LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë ndodh nëse një person asimptomatik me SARS-CoV-2 vaksinohet?

31 Dhjetor 2020, 10:47, Lifestyle CNA
Çfarë ndodh nëse një person asimptomatik me SARS-CoV-2

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Njerëzit që infektohen me virusin Covid-19 zhvillojnë antitrupa kundër SARS-CoV-2. Vaksina behet pikerisht qe trupi të zhvillojë këto antitrupa.

Cfare arsyetojne ekspertet?

1.Fjala asimptomatike përfshin disa lloje njerëzish: ata në inkubacion që do të zhvillojnë simptoma më vonë dhe ata që me të vërtetë nuk kanë simptoma .

– a) Në rastin e parë, këta janë njerëz me një imunitet para-ekzistues që i lejon ata të neutralizojnë virusin. Nëse i imunizojmë me një vaksinë, kjo do të forcojë imunitetin para-ekzistues.

-b) Në rastin e dytë, vaksinimi do të ndihmojë në zhvillimin e një përgjigje më të shpejtë imune. Në çdo rast, nuk do të ketë efekt të dëmshëm.

2.Në rastin më të keq, vaksinimi do të ishte thjesht i panevojshëm. “Meqenëse personi është tashmë i infektuar, ai tashmë ka zhvilluar antitrupa per te cilat vaksina ka rolin e nxitjes, kështu që ndoshta nuk e ndihmon atë të vaksinohet”!

– Ne e dimë që antitrupat zvogëlohen pas disa javësh, por gjithashtu u zbulua se një përgjigje më e gjerë imune ekzistonte gjithashtu në subjektet e infektuara edhe përtej pranisë së antitrupave.

-Kështu që vaksinimi nuk do të sillte asgjë më shumë ndaj subjekteve tashmë të infektuar sesa pergjigjia qe ka nxitur vetë virusi. Pra nuk ka përfitim apriori as për asimptomatiket .

Për specialistet, vaksinimi nuk është i dobishëm tek njerëzit që janë infektuar tashmë, për të njëjtat arsye siç u përmendën më parë: infeksioni do të shkaktonte natyrshëm të njëjtin reagim si vaksina.

Por është e paqartë nëse njerëzit që janë të infektuar por asimptomatikë do të vazhdojnë të mbajnë virusin pas vaksinimit. “Ka pak të dhëna shkencore për transportin e virusit në këtë kohë. Shpesh, njerëzit asimptomatikë pa simptoma kanë një ngarkesë virale shumë të ulët dhe ka të ngjarë të jenë minimalisht ngjitëse.”!!

Lajmet e fundit nga