Showbizz
Sonila Meço përlotet në emision/ E motra e surprizon me urimin emocionues

Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço, mbrëmjen e kaluar ka përjetuar disa emocione shumë të bukura, gjatë transmetimit të emisionit “Tempora”.
Motra e saj ka vendosur ta surpriozjë me një videomesazh live nga Gjermania. Ajo i ka uruar Sonilës festat e fundivitit si dhe ka ndarë edhe kujtimet e momentet më të bukura të vitit 2020.
“Në fakt unë do të kisha dashur që urimin për Vitin e Ri, të ta jepja para vendit tënd të preferuar, por për shkak të Coronës jemi të detyruar të rrimë brenda, ndaj dhe unë kam vendosur që këtë urim ta jap përpara pemës sonë së Krishtlindjeve dhe të vitit të ri të dekoruar nga nipçja yt i dashur Frank, me zbukurime të bëra vetë me dorë tradicionalisht nga familja Rajmen.
E dashur “Tantesona”, ne dua të shohim sot vetëm të lumtur dhe të gëzuar,prandaj kemi vendosur që sot të sjellim vetëm momente të lumtura të 2020”, është shprehur ndër të tjera motra e gazetares.
Moderatorja nuk mundi të mbajë dot lotët teksa dëgjonte urimin e të motrës duke dhuruar emocione shumë të bukura./ CNA.al