më24 janar 2020, një tërmet me magnitudë 6.7 goditi provincën turke Elazig. 41 njerëz vdiqën dhe më shumë se 1.000 të tjerë u plagosën. Shumë nga vdekjet u shkaktuan nga shembja e ndërtesave. Epiqendra e tërmetit ishte relativisht e cekët, vetëm 10 km, dhe tërmete të tillë shkaktojnë lëkundje më të mëdha në sipërfaqe, duke rritur intensitetin dhe dëmet që shkaktojnë.

Zjarret e mëdha në Australi

Në fillim të vitit 2020, bota pa me tmerr sesi zjarret të shumtë përfshinë Australinë. Sipas të dhënave zyrtare, sezoni i zjarreve 2019-2020 në Australi dogji më shumë se 12 milion hektarë pyje, vrau të paktën 33 njerëz dhe më shumë se 1miliard kafshë. Arsyet e kësaj tragjedie ishin thatësira dhe i nxehti i madh.

Tërmeti i Oaksakas në Meksikë

Më 23 qershor një tërmet i fortë tronditi Oakaka, duke bërë të lëkundeshin godinat deri në Meksiko Siti. Tërmeti me magnidutë 7.4 u përqendrua 5.6 milje (9 km) në juglindje të Santa María Xadani, në bregdetin Oaxacan, sipas USGS, dhe shkaktoi 10 viktima si pasojë e shembjes së disa godinave. Tërmeti ndodhi në zonën ku Pllaka Kokos po zbret nën Pllakën e Amerikës së Veriut.

Tërmeti i Alaskës

Tërmeti i fuqishëm me një magnidutë 7.8 goditi brigjet e Alaskës më datën 22 korrik 2020. Rajoni pranë Alaskës është një tjetër zonë ku Pllaka e Paqësorit po rrëshqet nën Pllakën e Amerikës së Veriut. Fatmirësisht, Gadishulli i Alaskës është pak i populluar, dhe ai nuk shkaktoi asnjë viktimë.

Zjarret e Kalifornisë, SHBA

Ashtu si Australia edhe Amerika e Veriut u godit nga sezoni i zjarreve të mëdhenj gjatë verës. Më shumë u prek Kalifornia në SHBA, me më shumë se 1.65 milion hektarë pyje të djegur, 10.488 godina të shkatërruara dhe 33 të vdekur.

Një tërmet fatal në Turqi

Një tërmet me magnitudë7.0 ndodhi më 30 tetor pranë qytetit turk të Izmirit, duke shembur ndërtesa dhe duke vrarë të paktën 117 njerëz dhe plagosur më shumë se 1 mijë të tjerë. Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Egje. Tërmeti shkaktoi një cunami të vogël që përmbyti rrugët në qytetin Seferihisar. Nga dallga u mbyt 1 person.

Uragani Eta

Ishte stuhia më vdekjeprurëse për këtë vit në Amerikën Qendrore. Erërat arritën një shpejtësi mbi240 km/h. Mbi 150 njerëz humbën jetën në Amerikën Qendrore, shumica nga rrëshqitjet e dheut në Guatemalë. Stuhia shkaktoi një dëm prej 7.2 miliardë dollarësh.

Uragani Iota

Ky uragan arriti forcën e Kategorisë 5. Ai u formua më 13 nëntor. Era arriti shpejtësinë252 km/h. Stuhia preku Karaibet dhe Amerikën Qendrore. Të paktën 45 njerëz vdiqën, dhe dhjetëra të tjerë u raportuan të zhdukur pas stuhisë.

?Zemërimi? i Strombolit

Vullkani i Strombolit në Itali, është një nga vullkanet më aktive në Tokë. Ai ka shpërthyer vazhdimisht në 2.000 vitet e fundit. Zakonisht ka një aktivitetit minimal,me shpërthim gazesh dhe llave që del paksa mbi krater. Por në nëntor, një shpërthim i madh dërgoi në ajër një re të madhe hiri që u pasua në një ortek materialesh piroklastike, hi të nxehtë dhe gaz.

Shpërthimi i Etnës

Mali tjetër vullkanik i Etnës në Itali shpërtheu me një lumë llave të ndezur më 14 dhjetor. Ai imponoi ndërprerjen e përkohshme të udhëtimeve ajrore. Sipas ekspertëve vullkani ka të ngjarë të jetë aktiv prej rreth 500.000 vjetësh. Shumica e aktivitetit të tij nuk kërcënon qendrat e banuara, por ka pasur edhe përjashtime.

Për shembull, në vitin 1928 qyteza e Maskalit u shkatërrua plotësisht nga rrjedha e llavës. Rajoni kërcënohet edhe nga tërmetet që lidhen me aktivitetin e vullkanit. Për shembull, në dhjetor 2018, një tërmet me magnitudë 4.8 tronditi qytetin e Katanias, duke plagosur rreth 30 njerëz./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.livescience.com/worst-natural-disasters-2020.html

Lajmet e fundit nga