LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bluzat e bardha në protestë: Nuk mund të dënohet një mjek se shan mbretin!

31 Dhjetor 2020, 10:20, Lifestyle CNA
Bluzat e bardha në protestë: Nuk mund të dënohet një

Mjekët e QSUT kanë dalë sot në protestë, pas shkarkimit të kolegut të tyre Ilir Allkja, pasi kritikoi qeverinë.

Tëë revoltuar atë janë shprehur se mjekët nuk mund të dënohen ?sepse shajnë mbretin?.

Sipas përfaqësuesit të Sindikatës, Gent Stroni këtë e vendos vetëm Gjykata, nëse mjeku me veprimet apo mosveprimet e tij shkakton vdekjen e një pacienti.

“Në datë 31 ne kemi një ritual, bëjmë ndarjen me njëri-tjetrin, takojmë duart për një vit me suksese. Këtë vit ka ndryshuar. Një pjesë e jona janë me pacientët e prekur, një pjesë po kalojnë vet covid, një pjesë tjetër janë ndarë nga jeta. Tani ne kemi këtë problematikë këtu, një shtet i vogel, i vogël në numër, me mungesë të theksuar të mjekëve, kemi luksin të nxjerrim mjek që e bëjnë betejën në llogore të kësaj lufte.

Sot thuhet që ka shkelur kodin etik. Një mjek nuk mund të dënohet, nuk mund të krijojë një vdekje profesionale, sepse janë asete të çmuara veçanërisht në situatën që po kalojmë. Më vjen keq që gjendemi në këtë situatë. Kjo është përkrahje për shokun tonë dhe ata që kanë qenë më parë në këtë situatë.

Në betimin e hipokratit, thuhet se mjeku mban përgjegjësi kur me veprimet ose mosveprimet e tij shkakton vdekjen e një pacienti. Nesër pasnesër mund ta ketë kushdo hisen e vetë. Kjo nuk është rruga e drejtë për të zgjidhur problemet. Duhet të ulen tensionet. Është e sigurt që ky koleg do fitojë në Gjykatë se mjeku dënohet vetëm atëherë kur me veprimet apo mosveprimet e tij shkakron vdekjen e një pacienti.

Ato para që ai do fitojë pa punuar do dalin nga xhepat tanë. Nëse është kështu, ato para le të dalin nga xhepat e drejtuesve dhe pastaj do mendojnë si mund të dënohet një mjek në krye të detyrës.
Sindikata mund të dali dhe me vendim tjetër për të vendosur si do ta përshkallëzojmë këtë vajtim që po bëjmë sot, ditë që duhet të ishte ndryshe, dhe të realizojmë mbrojtjen e kolegut. Nuk mund të dënohet një mjek se shan mbretin.”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga