LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga tjetërsimi i bregdetit në Spille tek Admir Thanza/ Dosjet e hetuar nga prokurori që ndryshoi emrin

30 Dhjetor 2020, 12:18, Vetingu CNA
Nga tjetërsimi i bregdetit në Spille tek Admir Thanza/ Dosjet e hetuar

Procesi i rivlerësimit ka nisur së fundmi për prokurorin Gentjan Habazaj, i cili sipas formularit të vetdeklarimit, rezulton të ketë ndryshuar emrin.

Fillimisht ai është quajtur Gani dhe më vonë, nuk e saktëson kohën  dhe arsyet, por ka ndryshuar në Gentjan.

Prokurori Habazaj, ka pasur në duar dosje të rëndësishme hetimore, siç është ajo e tjetërsimit të bregdetit të Spillesë.

Në vitin 2018,  prokurori Gentjan Hamitaj, dërgoi në gjykatës dosjen e bregdetit të Spillesë, me pretendimin se kishte kryer hetime të mjaftueshme për të çuar në gjyq 9 të akuzuar për tjetërsimin e 36 hektarëve në Spille.  por gjykata i cilësoi hetimet të paplota dhe shtyu me tre muaj fillimin e procesit, ndërsa në të njëjtën kohë lehtësoi masat e sigurisë për të akuzuarit

Ka qenë gjyqtari i seancës paraprake Paulin Çera, i cili e ktheu dosjen pas për plotësime. Epilogu kësaj çështje nga gjykata i është dhënë në Maj të 2019.

Duhet thënë se prokuroria nuk e kishte të lehtë hetimin e kësaj çështje, pasi përfshihen zyrtarë të lartë të PS, gjyqtarë dhe drejtorë në nivel rajonal.

Një çështje tjetër që ka hetuar prokurori Gentjan Habazaj është rasti i Admir Thanzës, ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë.

Thanza, akuzohej për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Prokurori Habazaj e ka çuar ish-gjyqtarin e lartë si dhe ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese si të pandehur, pas gjetjeve të ONM gjatë procesit te vettingut që e shpalli Admir Thanzën të papërshtatshëm për sistemin e drejtësisë.

Sa i përket pasurisë, prokurori Gentjan Habazaj të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes stomatologe.

E vetmja patundshmëri që deklaron është një garazh 27.3 m2 me vlerë 860 000 lekë, të blerë në vitin 2018 dhe pasuri të luajtshme një makinë Dailmer Chrysler me vlerë 700 000 lekë, të blerë në vitin 2017.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Gentjan Habazaj.

Viti 2009 (Deklarata fillestare)

LLogari rrjedhëse 44 975 lekë.

Autoveturë Opel Astra me vlerë 257 348 lekë.

Depozitë bankare me vlerë 5 400 082 lekë.

Viti 2009 (Deklarata vjetore)

LLogari rrjedhëse 607 60 lekë.

Autoveturë Opel Astra me vlerë 257 348 lekë.

Depozitë bankare me vlerë 5 425 082 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Durrës, 176 521 lekë.

Viti 2010

Tërhequr depozita bamkare me vlerë 5 800 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror, 588 600 lekë.

Viti 2011

Nga shuma 5 800 000 lekë është derdhuar shuma 4 000 euro, prej së cilës janë tërhequr 2  000 euro. Vlera e mbetur 2 000 euro.

Llogari kursimi e subjektit deklarues, 181 336 75 lekë.

LLogaria rrjedhëse e pagës e subjektit deklarues, 848 40 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Berat , 840 717 lekë.

Viti 2012

Shtuar gjendja kesh në shtëpi 400 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Berat , 838 382 lekë.

Viti 2013

Shitur automjeti Opel 300 000 lekë.

Blerë automjet Golf 4 100 000 lekë.

Shtuar gjendja kesh në shtëpi 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Berat , 828 884 lekë.

Llogari depozitë e bashkëshortes, dhuratë nga prindërit, 216 575 lekë.

Llogari rrjedhëse  e pagës së bashkëshortes, 1817.43 lekë.

Gjendje kesh e bashkëshortes, 1 000 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga paga si pedagog ne një universitet privat, 397 152 lekë.

Viti 2014

Shtuar gjendja kesh në shtëpi 15 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Berat , 1 032 692 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga paga si pedagog ne një universitet privat, 87 023 lekë dhe raporti I lindjes, 191 396 lekë.

Viti 2015

Pakësuar gjendja kesh në shtëpi me 1 000 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Berat , 976 376 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga raporti I lindjes, 88 576 lekë.

Viti 2016

Llogari rrjedhëse e pagës së subjektit deklarues, 556 07 lekë.

Hapur depozitë bankare me kursimet kesh në shtëpi, 4 800 000 lekë.

Pakësuar gjendja kesh në shtëpi, për përditshmëri, 178 011 75 lekë, për pushime 330 000 lekë dhe për marrjen me qira dhe furnizim të klinikës së bashkëshortes, 277 625 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Berat , 1 032 325 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes stomatologe, 11 250 lekë.

Viti 2017

Llogari rrjedhëse e pagës së subjektit deklarues, 434 07lekë.

Depozitë bankare, 4 800 000 lekë, tërhequr interesi 408 lekë.

Blerë automjet Daimler Chrysler 700 000 lekë.

Pakësuar gjendja kesh në shtëpi me 600 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Berat , 1 140 653 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës, 4 424 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes stomatologe, aktivitet privat, 20 834 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes, stomatologe pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, 344 779 lekë.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse e pagës së subjektit deklarues, 7 07 lekë.

Depozitë bankare, 4 800 000 lekë,  me interes 408 lekë.

Blerë garazh 27.3 m2 me vlerë 860 000 lekë.

Shtuar gjendja kesh në shtëpi me 100 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Berat , 1 170 249 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës, 32 440 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes, stomatologe pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, 274 891 lekë dhe raporti I lindjes, 182 639 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga