Politikë
“2020-ta një vit i vështirë sprovash”/ Tabaku: E njollosën Tiranën në 100 vjetorin e saj

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se 2020 ka qenë një vit i vështirë sprovash për Shqipërinë.
Tabaku ka sjellë në vëmendje shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.Sipas ish deputetes pikërisht në 100 vjetorin e kryeqytetit njollosën Tiranën dhe për t’i hequr asaj një tjetër rruazë të historisë dhe identitetit
“Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë sprovash për Shqipërinë. Shume ngjarje e shenjuan kete vit, por per mua ngjarja me e keqe ishte prishja e teatrit. Në mesin e pandemisë, kur shumica e shqiptarëve po respektonin vendimet e qeverisë për të shmangur grumbullimet e për të kufizuar përhapjen e virusit, kjo e fundit hajdutëshe vendosi të dërgojë policinë dhe makineritë e rënda që shembën godinën e Teatrit Kombëtar. Një godinë që ishte kthyer jo vetëm në një simbol të rezistencës kundër grabitësve të publikes dhe shkatërruesve të privates, por njëkohësisht edhe një simbol i traditës dhe identitetit të një qyteti të vendosur në morsën e babëzisë, një një pandemi më e hershme se sa kjo e koronavirusit. Në mëngjesin e 17 majit 2020 fadromat goditën një godinë që për vite u mbrojt nga qytetarët dhe aktivistët. E goditën pa mëshirë, me etjen për të grumbulluar sa më shumë pushtet dhe për të skllavëruar qytetin që na rriti. Zgjodhën pikërisht 100 vjetorin e kryeqytetit për të njollosur Tiranën dhe për t’i hequr asaj një tjetër rruazë të historisë dhe identitetit.
Por, pas vështirësive padyshim që vjen lehtësimi”, shkruan Tabaku./CNA.al