LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtoresha “armike” e zv. drejtoreshës, i zhduk dokumentet nga dosja që të mos rizgjidhet

30 Dhjetor 2020, 21:50, Denoncim CNA
Drejtoresha “armike” e zv. drejtoreshës, i zhduk dokumentet nga

Fiks Fare solli rastin e një drejtoreshe të një shkolle 9- vjeçare në Elbasan e cila e quan veten ?armiken? numër një të zv.drejtoreshës , duke i hequr kështu edhe dokumentet nga dosja me të cilën rikonkuronte për këtë post.

Rovena Islami u ankua në emisionin Fiks Fare për procesin e zgjedhjeve të zv. drejtorit në shkollën 9-Vjeçare ?Fadil Gurmani ? Elbasan.

Ajo tregoi për Fiksin se prej 2 vitesh është zv. drejtoreshë  e komanduar e kësaj shkolle, por që këto vite pune dhe ky status nuk i janë llogaritur në pikët e dosjes.

? Unë kam shumë certefikata dhe kualifikime, po ashtu kam punuar si zv. drejtoreshë jo vetëm në këtë shkollë por edhe në një shkollë tjetër, që prej vitit 2014, por që këto pikë më janë zeruar në dosjen e vlerësuar nga drejtoresha ? thotë ankuesja.

Rovena e ka dorëzuar dosjen tek drejtoresha ku sipas saj janë hequr disa dokumente dhe ditën e vlerësimit nga komisioni nuk ishin.

? Unë ja dhashë dosjen drejtoreshës ajo e mori dhe e futi në çantë dhe u largua nga institucioni duke bërë kështu shkelje, nuk di pastaj ku i çoj dokumentet  dhe ditën që u mblodh komisioni nuk ishin të gjitha, ja kam kërkuar dosjen drejtoreshës ta ankimoj, por ajo nuk ma jep? sqaron znj.Islami.

Për të gjitha parregullsitë zv. drejtoresha , Rovena kërkoi nga Fiksi që të paisej me kamera dhe t?i vërtetonte. Në ballafaqimin e saj me drejtoreshën , kjo e fundit i tha se është armikja numër një e saj dhe se nuk do ja jepte dosjen.

Po ashtu drejtoresha pranoi se Rovenën e ka paguar si zv.drejtoreshë në këtë shkollë për dy vite më radhë, por që për këtë gabim zv.drejtoresha ta ankimonte procesin.

Për të marrë një përgjigje zyrtare nga drejtoresha gazetarët e Fiksit shkuan në shkollën 9-vjeçare, kjo e fundit nuk pranoi të jepte asnjë përgjigje për rastin, por kërkonte me ngulm të mbyllej kamera dhe ajo të mos xhirohej. Hyn në institucion dhe mbyllë derën.

Bashkë me denoncuesen gazetarët e Fiksit shkuan në Zyrën Arsimore Vendore Elbasan , ku dorëzuan edhe njëherë dosjen bashkë me një kërkesë ankesë të znj.Islami, drejtoresha e këtij institucioni znj. Anila Çota tha se do rivlerësohet dosja nga një komision që do të ringrihet për vlerësimin e dosjeve./ tch

Lajmet e fundit nga