LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama s’din të ulë po vetëm të rrisë”/ Basha i bën bilancin: Njerëzit nuk janë dele!

29 Dhjetor 2020, 13:13, Politikë CNA
Rama s’din të ulë po vetëm të rrisë”/ Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me të rinjtë që prej pamundësive ekonomike nuk kanë vazhduar ose kanë vështirësi ekonomike për të vijuar studimet e larta apo Universitetin.

Gjatë fjalës së tij ai ka ngritur dhe pesë pyetje konkrete për qeverinë Rama.

?Njerëzit nuk janë dele. Shqiptarët e kuptojnë fare mirë që kjo është një përpjekje e mjerë për t?i ikur bilancit në fund të 8 viteve. 300 mijë vende pune, ku i ke?! Shëndetësi falas, ku e ke?! ?Do të ul taksat për 97% të shqiptarëve? – ku i ke?! ?Do të ul çmimin e energjisë? –  e rriti! ?Do të ul çmimin e naftës? – e rriti!

Dhe atë që se ka bërë dot për 8 vite tani premton që do ta bëjë për 4 vitet e ardhshme!  A ka alternativë tjetër përveç ndryshimit?! Dhe për mua ndryshimi kryesor duhet të vijë në ekonomi dhe do të vijë në ekonomi!  Me taksat e ulëta, me stabilizimin e çmimit të energjisë dhe të naftës, me çlirimin e sipërmarrjes dhe të ekonomisë nga dhuna dhe terrori që ushtron ditë për ditë shteti…

E para gjë që do të ndjehet në ekonomi është një sens pozitiviteti, çlirimi. Ky do të jetë ndryshimi i parë që do të vijë më votën e 25 prillit dhe pastaj do të shtrihet në çdo fushë tjetër siç e thashë me prioritet të veçantë, rininë shqiptare.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga