Connect with Us

Koronavirusi, mbi 20 milionë të infektuar në Shtetet e Bashkuara

Bota

Koronavirusi, mbi 20 milionë të infektuar në Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Koronavirusi, mbi 20 milionë të infektuar në Shtetet e Bashkuara

Në mbarë globin numri i infektuarve me koronavirus arriti në 83.5 milionë raste ndërsa 1.8 milionë rezultojnë të kenë humbur jetën, që prej fillimit të pandemisë. Të dhënat i takojnë Universitetit Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara mbeten në krye të listës si vendi me më shumë infeksione, me rreth 20 milionë raste dhe me një numër vdekjesh prej më shumë se 346.000 rastesh.

India ka 10.2 milionë raste dhe më shumë se 148.000 vdekje, njoftoi universiteti, ndërsa Brazili ka 7.6 milionë infeksione me gati 195.000 vdekje.

Dyzet e dy njerëz në shtetin amerikan të Virxhinias Perëndimore menduan se kishin marrë vaksinën e koronavirusit, por iu ishte injektuar ajo që gazeta New York Times e përshkroi si një “trajtim eksperimental me antitrupa monoklonale”.

Garda Kombëtare e Virxhinias Perëndimore tha të enjten se “të gjithë individët që morën antitrupat janë kontaktuar ose janë në proces të kontaktimit”.

Garda Kombëtare tha se nuk beson se ndonjë prej njerëzve është në rrezik të dëmtohet.

Gjeneral-majori James Hoyer, adjutanti i përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore, tha në një deklaratë se, “në momentin që u njoftuam për atë që ndodhi, kemi vepruar menjëherë për ta korrigjuar dhe menjëherë kemi rishikuar dhe forcuar protokollet tona për të përmirësuar procesin e shpërndarjes dhe për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri”.

LEXO EDHE:  SHBA dhuron për Policinë e Shtetit, pajisje për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit

42 individë thuhet se morën produktin e antitrupave Regeneron në vend të vaksinës Moderna.

“Ky produkt ishte i njëjti që iu administrua Presidentit Donald Trump kur ai u infektua,” tha në një deklaratë Dr. Clay Marsh, drejtuesi për COVID-19 në Virxhinian Perëndimore.

Garda Kombëtare e Virxhinias Perëndimore tha se njerëzit që morën trajtimin e gabuar “do t’u ofrohet vaksina sa më shpejt të jetë e mundur me një status përparësor”.

Tregjet me tezga dhe vendet e argëtimit janë mbyllur në shtatë provinca të Tajlandës, pasi 279 raste të reja me koronavirus u raportuan të premten, sipas agjensisë së lajmeve Associated Press. Restorantet do të lejohen të përgatisin vetëm ushqim për t’u marrë me vete.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Pse shumica e njerëzve janë rezistentë ndaj koronavirusit?

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Faktet që “kryqëzojnë” Bashën/ Si e shiti Sali Berishën tek amerikanet

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi nga SHBA: Udhëheqësit shqiptarë të distancohen nga Turqia

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta ish-Sekretari amerikan George P. Shultz

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Publikuar

-

Nga

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Zyrtarët indianë njoftuan se më shumë se 100 vetë kanë humbur jeten e me dhjetëra mijëra janë evakuuar, në shtetit Maharashtra të Indisë i cili po përballet me shira të furishëm, që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha e rrëshqitje dheu.

Kryeministri Narendra Modi shrehu dhimbjen e tij mbi jetët e humbura.

Autoritetet njoftuna se ushtria po ndihmon ekipet e shpëtimit në përpjekjet e tyre për të gjetur të mbijetuar.

LEXO EDHE:  SHBA dhuron për Policinë e Shtetit, pajisje për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit

LEXO EDHE:  “Si të kurojmë koronavirusin me trajtime bimore”/ Mjeku popullor këshilla për qytetarët

Parashikuesit e motit thonë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe për disa ditë./voa

LEXO TE PLOTE