Connect with Us

BOOM-JANË TË PABESUESHME/ CNA.al ju sjell 8 personalitetet e vitit në 8 fusha

Satire Politike

BOOM-JANË TË PABESUESHME/ CNA.al ju sjell 8 personalitetet e vitit në 8 fusha

Publikuar

-

Duke parë sa serioze e kanë kthyer mediat se cilët janë personazhet e vitit edhe ne si staf modest vendosëm të japim mendimin tonë në këtë fushë.

Këtu kemi vendosur me radhë ata që ne mendojmë se janë liderat e vitit, politikanen më simpatike, burrin më të ndërshëm, serenatistin e vitit, atentatorin e vitit, gazetarin më popullor, tre pjeshkat e vitit dhe anestetikun e vitit.

Shpresojmë që përzgjedhja dhe trajtimi i bërë nga stafi i CNA.al të përputhen sadopak me humorin që na duhet në orët e fundit të 2020 dhe ardhjen e 2021.

Rubrika nuk mbyllet këtu por jemi të hapur të shtojmë fusha dhe personalitete të tjera sipas rekomandimit të lexuesve tanë, të cilëve ju urojmë Gezuar 2021.

 

CNA.al shpall: Dy LIDERAT e 2020, drejtojnë jetën tuaj

Ajo dhe Ai. Të arriturit, të diturit, njëra udheheqëse e lindur, tjetri udhëheqës i rilindur. Grida Duma dhe  Ermal Mamaqi, janë ata që ju ofrojnë drejtimin e jetës, njëri me lekë, tjetra me sharmin e saj vezullues dhe fjalët plot kuptim.

Ai me barcaleta popullore, ajo me frazat e shkurtra dhe goditëse.

Pasi Grida po shkëlqen si udhëheqëse që ka kapur majat e suksesit, falë punës të saj të palodhur,  ditë e natë pa gjumë, lart e poshtë, e poshtë e lart,  ka rival Ermalin që sërish kur flet duket në rol serioz si Al Pacino.

Sa për aktore ai Gridën se arrin dot kurrë, Ermali s’domund të jetë një G.D, sado të bëjë filma me Edi Ramën, ai ngelet thjesht humorist dhe askush se merr seriozisht me apo pa lekë, ndërsa Gridën e vlerësojnë për ndershmërinë e dashurinë e saj të pafundme për sakrificat e saj që vetëm Ervin Salianji i ka kuptuar deri më sot.

Grida është në epërsi, por meqë ishte udhëheqëse pa lek, dhe me probleme në këto punët e mençurisë, në garë qëndron dhe Ermali që pasi të mërr lekët nuk dihet se ku përfundon. Thonë që edhe Grida s’ta jep falas leksionin, por deri tani s’kemi parë fatura publikisht.

Suksesi më i madh i guru Gridës është fitorja me 13.000 vota e PD në Durres. Eklipsoi dhe diellin dhe rërën e Fred Xhaferrit.

 

CNA.al shpall: Politikania më simpatike shqiptare

Monika Kryemadhi, e vetmja, unike e papërsëritshme. Më seriozja nga të gjitha gratë e politikës.

Korrekte e nNdryshimi nuk mund të vijë nga Monika Kryemadhi/ Pse SPAK duhet t’i “tundë prangat”dershme deri në vetmohim. Nuk braktis kurrë njerezit në beteje, e tregoi tek Teatri Kombëtar, kur Rama kaloi me tanqe me goma llastiku mbi trupin e saj.

E vetmja 100% natyrale që refuzon përdorimin e silikonit dhe vaksinave. Covid –19 e kaloi e izoluar në vilën e saj me 11 tualete, ku filxhanët e kafesë dhe nuskat e hoxhë Xhemailit i tregonin të ardhmën e ndritur.

Pasioni i saj i hershëm është ngrenia e veshëve, pasi i hëngri dhjamin e tepër burrit.

Së fundi po i ha xhigerin Luli Bashës të cilin e adhuron për ngjyrën e flokëve. Pritet ti haje veshin një burri. Presim.

 

CNA.al shpall: ATENATATORIN e vitit

E kush tjetër mund të ishte në vend të tij. Politikani i ndershëm që ngeli duke punuar me kazmë e lopate në dorë.

Ben Blushi, me lajmet e tij që janë atentate të forta mediatike, flakë e zjarr, asnjë gjobë, nuk merr asnjë lekë.

Nuk ka asnjë ortakëri me kompani në Bullgari, ka ortakë vetëm ata që marrin therrime me punën e tyre të ndërshme, gjithë ditën duke mbledhur e djegur plehrat e kazaneve.

Tek kafeja ai nuk donte por e morri më zor shefja madhe, dhe u bë ortak me Vjollcën që kohët e fundit ka mësuar të hedhë zaret shesh-besh.

Nuk ka atentator mediatik më të sukseshëm se ai, vetëm në këtë sektor i njeh atentatet, në sektorët e tjerë ai përballet me shpatë e laps në dorë.

S’ka asnjë lidhje me krimin e as me bandat, ata i refuzon dhe sulmon publikisht, nuk pranon kurrë shërbim prej tyre. Se çfarë bëjnë ata vetë ai s’di gjë.

S’ka as pasuri i shkreti, çikërima, një kasolle në Tiranë asgjë më shumë, është i mbytur në borxhe sepse bleu një makinë që i harxhonte shumë. Është për të qarë hallin.

 

CNA.al shpall: Burri më i ndershëm i Shqipërisë

Nuk ka asnjë medyshje, s’ka nevojë për garë fare. Burri më i ndërshëm në Shqipëri ngelet Edi Rama, tenton ta rivalizojë një tip që quhet Erion Veliaj por nuk mundet.

LEXO EDHE:  Transformimi i PD-së/ Basha: Të zgjedhurit produkt i vullnetit të anëtarësisë

Pas shumë akuzave për korrupsion e përqindje në ndërtime pallatesh, që dolën gënjeshtra,  ka hequr dorë nga të gjitha. Ka vetëm PPP, por këto i ka venë për ti shërbyer popullit dhe jo vetës.

Atij i digjet shpirti për popullin gjysmën e rrogës që merr ja jep Lulzim Bashës si ndihmë ekonomike.

Nga ana tjetër për shkak të ndërshmërisë së tij Rama ka vendosur që gjysmën tjetër t’ia falë Fatos Nanos për disa netë të zjarrta në kazino.

 

CNA.al shpall: Serenatistin e vitit

I ngelur pa punë prej kohësh duket se më në fund ai, i vetmi i asaj fushe u rikthye. Këtë herë aty ku duhej, nga bujqësi e blektori në ushtri. Çfarë vizioni. Por si qëndron e vërteta:

Pas shumë lutjeve nga ushtarakët më të lartë të SHBA-ve dhe NATO-s të cilët janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e Ansamblit të Ushtrisë Popullore Shqiptare, naltGjatësia e tij Edi Rama vendosi që Niko Peleshi me kitarë në dorë të këndojë live në një koncert dhe të forcojë mardhëniet e ansamblit me NATO-n.

Pritet që së shpejti të dalë edhe vendimi i qeverisë ku zoti Peleshi pritet të përfshijë një grup të madh njerezish në këtë ekip.

Sotiraq Filo do jetë mandolinë e parë, ku mësohet se trajnimet i ka marrë në sokakët e Korçës.

Ka një debat të madh se kush do e kërcejë vallen Gorare, por sipas të dhënave të fundit në prag të bashkë qeverisjes Peleshi pritet të ftojë edhe Ervin Salianjin me porosi ekskluzive nga presidenti Ilir Meta. Ka ende shprese.

 

CNA.al shpall: Gazetari me popullor

Artur Zheji është zhdukur pa nam e nishan. Pas tallavasë së tij në televizionin koti, Arturi nuk gjendet. Thonë se po lufton fort të rikthehet, në fakt vetë deklaron se i bën mirë pak heshtje pasi ishte lodhur shumë.

Gjithsesi Zheji ngelet më popullori pikërisht sespse populli nuk po e shikon asgjëkundi, kështu të paktën i ka lënë rehat shqiptarët e jo si shokët e tij Arjan Çani, Blendi Fevziu, Sokol Balla, Baton Haxhiu, Andi Bushati,  e disa që sado që dalin cdo ditë s’kanë popullaritetin e Zhejit. Sfida e këtij të fundit ngelet vetëm me Fahri Balliun, që e rivalizon fort për nga popullariteti.

 

CNA.al shpall: Tre pjeshkat e vitit

 

 

Çlirim Peka për dashurinë e tij për Ilir Metën. Ai e do më shumë se Mona, e adhuron më shumë se Tedi

Blushi, kuptohet përjashtim bën Tit Vasili i cili nuk lejohet në këto krahasime, për shkak të performancës së tij superior.

Elisa Spiropali, për dashurinë e saj ndaj Skënderbeut. Kaq mjafton. Kush ngatërron Skenderbeun e ka fajin vetë.

Gazmend Bardhi, sepse femrat e adhurojnë thjesht për egërsisë e tij mashkullore.

 

ÇMIMI KRYESOR:  Anestetiku i vitit

Nuk mund të ndodhte ndryshe, diskutimet do ishin të tepërta.

Flokët e tij plot brilantinë që i shkëlqejnë mendimet plot vlera dhe produkte monetare.

Më të ndërshëm se ky nuk ka. Shikojeni sa është dobësuar, ka filluar nuk ha bukë që të provojë si vuan populli, madje e shoqja reklamon fasule me bukë misri apo vezë lluqe (nuk është alizuon për cilesinë e burrit) në Instagram për të treguar thjeshtesinë e jetës, njesoj si Nexhmija që i arnonte çorapet Enverit. Ai merr lekët që i jep Rama në formë pensioni, tek bizneset e vogla të kunatit.

Është serioz, e mban fjalen, nuk ka të dytë.

Refuzon pazaret, vetëm ato me pak lekë.

Në matematikë shkëlqen, i papërsëritshëm.

Besueshmëri në opinion publik 100%, kjo për shkak të saktësisë dhe argumentave bindës që jep, Kur flet ai sëriozisht, pasi qesh i vjen gjumi.

Thonë që vete ai nuk bën kurrë një sy gjumë ditë e natë. Por llafi ka dalë që Pffizer, pas Viagrës dhe vaksinës së Covid 19, po e studion cilësitë e tij si narkoze dhe anestetik për të mpirë dhe vënë në gjumë të gjithë. Netë më të mira me Luli Bashën. Luli ka efektin e kamomilit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

Zbulohet marrëveshja e Berti Qerosit me Monën

Publikuar

-

Nga

Të gjithë kanë ngelur paksa të habitur, por ai e meriton. Aftësitë e tij intelektuale, kapacitetet e fuqishme qytetare si dhe menaxhimet e veçanta që i bën fushatave elektorale, mënyra e tij brilane në komunikim me publikun janë ato që e çuan kaq lart.

Ai është Berti Qerosi i cili tashmë i kthyer në një menaxher të fuqishëm elektoral të LSI, zbulohet të ketë pasur edhe një marrëveshje direkte me Monën.

Asgjë për tu çuditur, askush për tu habitur! Berti ka bërë një marrëveshje drejtpërdrejt me Monën, ai ka pranuar që Endriti të jetë kandidat i LSI në Korçë. Ai do ta mbështesë dhe do t’i vendosë të gjitha kapacitetet e tij të fuqishme në dispozicion, por nga ana tjetër ka kërkuar edhe diçka për vete.

Nuk mund të ndodhte që Berti të shkontë në një rrugë pa krye. E ardhmja e tij duket të jetë e ndritur dhe nuk mjafton vetëm Endriti të bëhet një copë deputet, ai do më shumë. Megjithëse ishte propozuar që të ishte vetë kandidat ai refuzoi denjësisht këtë propozim, por çuditërisht paska qenë më i zgjuar sesa e mendonim. Berti i ka kërkuar diçka Monikës dhe mesa duket ajo e ka negociuar edhe me Lulin dhe të gjitha palët tashmë janë dakord.

Në marrëveshjen Mona-Berti Qerosi ka një pikë e cila është se ky i fundit do të jetë jo vetëm strategu elektoral i zgjedhjeve të 25 prillit në Korçë, por edhe kandidati i ardhshëm për bashkinë e Korçës.

LEXO EDHE:  Sherri në Parlament/ Procedohet penalisht Paloka

LEXO EDHE:  Zyrtari amerikan mbërrin në selinë e LSI-së/ Takon Monika Kryemadhin

Pra, Endriti shkon deputet, Berti merr bashkinë. Kjo është një zgjidhje e pranuar nga palët. Tani ngelet për tu parë çfarë do të ndodhë më 25 prill dhe çfare do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme lokale për të cilat mund të ndodhë që presidenti Ilir Meta të vërë kusht kokën e Bertit. Nëqoftëse ai nuk fiton, mund të mos i shpallë fare ato zgjedhje.

Megjithëse mandati i Ilirit mbaron para zgjedhjeve lokale, mund të kemi një dekret të parakohshëm. Gjithësesi e rëndësishme është që Berti vazhdon të jetë fuqishëm në betejën e tij elektorale si strategu i LSI dhe si njeriu që do të sigurojë të ardhme të ndritur për këtë forcë politike, për qytetarët e Korçës, për rajonin e Korçës, por edhe më gjerë, në Kostur në apo Strugë, Ohër dhe Follorinë.

E ardhmja e Berti qerosit duket të jetë ajo e një gjiganti të vërtetë politik. Një njeriu i cili ndryshe nga të tjerët di të menaxhojë fort energjitë e tij të brendshme duke i lidhur ato me interesat e qytetarëve dhe t’i përkthejë në zhvillim për rajonin. Berti ne jemi me ty, fitore!/CNA.al

LRI në festë për Berti Qerosin/ Mona drejt Korçës

Monika Kryemadhi krenare për Berti Qerosin!

Një mandat për Berti Qerosin në Korçë

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Nga Taulant Dedja/ Qendra Botërore e Amerikanologjisë

Publikuar

-

Nga

Nga Taulant Dedja/ Qendra Botërore e Amerikanologjisë

Së shpejti në Tiranë do krijohet një institut i ri kërkimor dhe studimor me financime nga shumë burime pas një përzgjedhjeje me aplikim. Instituti do quhet Qendra Botërore e Amerikanologjisë.

Shqipëria u përzgjodh si vendi me përqindje më të lartë amerikanologësh për frymë popullsie. Deri tani janë paraqitur dy kandidatura për postin e drejtorit, avokati me reputacion të pakontestueshëm Spartak Ngjelson dhe nje ish-deputet i afirmuar si ekspert i teorive konspiracioniste.

I pakonfirmuar ende është lajmi nëse për këtë post do të konkurojë apo jo edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili është në pritje të rezultatit të 25 Prillit për të vendosur ç’do bëjë me karrierën e tij.

Godina ku mund të vendoset Qendra Botërore e Amerikanologjisë përflitet që do të jetë ose Piramida ose Vila 31 në Bllok. Nga projektet e para që do financohen janë studimet “Origjina shqiptare e disa presidentëve të SHBA”, “Manuali i veprimit dhe sjelljes së ambasadorit të SHBA sipas eksperiencës shqiptare”, “Paralele dhe kundërshti mes marrëdhënieve amerikano-ruso-kineze dhe atyre shqiptaro-ruso-kineze nën optikën e Rendit të Ri Botëror”, “Ku ngjasojnë Barack Obama me Erion Veliajn dhe ku ndryshojnë George Soros, Bill Gates dhe Samir Mane” si dhe “SHBA dhe Turqia, Shqipëria në mes”. Do ketë gjithashtu programe Master Shkencor në Amerikanologji dhe PhD në Amerikanologji. Qendra Botërore e Amerikanologjisë do ndajë çdo vit çmimin “Amerikanologu i vitit”, një herë në dhjetë vjet “Amerikanologu i Dekadës” dhe një herë në njëqind vjet “Amerikanologu i Shekullit”.

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

LRI në festë për Berti Qerosin/ Mona drejt Korçës

Publikuar

-

Nga

Dalja e Berti Qerosit si një nga personalitet kryesore të LSI në fushatën e Endrit Brahimllarit në Korçë ka ngjallur ilaritet dhe është pritur me dashuri nga të rinjtë e LRI.

Pas zgjedhjes si kryetar të një ish drejtori që Mona e zgjodhi pa mbaruar shkollën, tashmë prurja e Berti Qerosit, është një fitore e dytë për LSI, kjo për vetë faktin se strukturat e LRI janë entuziazmuar nga kjo prurje e re elektorale e cila do sjellë avantazhe organizative.

Të rinjtë e LRi të frymëzuar nga puna e Qerosit, vlerat e tij intelektuale, si dhe vendosja në dispozicion e lokalit për të ngrenë e pirë bashkë me shumë drejtues policië, sjell një tjetër veçanti të këtij personaliteti.

Mësohet se shumë shpejt në Korçë pritet të zbarkojë edhe vetë Mona e cila do ketë një takim ‘kokë më kokë’ me Berti Qerosin për të diskutuar në lidhje me strategjinë elektorale të LSI dhe LRI jo vetëm në Korçë por edhe më gjerë.

Pritet që diskutimet të përfshijnë edhe katet paleje, vilat e ndërtuara me djersë, dhe kontributet e shkëlqesisë të tij Qerosit në institucione diplomatike.

LEXO EDHE:  Paloka ashpërson gjuhën ndaj Ramës/ Qërrohu një orë e më parë

LEXO EDHE:  Samiti i Diasporës/ “Rama ngjitet për të gënjyer, diasporistët e duartrokasin”

Mona nga ana e saj do vlerësojë kontributin e Qerosit në jetën kulturore dhe akademike të Korçës, gjithashtu ajo pritet të akordojë një dekoratë të veçantë që Ilir Meta ja u jep zakonisht intelektualëve të kalibrit Qerosi.

Informacionet e mëtejshme për fushatën e kandidatit të Qerosit dhe rezultatet e shkëlqyera të tij në vazhdim, do raportohen pas përfundimit të takimit me Monën.

Pritet që afër lokalit ku do mbahet takimi të ketë edhe ambulance dhe shëebim emergjence shëndetësor pasi pritet që Mona të ketë arritmi pas takimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: