LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temat më “të zjarrta” në CNA.al gjatë 2020-ës

30 Dhjetor 2020, 12:53, Aktualitet CNA
Temat më “të zjarrta” në CNA.al gjatë

CNA.al ka përzgjedhur t?i ofrojë lexuesve temat më të zjarrta të viti 2020, pra të gjitha materialet ekskluzive, investigimet dhe denoncimet e trajtuara nga stafi ynë.

Mund të quhet si viti i temës së inceneratorëve, një investigim që ka zgjatur disa muaj ku me dokumenta dhe fakte është treguar lidhja e kompanive koncesionare me personazhet Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, lidhja e këtyre të treve dhe fijet që të çonin tek qeveria dhe media.  (Lexo këtu) CNA.al për herë të parë, provoi publikisht dhe tregoi me emra kompanitë e regjistruara në Hollandë, adresat e tyre, mënyra sesi i ndryshonin emrat, si shfaqej Klodian Zoto dhe ortakët e tij apo drejtorët e kompanive që kishte pasur. Kush ishin lidhjet e Stela Gugallës me Mirel Mërtirin apo dhe si qarkullonte emri i tij në kompani zinxhir që lidheshin me njëra tjetrën, duke filluar tek Stela Gugallja në Elbasan, tek Klodian Zoto në Fier apo në Tiranë. (Lexo këtu)

CNA.al i denoncoi të gjitha skandalet dhe u gjendëm përballë presioneve të vazhdueshme të cilat shkuan deri në padi në gjykatë të cilat Mirel Mërtiri i ka humbur kundër nesh dhe kështu do i humbin të gjithë ata që kërkojnë të luftojnë me të vërtetën.

Një temë mjaft e fortë dhe e zjartë ka qenë edhe zbulimi i disa skandaleve të ish politikanit, aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi. Me dokumente ekskuluzive u tregua dhe i faktua sesi pasuritë prej qindra mijëra eurosh ishin regjistruar me vlera qesharake, apo si në emër të familjarëve të Ben Blushit ndërtoheshin pallate në ortakëri me biznesmenë, dikur miq të Blushit, tashmë në konflikte të hapura.

CNA.al provoi sesi Ben Blushi kishte blerë për vajzën e tij një pronë 500 (lexo këtu) milionë për vetëm 30 mijë euro dhe se si po ndërtohej një pallat me vlerë ?të çmendur? rreth 5 milionë dollarë në qendër të Tiranës, si ishte ndërtuar, çfarë kishte ndodhur me gjyqin që kishte përfituar vjehrri i ndjerë i Ben Blushit. Më pas borxhet apo konsumet e fshehura të karburantit me vlerë dhjetëra milionë lekë të cilat Blushi i kishte deklaruar si politikan. (Lexo këtu)

Ben Blushi është shembulli se si një njeri që menaxhon mediat përpiqet të shantazhojë, sulmojë në të gjitha format që ato të heshtin. Kur ne filluam të publikonim skandalet e tij, të pasurisë së tij, dhe dyshimet se kishte abuzuar dhe SPAK duhet ta hetonte si poltikan, ai filloi të sulmonte personazhe politike apo njerëz të cilët kishin lidhje apo njohje personale dje apo sot me drejtuesin dhe stafin e CNA.al.
Nuk mundi tja arrinte në këtë mënyrë dhe zgjodhi skemën e të tjerëve, përfundoi në gjykatë por edhe ai do të humbë.  

Një temë tjetër e zjarrtë e trajtuar në CNA.al ka qenë edhe denoncimi skandalit të makinës së ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshaj, i cili u dorëhoq nga detyra më 13 dhjetor. Justifikimi ishte vrasja aksidentale e pretenduar e të riut Klodian Rasha. Në fakt ?lufta e tij? me kryeministrin kishte filluar me denoncimin e një skandali.

Një automjet BMW luksoz me vlerë rreth 100 milionë lekë ishte blerë nga Ministria e Brendshme, por kishte gjetur një procedurë ekstraligjore, thuajse totalisht në shkelje, kjo për shkak vetë policia e Shtetit nëpërmjet nëndrejtoreshës, Aida Hajnaj dhe ministria e Jashtme kishin kundërshtuar blerjen e këtij mjeti.

Mjeti ishte blerë në Gjermani dhe u tregua me dokumenta ekskluzive nga CNA.al se si një BMW luksoze blihet në emër të oficerit të Kontaktit në Berlin. Më pas ne me foto dhe dokumente e treguam sesi u soll në Tiranë e më pas iu vendosën targa false dhe mjeti qarkullonte pa siguracion. (Lexo këtu)

Ministri i Brendshëm qarkullonte me dokumenta të pa rregullta ndërsa një qytetar i thjeshtë do të burgosej nëse do të zihej pa siguracion dhe me targa false. Gjithësesi pas publikimit të skandalit, Sandër Lleshaj u mbrojt dhe çuditërisht e mohoi këtë skandal. Të nesërmen ra brenda me duart e tij pasi ndërroi targat e makinës.

Sandër Lleshaj na sulmoi publikisht më fyerje akuza dhe sulme të turpshme dhe nga foltorja e parlamentit. Më pas shkoi dhe përfundoi edhe në gjykatë, por ishte aq  i turpshëm sa edhe nuk u paraqit.

Edhe pse DPSHTR tha se mjeti ishte privat,  u targua me traga të rregullta, u zhdoganua dhe Sandër Lleshaj nga një ministër me targa false dhe pa siguracion filloi të qarkullojë me mjet të rregullt. Më pas vlera e mjetit ishte ajo që ngjalli debat. Pse ministri lëviz me një mjet vlera e të cilit shkonte rreth 100 milionë lekë në treg, në kulmin e pandemisë dhe pas tërmetit.

Me shpënzimet e larta të qeverisë, me kërkesat e nevojat që kishte Shqipëria në ato momente mjeti luksoz ishte prioritet i ministrit, por ai nuk e pranoi kurrë. Gjithësesi fakti është fakt, Sandër Lleshaj iku dhe BMW ngeli aty, ai nuk e gëzoi dot për një kohë të gjatë. Ishte ndoshta BMW që ?i hëngri kokën? dhe u gjet vrasja e Klodian Rashës për të firmosur dorëheqjen.

I katërti, por jo më i parëndësishmi është Ylli Ndroqi. Ndoshta mund të quhet jo një temë e rëndësishme për opinionin, por për ne ashtu si në rastin e inceneratorëve apo të Ben Blushit, të cilat kishin lidhje direkte me mediat, edhe Ylli Ndroqi ishte një çështje e rëndësishme. (Lexo këtu) Prej disa vitesh ne kishim raportuar se një pronar mediash kishte qenë një trafikant droge i akuzuar në Turqi dhe Itali. Kishim pasur sulme, akuza dhe deri në çështje gjyqësore ku tentohej të na dënonin për shpifje dhe fyerje vetëm se kishim thënë se Ylli Ndroqi kishte emrin e tij të vërtetë, Xhemail Pasmaçiu dhe pas një pronari televizioni fshihej një trafikant droge i akuzuar.

CNA.al mundi të tregonte pas gati tre deri në katër vite investigim me dokumente ekskluzive, detajet e ndryshimit të emrit të Ylli Ndroqit, pra të personit që në vitet 1997-1998 ishte arrestuar për drogë në Turqi me emrin Xhemail Pasmaçiu, por në atë kohë ai kishte ndryshuar gjeneralitetet. Më pas ishte SPAK që sekuestroi pasuritë e tij dhe gjithçka që ne kishim shkruar u zbardh dhe u provua ligjërisht.

Por, ashtu si edhe në rastet e mësipërme Ndroqi zgjodhi që të përdorte veglat e tij për të na sulmuar që ne të ndaleshim. Kjo nuk ndodhi dhe nuk ka për te ndodhur kurrë tek CNA.al.

Ata që besojnë dhe mendojnë se duke sharë, sulmuar, akuzuar, shpifur, fyer, shantazhuar e 1001 të zeza do të na detyrojnë të heshtim, kanë gjetur mënyrën e gabuar. Kjo nuk ka për të ndodhur, e vërteta do të dalë ashtu siç doli për Ylli Ndroqin, i cili sot po përballet me ligjin, ashtu siç ndodhi me inceneratorët që janë në hetim nga SPAK, ashtu siç ndodhi me Sandër Lleshajn i cili iku me bisht ndër shalë dhe i turpëruar, ashtu siç do ndodhe edhe me Ben Blushin që nuk ka baxhanak Rilindje apo drejtësi të kapur që do ta shpëtojë nga hetimi dhe nga zbardhja e të vërtetës për përfitimet që ka pasur si zyrtar politik. Pra, pasuritë qindra milionëshe në emër të fëmijëve apo miliona dollarë në emër të vjehrrit, apo qindra miliona lekë për të cilat akuzohet se nuk i ka deklaruar, siç është rasti i karburantit të shpenzuar gjatë kohës që ka qenë deputet.

CNA.al ka sjellë nga ana tjetër disa qindra pasuri politikanësh dhe gjyqtarësh.

Gjatë vitit 2020 ne kemi publikuar afërsisht rreth 150 shkrime të cilat janë zbardhje pasurish dhe prokurorësh, politikanësh dhe gjyqtarësh. Të gjitha këto ekskluzive të cilat mund të gjenden tek rubrika VETTING ku mund të klikoni dhe të gjeni gati 500 pasuri politikanësh, prokurorësh dhe gjyqtarësh. Atë që bën vetting, CNA.al e bën ndryshe dhe publikon deklarimet e pasurive që vetë gjyqtarët dhe prokurorët kanë bërë në ILDKPI dhe më pas janë qytetarët ata që e vlerësojnë.

CNA.al ka denoncuar gjatë këtë viti disa qindra raste tenderash abuzivë ku janë shpallur fitues të paravendosur apo fituesit kanë qenë me vlera maksimale. Këto në të gjitha institucionet shtetërore, kryesisht në ARRSH, në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, por edhe në institucionet e tjera publike si ministri dhe Bashkia e Tiranës. Këto janë tenderat e qeverisë së Edi Ramës, dhe ministrave të tij. Janë skandalet e institucioneve të “Rilindjes”.

Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Veliaj janë një nga temat kryesore që CNA.al ka trajtuar. Skandalet e bashkisë së kryeqytetit, institucionet që menaxhohen nga Erion Veliaj. Jemi të vetmit që nuk jemi ndalur dhe nuk do të ndalemi për gjithçka ndodh në këtë bashki, pasi media jo vetëm nuke denoncon kryebashkiakun Veliaj por edhe censuron ato që thotë opozita. (Lexo këtu)

CNA.al jo vetëm e ka denoncuar Veliajn por i ka dhënë hapësirë gjithëkujt që kërkon të denoncojë skandale, problematika dhe gjithçka ndodh në bashkiënë më të madhe në vend.

Këto për ne janë temat kryesore të vitit, me personazhe të rëndësishme, pa përmendur më poshtë edhe pjesën politike.

Një temë tjetër mjaft e rëndësishme e trajtuar në CNA.al ka qenë edhe politka në përgjithësi, skenarët e saj, problematikat brenda opozitës, problematikat brenda qeverisë, paralajmërimet për ndryshimet e qeverisë, konfliktet e kryeministrit, pazaret me Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. Qëndrime, analiza, dhënime dhe ktitika të bëra këto në vazhdimësi të cilat kanë treguar se CNA.al dhe stafi janë një hap para në dhënien e informacionit që ndodh rreth politikës.

Në fund një falenderim për të gjithë lexuesit tanë në mënyrë të veçantë ndaj kritikëve më të fortë të cilët thjesht janë inkurajim për punën tonë./CNA.al

 

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

 

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

 

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Rama, 12 milion dollarë për inceneratorin e Tiranës

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr ?zbuluar?

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Nga kompanitë fantazëm, tek jeta e humbur e një 17-vjeçari/ Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Klodian Zoto dhe qeveria shqiptare

Vendimi skandaloz që mbron Veliajn/ Prokuroria nuk heq dorë nga hetimet për Ardit Gjoklajn

Skandali me dosjen e ?Ardit Gjoklajt?/ Prokurori deklaron ?fajtor? viktimën

Nga vrasja e Ardit Gjoklaj tek betonizimi/ Zbardhen bëmat e Erion Veliajt

 

 

 

 

Dokumentet/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për pasuritë e trafikantit të drogës Ylli Ndroqi  (Xhemail Pasmaçiu)

 

Apeli rrëzon kërkesën e Ndroqit/ Lë në fuqi sekuestron e pasurive

Dy dosjet e drogës të Ylli Ndroqit/ Si i ka shpëtuar drejtësisë

Pse na duhet ky intelektual?/ Të gjitha rastësitë e drogës i ndodhin Ylli Ndroqit

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u ?përvetësua? makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ta japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?

?Kapter? Lleshaj pranon blerjen e makinës luksoze/ Tani në përballje ligjore me CNA.al

Foto ekskluzive-Lleshaj pranon skandalin/ Ndryshon targat e makinës

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u ?përvetësua? makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ti publikojë dokumentet Sandër Lleshaj?

Skandali në DPSHTRR/ Si gënjyen drejtuesit

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

 

Lajmet e fundit nga