Connect with Us

Covid-19/ Një tjetër shtet vendos masa të reja për udhëtarët

Sociale

Covid-19/ Një tjetër shtet vendos masa të reja për udhëtarët

Publikuar

-

Dyshime për bombë në aeroportin e Rinasit

Masa të reja janë vendosur për ata persona që udhëtojnë drejt Belgjikës.

Bëhet me dije se të gjithë individët (përfshirë qytetarët belgë) duhet të paraqesin një provë negative PCR Sars-Cov-2 / COVID-19 maksimum 72 orë para mbërritjes në Bruksel.

Gjithashtu pasagjerëve që mbërrijnë në Belgjikë pa rezultate të vlefshme të testit negativ dhe formularit të detyrueshëm do t’u refuzohet hyrja në Belgjikë dhe do të duhet të nisen përsëri në vendin e nisjes.

“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Belgjikë. Në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e pandemisë COVID-19, ju njoftojmë mbi kërkesat e fundit shtesë, të cilat janë vendosur nga autoritetet belge. Të gjithë individët (përfshirë qytetarët belgë) duhet të paraqesin një provë negative PCR Sars-Cov-2 / COVID-19 maksimum 72 orë para mbërritjes në Bruksel. Pasagjerëve që mbërrijnë në Belgjikë pa rezultate të vlefshme të testit negativ dhe formularit të detyrueshëm do t’u refuzohet hyrja në Belgjikë dhe do të duhet të nisen përsëri në vendin e nisjes”, thuhet në njoftim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Moti për nesër/ Si i parashikojnë sinoptikanët temperaturat

Publikuar

-

Nga

Moti për nesër/ Si i parashikojnë sinoptikanët temperaturat

Për ditën e nersërme moti do të nisë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e gradualisht në mesditë vranësira në zhvillim.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra kryesisht përgjatë zonave malore dhe kodrinore të vendit.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/s, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv pacientja 52-vjeçare
LEXO EDHE:  Artan Hoxha publikon pamjet e rënda/ Qindra viktima të mbështjellë me plasmas rrugëve të qytetit

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 12°C deri në 27°C

zonat e ulëta 17°C deri në 32°C

zonat bregdetare 15°C deri në 31°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot motit/ Njihuni me parashikimin e sinoptikanëve

Publikuar

-

Nga

Rritje temperaturash/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Në pjesën Veriore dhe qendrore lokalisht reshjet marrin karakter shtrëngatash me shkarkesa elektrike në orët e drekës.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Jugperëndim 1-12m/sek, kryesisht në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndërprerje energjie në disa qytete të vendit/ OSHEE publikon zonat dhe oraret për tre ditët në vijim

Publikuar

-

Nga

Ndërprerje energjie në disa qytete të vendit/ OSHEE publikon zonat zonat dhe oraret për tre ditët në vijim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton abonentët se në ditët në vijim 16, 17 dhe 18 qershor do të ketë ndërje në disa qytete të vendit.

Ndërpreje do të ketë në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Pogradec Berat e Tropojë.

Në Tiranë do të ketë stakim në datën 17 qershor për shkak ttë investimit që po kryhet për rikonstruksionin e kabinave.

Kështu në datën 17 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht zona pranë ish-tregut elektrik tek fusha e “Ali Demit”,Rruga “Taulantja”, rruga “Kolë Popa”

Në Tropojë e Shkodër, do të ketë stakim në datë 16 qershor në NST Gropaj, gjatë intervalit kohor 09:30-16:30 do të stakohet energjia në këto zona:

Ferzë, Gjonaj, Lekurtaj, Shullan, Velishtë, Breg geg-hysen, Betoshë, Shëngjergj, Curraj i Poshtëm, Tetaj, Fusha e Mullinjve, Markaj, Gjon Pepaj, Peraj, Kapit, Vran, Meserr, Ndergjugje, Varg, Palc, Salc, Brise, Velishte, Amc, Zona B1, B2,

Macaj, Rrodhe, Kodra e Dëllinjës, Rai 1, Knudi Rai, Dushaj, Arveje, Flutur, Tpla, Ndocaj, Kryekand, Miniera, Manaj, Çukë, Vakaj, Zhark, Deg-qendër, Ponar, hasanaj, Mushak, Katanaj.

LEXO EDHE:  Cilësia e tamponëve të Covid/ ISHP i përgjigjet akuzave të PD

LEXO EDHE:  Si të përfitoni falas barnat anti-Covid?/Manastirliu sqaron qytetarët

Shkodër / Blerim, Dardhë, Mezi, Miliska, Bugjon, Fierzë, Iballë, Mërtur.

Në Elbasan stakim do të ketë në datat 16 dhe 18 qershor për shkak të remontit të NST Radio dhe NST Cërrik në datën 16 dhe 18 qershor do të stakohet energjia në intervalin kohor 10:00-14:00 në këto zona në Elbasan:

16 qershor/Banjë e re, Trunc, Lumas, Selvias, Qafë, Qyrkan, Klos, Mollas, Dasar, Mollas, Linas, Kamunah, Selit, Shkëmb, Topojan

18 qershor/Shalës, Xibrakë, Licaj, Zherijë, Allajbeg, Bladë, Gjyrale

Një Pogradec, stakim do të ketë më 16-17 qershor, për shkak të remontit të planifikuar në NST Përrenjas, në datat 16-17 qershor do të stakohet energjia në këto zona në Pogradec:

Fshati Lin17 qershor/09:00-12:00

Gafërr, Fushë Bushe, Dedashmet, Gurorja, Mirak Katund, Polis, Damjan, Qendër, Rrumbullak, Sheshe, Skodë, Vale

Në Berat , stakim, 17-18 qershor, për shkak të remontit të planifikuar në NST Uznovë, në datat 17-18 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona:17 qershor/Velabisht, Rroshnik, Bregas, Duhanas, Kostren. 18 qershor/Velabisht, Vodicë, Lagjia “Kushtrim”./CNA.al

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE