Connect with Us

VIDEO/ Arsenali mbyll vitin me fitore, por Europa është larg. Lids feston me goleadë

Premier Liga

VIDEO/ Arsenali mbyll vitin me fitore, por Europa është larg. Lids feston me goleadë

Publikuar

-

Arsenali ka arritur që si rrallëherë në këtë sezon, të fitojë dy ndeshje radhazi në kampionatin anglez të futbollit. Skuadra e Mikel Arteta, ka mundur sot me rezultatin minimal 1-0 Brajton, për të vazhduar ngjitjen në klasifikim, edhe pse për të arritur në zonën e Europës ka shumë punë për të bërë.

Ndeshjen e fundit të vitit për “topçinjtë” e vendosi një gol i Lakazet në minutën e 66 të sfidës, duke vendosur një duel shumë të rëndësishme që bën pak më të qetë këto ditë të fundit të vitit për londinezët. Tani Arsenali ka 20 pikë pas 16 ndeshjesh, ndërsa për të arritur zonën e Europës, ka rrugë për të bërë, pasi aktualisht gjendet në vendin e 13 në renditje.

Dy pozicione më lart në klasifikim gjendet Lids i Marcelo Bielsës, që ka mbyllur vitin me një goleadë të mirëfilltë, duke i shënuar 5 gola Uest Bromuiç, i cili vetëm pak ditë më pare i rrëmbeu një barazim Liverpulit kryesues.

REZULTATET

Brajton-Arsenal 0-1
66’ Lakazet

Bërnli-Shefilld 1-0
32’ Mi

Sauthempton-Uest Hem 0-0

Uest Bromuiç-Lids 0-5
9’ (ag) Saujers, 31’ Alioski, 36’ Harrison, 40’ Rodrigo, 72’ Rafinja

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO / Mançester Junajtid nuk lë Sitin të festojë, përmbysje për vendin e dytë

Publikuar

-

Nga

Mançester Junajtid nuk ka lejuar që rivalët e Mançester Sitit të festojnë nga shtëpia suksesin e titullit kampion të radhës në Premeir Ligë. “Djajtë e kuq” kanë mundur sot me përmbysje 3-1 Aston Vilën, duke ruajtur një distancë prej 4 pikësh që shtyn matematikisht festën e Sitit.

Kjo dukej si dita e duhur që Mançester Siti të niste festën, edhe pse ishte mundur një natë më parë nga Çelsi, pasi Aston Vila arriti të shënonte e para me Traore ndaj skuadrës së Solskjaer. Por në pjesën e dytë, situata ndryshoi plotësisht me Junajtid që dominoi sfidën dhe fillimisht gjeti barazimin me Bruno Fernandes e më pas me Grinud kaloi në avantazh.

Më tej, gjithçka u bë e lehtë për të dhe në minutat e fundit erdhi edhe goli i Kavanit që vulosi këtë sukses. Fitorja i jep mundësinë Junajtid gjithashtu që të krijojë një distancë sigurie të ndjeshme ndaj Çelsit e Leisterit që janë dy rivalët që ka më afër në klasifikim për këtë pozicion nderi që ekipit i mungonte prej kohësh.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Liverpool triumfon ndaj Southampton, rritet besimi për vendin e katërt

Publikuar

-

Nga

Pas dy barazimeve zhgënjyese ndaj Leeds United dhe Newcastle, Liverpool është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Southamptonin në “Anfield Road” dhe rriti ndjeshëm shanset për një vend në zonën Champions.

“The reds” rrezikuan jo pak në startin e sfidës, por më pas gjetën golin e avantazhit me anë të Sadio Mane në minutën e 31-të, ndërsa goli që vulosi rezultatin erdhi vetëm në minutën e 90’ me anë të Thiago Alcantarës.

Kjo fitore e ngjit Liverpoolin në vendin e 6 me 57 pikë dhe me një ndeshje më pak se Leicester i vendit të katërt që ka grumbulluar 63 pikë deri tani, ndërsa djemtë e drejtuar nga Jurgen Klopp tani besojnë plotësisht se mund të arrijnë zonën Champions.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Chelsea “përmbys” Man. City-n dhe i shtyn festën e titullit kampion

Publikuar

-

Nga

Chelsea triumfon 1-2 me përmbysje ndaj Manchester City-t në “Etihad Stadium” dhe u shtyn të paktën përkohësisht festën djemve të Pep Guardiolës, me të cilët do të diskutojë edhe trofeun më të rëndësishëm për klube, Ligën e Kampionëve, në finalen e madhe të 29 majit.

Krye-ndeshja e javës në kampionatin anglez ishte me rëndësi për vendasit, që mund të hapnin zyrtarisht shampanjën e titullit kampion, por mbi të gjitha për blutë e Londrës, që po luftojnë për një vend në zonën Champions të edicionit të ardhshëm.

Pas një starti të balancuar, Manchester City gjeti golin e avantazhit me Raheem Sterling në minutën e 44-t, ndërsa në shtesë Sergio Aguero shpërdoroi një 11-metërsh, pasi “panenka” e tij u kuptua dhe u prit nga Mendy.

Pjesa e dytë foli më shumë për londinezët e Tuchel, që shtuan presionin dhe gjetën golin e barazimit me marokenin Hakim Ziyech në minutën e 63-të. Të pafat futbollistët e Chelsea-t në minutat 79’ dhe 81’, kur shënuan dy herë, por në të dy rastet arbitri ngriti flamurin lart për pozicion jashtë loje.

Megjithatë rreziku në portën e Manchester City-t ishte i vazhdueshëm dhe në minutën e 92-të, kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, ishte spanjolli Marcos Alonso, që erdhi nga stoli dhe dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin me vlerë 3-pikëshe për londinezët.

Festa e titullit për Manchester Cityn shtyhet minimalisht deri nesër, në pritje të sfidës Aston Villa-Manchester United, ndërsa Chelsea ngjitet në vendin e tretë dhe blindon pozitat në zonën Champions të renditjes.

LEXO TE PLOTE