Connect with Us

Gurakuqi reagon sërish ndaj Nishanit/ Maskaradë e stisur për të mbytur fjalën e lirë

Politikë

Gurakuqi reagon sërish ndaj Nishanit/ Maskaradë e stisur për të mbytur fjalën e lirë

Publikuar

-

Ish deputeti i Lulzim Bashës, Romeo Gurakuqi thotë se është informuar nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit se dy kartelat e paraqitura nga ish presidenti Bujar Nishani nuk kanë të bëjnë me të dhe familjen e tij.

Sipas Gurakuqit, rasti në fjalë është flagrant dhe përbën skandal të paprecedent në jetën publike të Shqipërisë së 30 viteve të fundit, që nuk mund të kalohet lehtë nga organet e drejtesise dhe ligjit të Republikës së Shqipërisë.

Ai thekson se e gjithë kjo maskaradë është stisur për të goditur një deputet të PDSH, familjen e tij, për të mbytur fjalën e lirë dhe arsyetuar mbrapshtitë e goditjes së deputetëve opozitare ne bllok.

Sapo jam njoftuar nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), se dy kartelat në shifra të paraqitura nga ai individi që për fat të keq ka qenë President i vendit, nuk kanë të bëjnë as më mua, as me familjen time.

E gjithë mjegulla e hedhur në opinionin publik kundër personit tim dhe njerëzve të familjes sime nga ish – presidenti i Republikës dhe simahorët e prapësive të tij përbën një shpifje të mirëfilltë, një përpjekje për të më dëmtuar imazhin, shantazh kundër personit tim.
Rasti në fjalë është flagrant dhe përbën skandal të paprecedent në jetën publike të Shqipërisë së 30 viteve të fundit, që nuk mund të kalohet lehtë, jo vetëm nga unë, por shpresoj as nga organet e drejtesise dhe ligjit të Republikës së Shqipërisë.
Nga individi në fjalë, ish -president i Republikës, janë përdorur dy numra kartelash, emrat e dy oficerëve operative dhe dy pseudonime informatorësh të ish -Sigurimit të Shtetit, të cilët identifikohen lehtë në Berat dhe Lushnjë. E gjithë kjo maskaradë është stisur për të goditur një deputet të PDSH, familjen e tij, për të më frikësuar, për të mbytur fjalën e lirë dhe arsyetuar mbrapshtitë e goditjes së deputetëve opozitare ne bllok.
Pyetja ime është: Kush është ky individ, që guxon të kryejë një vepër të tillë kaq të rëndë kundër personit, një natë para Krishtlindjeve?
Është ish- presidenti i vendit dhe ish-ministri i brendshëm, i cili pasi rrëfen si pa gja të keq, se në detyrën që ka pasur ka shkelur disa ligje, godet politikisht duke shpifur paturpësisht një përfaqësues të lartë të Opozitës shqiptare, drejtuesin e përfaqësisë demokrate të Shkodrës në Parlamentin e Shqipërisë, një nga anëtaret e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Shqipërisë.
Nuk kam mjete të tjera për t’iu përgjigjur një individi, që në linjë me gjithë jetën e karrierën e vet, për një javë rresht gënjeu në mënyrë djallëzore opinionin publik, lëndoi familjarët e mi, indinjoi miq, dashamirë, bashkëqytetarë, njerëz vullnetmirë dhe me arsye, krijoi aq trazirë kundër Opozitës, sikurse e kishte ba gjeneralisht në media për dy muaj rresht, që nga data, 23 tetor 2020.
Unë gjej rastin të falenderoj nga zemra bashkeqytetarët e mi, të cilët më mbështetën fuqishëm që ne momentin kur dëgjuan lajmin e pështirë, nuk dyshuan kurrë tek unë dhe nuk i besuan për asnjë cast shpifjeve poshtëruese të këtij njeriu, që u maskua nën petkun e ish- presidentit.
Vetvetiu lind pyetja: nëse një si ai paska patur të dhëna kaq të rënda kundër një deputeti të PDSH, pse nuk ka folur menjëherë duke e denoncuar faktin?
Si është e mundur që Kryetari i Këshillit Kombetar godet me shpifje te denja per sherbime kurthesh, një deputet të partisë së tij, një anëtar të këtij Këshilli?!
Individit në fjalë inati ia errësoi arsyen, zanati i vjetër ia zgjoi shqisat e përfjetura, banaliteti i së keqes ia paralizoi arsyen dhe sulmoi në terrin që ka brenda vetes.
Tashmë, që shpifja e tij doli sheshit, atë nuk ka retorikë që ta shpëtojë, avokat që ta mbrojë, përkrahës të ndershëm të së djathtës që të mos e braktisë. Une premtoj se ai do behet shembull per cilindo që të ardhmen e vet e ndërton mbi praktika të tilla diversioni.
Pyetja tjeter qe vjen natyrshem ne radhe është: Si ka mundësi që një njeri me këtë spesor moral dhe intelektual të jetë caktuar dhe të ketë shoshitur kandidatët e mundshëm për deputetë të PDSH?
Në fakt ai, masha e topitur e së keqes, por sidomos ata, simahorët nxitës, që me anën e tij tentuan të mashtrojnë opinionin publik, më në fund duhet ta kuptojnë se e shkuara nuk blihet, sado i pasur qofsh sot, sado diploma të kesh blerë në tregun e shumicës. Sepse e kaluara rri aty, e shpërndarë në mijëra pikla dhe stërkala, që nuk shlyhen me kinse pushtetin e dhuruar pikërisht për shërbime të këtilla.
Koha kur mbi njerëz të pafajshëm ndërtoheshin skema poshtërimi dhe prozhmimi nga kupolat e errëta, ka marrë fund. Këtë gjë ia bëj me dije këtij individi, që ka patur rastin të kryesojë Republikën dhe te gjithë kurthaxhinjve që i bëjnë hije, që kujtojnë se ai ka diçka në dorë për të ardhmen e Opozitës, që shkon me vendosmeri drejt drejtimit të vendit. Këtë gjë ua premtoj edhe qytetarëve shqiptarë, pse dinjiteti im dhe vlerat që më ushqejnë nuk më stepin në impenjimin tim politik.
Nishani e ka nisur karrierën si shërbëtor i zjarrtë i dhunës, mbrojtës i dhunuesve dhe ndihmës i mjeshtrave të kurtheve të botës së cilës ai i përket gjenetikisht.
Me individin në fjalë do të vijoj betejën nëpërmjet drejtësisë shqiptare, e cila duke e dënuar aktin qe ai kreu, do të dënojë shpifjen si mjet për të kontrolluar politikën shqiptare dhe për të mashtruar opinionin public”, shkruan Gurakuqi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mona je e jona”/ Qytetarët në Korçë i “presin rrugën” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Qytetarë të shumtë kanë dalë për të pritur Monika Kryemadhin në Libonik të Korçës, vend në të cilën ajo do të vijojë turin e fushatës elektorale.

Qytetarët, nuk i kanë kursyer thirrjet “Rama Ik”, por edhe thirrjet për Kryemadhin, duke thënë “Mona je e jona”.

Mesa duket ky takim ka lënë shije të mirë tek vetë shefja e LSI, e cila mbi videon e publikuar ka shkruar:

“Pritje emocionuese në Libonik të Korçës”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE