LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alarmi/ Shkrirja e Artikut, po çliron mikrobet që mund të shkaktojnë epidemi të reja të rrezikshme

1 Janar 2021, 14:00, Blog CNA
Alarmi/ Shkrirja e Artikut, po çliron mikrobet që mund të

Në gushtin e vitit 2019, Islanda mbajti ?zi? për Akullnajën Okjökull, akullnaja e parë islandeze e humbur për shkak të ndryshimit të klimës. Në nivel global, niveli i shkrirjes së akullnajave është dyfishuar gjatë 5 viteve të fundit, me një mesatare prej 832 milimetra ujë në vitin 2015, duke u rritur në 1.243 milimetra këtë vit.
Gjatë 10 viteve të fundit, ngrohja e Arktikut, i ka tejkaluar parashikimet, sa që tani shkencëtarët sugjerojnë se 2 polet, po ngrohen 4 herë më shpejt sesa pjesa tjetër e globit.

Kjo ka çuar në shkrirjen e akullnajave, që nuk ishin menduar të shkrinin deri në vitin 2050 ose më vonë. Në Siberi dhe Kanadanë Veriore, kjo shkrirje e papritur ka krijuar forma toke të fundosura, të njohura si termokarst , ku ngrica më e vjetër dhe më e thellë, është e ekspozuar ndaj ajrit të ngrohtë për herë të parë në qindra apo edhe mijëra vjet.

Ndërsa klima globale vazhdon që të nxehet, ka shumë pikëpyetje në lidhje me mjedisin periglacial. A do të shkrijë më shpejt akulli i përhershëm? Dhe, nëse po, cilat organizma të ngrira prej kohësh mund të ?zgjohen??

Permafrosti mbulon 24 për qind të sipërfaqes së tokës së Tokës, dhe përbërësit e tokës ndryshojnë sipas gjeologjisë lokale. Tokat e Arktikut ofrojnë një biodiversitet mikrobial të pashkelur dhe reagime mikrobike, përfshirë çlirimin e karbonit në atmosferë. Në disa vende, ndodhet i varrosur një shtresë karboni që daton qindra miliona vjet më parë. Shtresat e tokës, mund të përmbajnë mikrobe të lashta të ngrira, Pleistocene megafauna, dhe madje edhe viktima të sëmundjs së lisë. Disa nga këto mikrobe janë të njohura nga shkencëtarët.

Për shembull Arkea Metanogjene, e metabolizon karbonin e tokës për të çliruar gazin metan. Mikrobet e tjera të permfrostit (metanotrofet) konsumojnë gjithashtu metan. Shkrirja e Permafrostit në Siberi çoi në një shpërthim epidemik të antraksit në vitin 2018, dhe vdekjen e 200.000 drerëve dhe një fëmije. Ndërkohë, organizmat që bashkë-evoluan brenda ekosistemeve tashmë të zhdukura që nga epoka Kenozoike në Pleistocen, mund të rishfaqen, dhe të ndërveprojnë me mjedisin tonë modern në mënyra krejtësisht të reja. Një shembull i mundshëm, janë speciet Orthopoxvirus Alaskapox, që shkaktojnë dëmtime të lëkurës.

Ato janë shfaqur dhe zhdukur dy herë në pesë vitet e fundit në Alaskë. Ka gjasa që virusi të jetë transmetuar përmes kontaktit kafshë-njeri, por origjina e këtij virusi të ri mbetet e panjohur. Mikrobiomat e Arktikut, përmbajnë mikrobe rezistente, që i janë përshtatur të ftohtit. Disa specie mbijetojnë si psikrofile, një lloj specie e veçantë e përshtatur shumë ndaj ekspozimin të zgjatur në kohë ndaj ngrirjes. Këto specie, mund të zhduken me ngrohjen e temperaturave. Por të tjerat mbijetojnë, duke qenë shumë më të adaptueshëm.

Pastaj janë mikrobet krejtësisht të panjohura për shkencëtarët, të cilat mund të përfaqësojnë një kërcënim të ri. Është e qartë se sa më ngrohtë të bëjë në Arktik, aq më e çuditshme do të bëhet situata atje, pasi temperaturat në sipërfaqe, bëhen më ekstreme dhe shkrirja depërton më shumë në thellësi.
Me grumbullimin e mikrobeve që zgjohen nga gjendja e ngrirjes, është shumë sfiduese të vlerësosh me saktësi rreziqet nga mikrobioma e Arktikut. Ne duhet t?i kushtojmë vëmendje dy të panjohurave të mëdha, siç janë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve, dhe të panjohurave të tjera, përfshirë rreziqet e mundshme nga ringjallja e gjenomeve të lashta virale./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: 

Lajmet e fundit nga