LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet sherri, ja pse u largua Diego Costa nga Atletico Madridi

30 Dhjetor 2020, 12:37, Sport CNA
Zbardhet sherri, ja pse u largua Diego Costa nga Atletico Madridi

Diego Costa largohet nga Atletico Madridi dhe theksoi se po e bën këtë veprim për shkaqe familjare, por e vërteta është ndryshe. Atë e zbulon De La Morena, gazetari i El Transistor.

Ky i fundit deklaron se sulmuesi i njohur ka pasur një sherr me Nelson Vives, ndihmësin e Diego Simeones. Situata është tensionuar, ofendimet nuk kanë munguar dhe palët kanë qenë shumë afër përdorimit të duarve ndaj njëri-tjetrit.

Një gjë e tillë ka sjellë fundin e aventurës së lojtarit me Atletico Madrid, që ka piketuar Arkadiusz Milik si pasuesin e tij. Akordi me bomberin polak është arritur, ndërsa tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me klubin e Napolit.

Lajmet e fundit nga