Connect with Us

Vaksina anti Covid në Shqipëri/ Berisha tregon fajtorët për mungesën e saj

Politikë

Vaksina anti Covid në Shqipëri/ Berisha tregon fajtorët për mungesën e saj

Publikuar

-

Rastet me Covid/ Berisha zbulon urdhrin që Rama i ka dhënë ish kunatës

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se për mungesën e vaksinës anti Covid nuk e ka fajin Bashkimi Europian por korrupsioni dhe vjedhja.

Sipas Berishës, me sulmet e përsëritura kunder Bashkimit Europian, Rama beson se do të mund të çlirohet nga përgjegjësia pse e la vendin pa vaksinë.

“Edhe nje here lidhur me sulmet e Edvin Hajdutit kunder BE per vaksinen!
Per mungesen e vaksines anticovid19 ne Shqiperi fajin nuk e ka Bashkimi Europian por e ka vetem korrupsioni dhe vjedhja e tij! Miq, ne nje hark kohor tre ditor perseri njeriu qe ne psiqiken e tij prej skizoidi nuk njeh dhe nuk mban kurre pergjegjesi, njeriu qe per nje vit nuk ka kujt ti kerkoje te falur ne Shqiperi perveç Lindes, gruas se tij ndermori sot perseri sulme te shpelara ndaj Bashkimit Europian sikur ai e paska fajin se pse ne mbetem pa vaksine anticovid kurse vendet anetare te ketij Bashkimi kane filluar prej nje jave vaksinimin e popullates se tyre.

Me keto sulme te perseritura e te shpelara si kartoline e nje narkodiktatori per festat e fundvitit kunder Bashkimit Europian ne stilin e baballareve te tij biologjik dhe shpirteror pra Kristaq Xhelatit dhe Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, Edvin Hajduti beson se do te arrije dy qellime.
Se pari do mund te çlirohet nga pergjegjesia pse e la vendin pa vaksine, pse shkoi nje jave ne Neë York me avion ne dispozicion dhe u tha shqiptareve po shkoi per vaksine por mashtroi dhe ne vend te vaksines anticovid19 solli me avion baulet e tij personale plot me mallra pas shoppingut ne kohe soldesh te Krishtlindjeve ne metropolin e tregut te botes.
Kjo perpjekje per te fajesuar BE per mungesen e vaksines anticovid19 ne Shqiperi eshte ataviste absurde dhe bajate.

Çdo shqiptar sot e ka te qarte si drita e diellit se shkaku pse ne mbetem pa vaksine eshte i njejte me shkakun pse ne mbetem per muaj te tere pa sasine e duhur te testeve anticovid, te maskave, te kostumeve mbrojtese per mjeket, te ilaceve per mjekimin e virozes, te respiratorve, te monitorve, te numrit te shtreterve per trajtimin e te semurve me covid19.

Ky shkak eshte nje dhe vetem nje; eshte vjedhja, vjedhja, dhe vetem vjedhja me tenderat publike ne radhe te pare e vet Edvin Hajdutit pastaj ndrikull Hajnise dhe lukunise se hajnave rreth tyre.
Ju rikujtoj ketu te dashur miq se Serbia, presidenti i te ciles ka avion ne dispozicion por nuk shkoi per shopping ne Neë York, ka filluar vaksinimin e popullates me vaksinen jo ruse apo kineze por te Biontech Pfizer disa dite para vendeve anetare te BE vetem e vetem se autoritetet serbe parapaguan qe ne fillim te nentorit direkt kompanine private Biontech-Pfizer per sasine e vaksines qe donin te bilnin.
Njelloj si Serbia, vaksinen nga kjo kompani e kane marre disa vende tjera jo anetare te BE.
Opozita e ka ngritur 6 muaj me pare me te madhe domosdoshmerine per prositjen direkt ne kohe te vaksines tek kompanite prodhuese por Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia ne vend te kesaj praktike qe nuk linte shteg per vjedhje dhe qe po te ndiqej do te kishim sot vaksinen ne Shqiperi, ndoqen praktiken e sekserit, derguan 3 milion euro tek nje kompani qe thuhet se po falimenton.

Se dyti, me sulmet e tij arkaike kunder Bashkimit Europian per lenien e vendit tone pa vaksine anticovid19 Edvin Hajduti ne stilin e eterve te tij mizor synon indirekt te binde shqiptaret se fajin per mos hapjen e negociatave te Shqiperise me BE nuk nuk e kane vjedhjet, droga dhe lidhjet e tij me krimin por pashpirtesia e europianeve dhe diskriminimi i tyre ndaj nesh qe arrin gjer ne ate shkalle se te na lene edhe pa vaksine anticovid.
Perseri çdo shqiptar e ka te qarte se Bashkimi Europian dhe vendet anetare te tij ne keto 30 vite me nje bujari te pashembullt ne histori jo qe nuk kane diskriminuar shqiptaret por i kane vendosur ata ne krye te listes te vendeve jo anetare per ndihmat e tyre ne Europe dhe ne bote”, shkruan Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

8 vjet nga inagurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha publikon foton dhe bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Publikuar

-

Nga

8 vjet nga inaugurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer pas në kohë, ndërsa kujton sot 8 vjetorin e inagurimit të portalit ‘E Albania’.

Teksa bën një rezyme të arrtijeve teknologjike në vend asokohe, si shtrirja e internetit në shkolla, hapja e pikave të internetit për qytetarët, autostarda dixhitale Tiranë – Prishtinë, rrjeti 3G, etj, Berisha falenderon të gjithë ata specialistë, zyrtarë e drejtues institucionesh që me përkushtim sollën Shqipërinë në moshën dixhitale.

Nje arritje historike!

Si sot 8 vjet me pare u inaugurua portali ‘E Albania’!Shqiperia qe ne shtator te vitit 2005 kishte penetrimin e internetit nder me te ultit ne bote vetem 4,8%. Ne zbatim te platformes Shqiperia dixhitale arriti te shenoje nder rritjet me te shpejta ne bote per penetrimin e internetit.

Ne vitin 2011 ky penetrim arriti ne 63% fare afer mesatares europiane. Ne kete kuader u realizua shtrirja e internetit ne te gjitha shkollat e vendit. Nga gjithsej 950 kompjuter qe kishte ne tere sistemin arsimor, u krijuan kabinetet e informatikes ne 2000 shkolla te vendit me rreth 25000 mije kompjuter, u ndertua autostarda dixhitale Titane – Prishtine, u ul me mbi 10 here cmimi i internetit, u hapen 1250 pika per internet falas per qytetaret, u dixhitalizuan nje seri sherbimesh si tatimet, doganat, hipoteka, u perdor firma dixhitale dhe u vendos sistem i e-qeverise.

Shqiperia do te ishte vendi i pare ne bote qe do vendoste sistemin e prokurimit elektronik te çertifikuar dhe nga OKB. Kurora e suksesit ne platformen Shqiperia dixhitale ishte dixhitalizimi dhe ofrimi online e sherbimeve qeveritare per qytetaret qe kulmoi me inaugurimin si sot 8 vjet me pare i portalit ‘e albania’.

Progres i jashtezakoneshem u arrit ne telefonine celulare, u ulen me disa here cmimet per bisedat, nga 38% qe ishte perdorimi i saj arriti ne 187%, u licencua dhe instalua rrjeti 3G dhe u vendos kuadri per rrjetin 4G etj.

Nje nderim per te gjitha ata specialiste, zyrtare, drejtues institucionesh, qeveritare qe me pasionin dhe perkushtimin e tyre sollen Shqiperine ne moshen dixhitale. sb

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Publikuar

-

Nga

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektihn pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të ndryshojë zonat se ku do të aplikohet projekti pilot.

Sipas KQZ votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit numër 40, në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Kujtojmë që pak kohë më parë PD dhe PS patën përplasje sa i takon aplikimit të projektit pilot.

LEXO EDHE:  “Keni për tu habitur”/ Rama flet për audiopërgjimin Xhafaj-Babale

LEXO EDHE:  Skandali/ Nishani akuza Ramës: Më ka përgjuar gjatë kohës që kam qenë president

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ ka regjistruar edhe koalicionin opozitar, “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE