Fillim i suksesshëm i vaksinimit në Gjermani/ 60 mije në pak orë
Gjermania po kryen vaksinime kundër Covid-19 në të gjithë ve...
Senatori republikan Josh Hawley u zotua të mërkurën të sfidojë fitoren e Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden kur Kongresi të mblidhet për të numëruar zyrtarisht votat elektorale, gjë që mund të shkaktojë një debat të gjatë në Senat por praktikisht nuk ka asnjë shans për të përmbysur rezultatet.
Sfida e senatorit Hawley, së bashku me një protestë të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve të kyesuar nga ligjvënësi Mo Brooks nga Alabama, nënkupton që të dyja dhomat e Kongresit më 6 janar do të debatojnë mbi ligjshmërinë e fitores së zotit Biden me rezultatin 306-232 në Kolegjin Zgjedhor, në bazë të së cilës, ai do të jetë presidenti i 46-të i vendit kur të inaugurohet më 20 janar.
Sekretarja e ardhshme e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha gazetarëve të mërkurën se pavarësisht nga çdo “taktikë”, Presidenti i Zgjedhur, Joe Biden do të betohet siç është planifikuar në janar.
Sipas formës indirekte të demokracisë në Shtetet e Bashkuara, rezultati i votimit të Kolegjit Zgjedhor, ku shtetet me popullsi më të madhe kanë më shumë ndikim, përcakton se kush fiton presidencën dhe jo vota popullore, megjithëse zoti Biden fitoi edhe atë votë, me 7 milionë vota epërsi.
Debat në dy dhomat e Kongresit
Protestat e senatorit Hawley dhe anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve Brooks a të ngjarë të detyrojnë të dyja dhomat e Kongresit të debatojnë deri në dy orë, nëse duhet të përmbysin rezultatet tashmë të çertifikuara nga shtetet, të votave popullore në disa nga shtetet ku zoti Biden fitoi me një epërsi të ngushtë. Për të ndryshuar numrin e përgjithshëm të votave elektorale do të duhej që të dyja dhomat e kongresit të votonin për të përmbysur rezultatin në secilin nga ato shtete.
Por demokratët do a ruajnë me një diferencë të lehtë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, pasi ligjvënësit e rinj të bëjnë betimin të dielën dhe është e sigurt që do të konfirmojnë fitoren e zotit Biden.
Kontrolli i Senatit mbetet i pazgjidhur në pritje të dy garave të balotazhit në Xhorxhia që do të mbahen të martën e ardhshme.
Por disa republikanë e kanë pranuar që zoti Biden i ka fituar zgjedhjet dhe mund të bashkohen me demokratët në Senat për të votuar kundër zotit Trump.
Presidenti aktual ka refuzuar të pranojë humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke postuar çdo ditë në Twitter pretendime të pabazuara se po privohej pa të drejtë nga një mandat i dytë katër-vjeçar. Të mërkurën, zoti Trump bëri thirrje për dorëheqjen e Guvernatorit republikan të Xhorxhias Brian Kemp, i cili ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit se ai fitoi në shtetin jugor edhe pse numërimi i parë dhe dy rinumërime të votave në atë shtet, e nxorrën zotin Biden fitues me pothuajse 12,000 vota epërsi nga 5 milionë vota të hedhura.
“Ai është një obstruksionist i cili nuk pranon të pranojë se e fituam me diferencë të madhe në Xhorxhia!”, shkruante zoti Trump në Twitter. “Fituam gjithashtu në shtetet e tjera të lëkundura.”
Më herët gjatë javës, Presidenti Trump u shkroi në Twitter përkrahësve të tij, “Shihemi në Uashington, DC, më 6 Janar. Mos e humbni.”
Senatori i ri nga Mizuri, Hawley, një 40 vjeçar që u zgjodh në vitin 2018, tha në një deklaratë se “disa shtete, veçanërisht Pensilvania, nuk arritën të ndiqnin ligjet e zgjedhore të shtetit të tyre.”
Senatori Hawley nuk dha asnjë provë për pretendimet e tij. Senatorë republikanë me peshë kanë thënë se fitorja e zotit Biden do të qëndrojë.
Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell e pranoi fitoren e zotit Biden më 15 dhjetor dhe u ka kërkuar republikanëve të tjerë të Senatit që të mos ta kundërshtojnë atë më 6 janar./VOA
Gjermania po kryen vaksinime kundër Covid-19 në të gjithë ve...
Ajo që na shoqëron gjatë gjithë muajit dhjetor, ose siç e nj...
Milva Ekonomi ka folur mbrëmjen e sotme për herë të parë si ...
Ish-ministri Besnik Mustafaj, ka komentuar pasditen e sotme ...
Doktori Petrit Vargu u shpreh se vendimi për shkarkimin e mj...
Sindikata e bluzave të bardha ka paralajmëruar se nesër do t...
Për emërimin e Olta Xhaçkës si ministre e Jatshtme ka reagua...
Dy emrat e njohur të medias e gazetarisë, Baton Haxhiu dhe A...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin p...
Viti 2020 ka qenë një vit i mbushur me plot zhvillime, të ci...
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri thotë se do të përpiqet të ...
Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit gjatë d...
Avokati Altin Goxhaj i cili prej disa ditësh është i infektu...
Ndonëse një studim i fundit i Akademisë së Shkencave thotë s...
Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, zhvillon sot një ...
Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Najada Selmani ka ...
CNA.al ka përzgjedhur t’i ofrojë lexuesve temat më të zjarrt...
Mjeku Ilir Allkja pas shkarkimit nga detyra shprehet se nuk ...
Aurora Meta Dollenberg, mjeke në Federatën e Mjekëve Shqipta...
Shqipëria së bashku me Gjermaninë, Suedinë dhe Danimarkën nu...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...