Connect with Us

Ja cilat janë ushqimet që mund t’iu shkaktojnë ëndrra të këqija natën

Life Style

Ja cilat janë ushqimet që mund t’iu shkaktojnë ëndrra të këqija natën

Publikuar

-

Filmat e frikshëm, ilaçet dhe stresi mund të shkaktojnë makthe në gjumë. Por a e dini se ka jo pak ushqime, që mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit? Ja cilat janë ato:

Ushqimet pikante dhe salca e nxehtë

Një studim i botuar në “Frontiers in Psychology”, tregoi se njerëzit që konsumonin salcë të nxehtë para gjumit kishin probleme me fjetjen dhe përjetonin ëndrra stresuese. Ushqimet pikante e ndryshojnë temperaturën e trupit, që nga ana e tij e ndryshon mënyrën si formohen ëndrrat.

Biskotat dhe ëmbëlsirat

Në kërkimin që u botua në “Frontiers in Psychology”, 31 për qind e atyre që u studiuan raportuan ëndrra të çuditshme pasi kishin ngrënë ushqime si biskota dhe tortë. Këto ushqime me sheqer mund të ndryshojnë formimin e ëndrrave gjatë fazës së gjumit REM (lëvizja e shpejtë e syve).

Djathi

Në të njëjtin studim që u përmend më lart, qumështi kishte përqindjen më të lartë të lidhur
me ëndrrat e këqija. Gati 44 për qind e pjesëmarrësve, raportuan se shihnin ëndrra të një natyre shqetësuese, pasi kishin konsumuar djathë dhe produkte të tjera të qumështit. Edhe në vitin 2005, Bordi Britanik i Djathit publikoi një studim që e lidhte konsumin e djathit me makthet në gjumë.

Makaronat

Karbohidratet janë një pjesë thelbësore e një diete të mirë-ekuilibruar, pasi trupi i shndërron ato në glukozë, që është një formë sheqeri. Por është më mirë nëse i konsumoni ato para gjumit. Siç e dimë sheqeri i prish modelet e gjumit. Pjesëmarrësit në një studim të fundit, raportuan se kishin parë ëndrra shqetësuese kur shkonin në flinin, pasi kishin ngrënë makarona.

Patatet e skuqura

Ushqimet me yndyrë si patatinat janë të dëmshme për shëndetin tuaj, pasi përmbajnë një numër të lartë kalorish, dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Por në një studim, studiuesit zbuluan se ngrënia e ushqimeve të tilla, bënte që pjesëmarrësit të flinin më pak dhe të zgjoheshin gjatë gjithë natës. Studimi i botuar në “Frontiers of Psychology” se kur hani patatina trupi juaj do të punojë jashtë orarit, për të tretur ushqimin ndërsa ju po përpiqeni të flini.

LEXO EDHE:  Lajme të këqija: Këto ushqime mund të jenë shkaktarët e lëkurës sonë të yndyrshme

Soda

Ka shumë arsye që pije me sodë janë të dëmshme për trupin. Për shembull, ato mund të kontribuojnë në shtimin në peshë, të çojnë drejt diabetit dhe shtojnë rrezikun e sëmundjeve
të zemrës. Por ato gjithashtu mund të shkaktojnë edhe makthe në gjumë, për shkak të përmbajtjes së sheqerit dhe kafeinës.

Çokollata

Dihet se ajo ka përbërje me efekte psikoaktive në tru, të cilat mund të çojnë në ëndrra të çuditshme. Nga ana tjetër, çokollata e zezë është treguar se përmban antioksidantë të shëndetshëm , por nga ana tjetër e prish gjumin. Çokollata përmban teobrominë, një alkaloid që rrit rrahjet e zemrës, duke ju lënë zgjuar natën.

Akullorja

Është e mbushur me yndyrë dhe sheqer, dhe nëse konsumohet para gjumit, trupi nuk ka kohë të mjaftueshme për të djegur ndonjë prej tyre. Karbohidratet do të pompojnë shumë energji në trup teksa ju përpiqeni të flini. Kjo i dërgon trurit mesazhe të përziera, që në fund rezultojnë në makthe./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

U arrestua nga policia/ Princi sqaron si qëndron e vërteta

Publikuar

-

Nga

Pak ditë më parë në media qarkulloi një video ku Princi nja nga konkurentët e Përputhen ishte arrestuar. Ai shfaqej i rrethuar nga disa policë, por nuk u dha asnjë detaj më tepër.

Ditën e sotme konkurenti ka sqaruar se si qëndron e vërteta duke u shprehur se nuk ka dëshirë të flasë për këtë. Ai tha se thjesht është shoqëruar në rajonin e policisë, por sipas tij nuk ka asnjë precedent penal.

“Nuk dua të flasë shumë për atë situatë. Ka ndodhur para tre vitesh, por prek dhe njerëz të tjerë ndaj nuk dua të flasë shumë. Nuk kam dëshirë të flasë. Thjesht jam shoqëruar në rajon, kam hyrë në një derë dhe kam dal nga dera tjetër. Nuk kam marrë precedent penal, nuk jam proceduar. Jam më i zgjuar se dje dhe më budalla sa nesër. Unë jam filmuar nga një polic dhe nuk e di si ka dalë në media kjo video”, tregoi Princi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Maluma vjen në Tiranë/ Zbulohet data e koncertit

Publikuar

-

Nga

Koncerti i këngëtarit Maluma në vendin tonë u anulua si pasojë e pandemisë dhe një lajm i mirë vjen për të gjitha fansat e tij. Duke qenë se dhe vendet e Evropës po shkojnë drejt hapjes dhe nisjes së koncerteve dhe Shqipëria do të mbajë koncertin e shumëpritur të Malumës.

Maluma do të jetë në Tiranë në Ditën e Verës, më 14 mars 2022 dhe do të mbahet në sheshin Skendërbej.

Bashkia Tiranë bëri njofton se nuk do të ketë rimbusim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

LEXO EDHE:  Ushtrimet ju ndihmojnë ta lini duhanin

LEXO EDHE:  Video-Të dehur dhe me shpejtësi/ Policia “tund” prangat gjatë natës

“Biletat mund të përdoren nga personat që i kanë blerë ose persona të tjerë që do të duan t’ua dhurojnë ose rishesin të njohurve të tyre, ose palëve të treta që janë të interesuar për të blerë bileta.”, bëri me dije kompania RedCloud./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Rezarti u shpreh se Alexi është homoseksual/ Salsano Rrapo del në mbrojtje të aktorit

Publikuar

-

Nga

Rezarti u shpreh se Alexi është homoseksual/ Salsano Rrapo del në mbrojtje të aktorit

Përplasja mes Aleks Seitajt dhe Rezart Veleshnjas rrëmbeu menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale ku ky i fundit akuzoi aktorin e Portokallisë se parodinë e tij  nuk duhet ta shikojnë adoleshentët. Ai ngriti pretendime se Alexi është homoseksual.

Shumë personazhe të njohur i dolën në mbrojtje Alexit mes tyre edhe aktori Salsano Rrapi. Ky i fundit ka hedhur thumba për Rezartin.

Salsano ka postuar një video nga një prej skeçet e tij ku interpreton si femër, njësoj si roli i Vezires që ka Aleksi.

LEXO EDHE:  “Gropëzat e padëshiruara” të vajzave/ Ushqimet që ndihmojnë në reduktimin e celulitit

LEXO EDHE:  Kishin kaluar afatin e përdorimit/ Asgjësohen 280.78 kg produkte ushqimore

“Unë jam Vivi dhe përshëndes Vezieren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja”, ka shkruar Salsano dhe ka etiketuar në postim Aleksin./CNA.al

LEXO TE PLOTE