Connect with Us

Iu gjet automatik dhe qindra fishekë në shtëpi/ Arrestohet 54 vjeçari në Krujë

Kronika

Iu gjet automatik dhe qindra fishekë në shtëpi/ Arrestohet 54 vjeçari në Krujë

Publikuar

-

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: S. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. Sh., kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 7 krehra dhe 173 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Foto-Shkrumbohet një makinë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një makinë është shrkumbuar nga flakët sot në Tiranë

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë qendrës “Kristal”, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Mjeti tip “Benz A Class”, me targa AA 110 GT është përfshirë nga flakët dhe me gjithë ndërhyrjen e zjarrikësve është djegur plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 47 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatin e Policisë Nr. 5, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. K.,. 47 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S. T. (i arrestuar po në atë datë) ka kanosur shtetasin P. Ll.

LEXO EDHE:  Dhunuan të moshurën dhe tentuan ta grabitin/ Arrestohen dy adoleshentë në Lushnje

LEXO EDHE:  Kontrolle të rrepta nga rrugorët e Tiranës/ Arrestohen 37 shoferë gjatë një jave

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit

Publikuar

-

Nga

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit

Aksident më pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme tek rruga e Arbrit.

Behet me dije se aksidenit ka ndodhur në segmentin e ri të rrugës Ura e Çerenecit-Maqëllarë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Rushit Rusi.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë pikasur aksidentin.

Viktima dyshohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt fshatit Gjoricë, kur është goditur nga automjeti ende i paidentifikuar.

LEXO EDHE:  Kryen marrëdhënie s*ksuale me të miturën/ Arrestohet adoleshenti në Lezhë, shpallet në kërkim shoku i tij

LEXO EDHE:  Kapet kosovari i dënuar me burg/Emri dhe veprat e rënda që rëndojnë mbi të

Sakaq uniformat blu po hetojnë për zbardhjen të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE