Connect with Us

Rama i bën llogaritë OFL/ Flet për vrasjet gjatë vitit: Janë në rënie

Politikë

Rama i bën llogaritë OFL/ Flet për vrasjet gjatë vitit: Janë në rënie

Publikuar

-

Presidenti bllokon investimet në Vlorë/ Rama: Të qash e të qeshësh! Duhet të presim Ilir Metën

Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e punës së Operacionit Forca e Ligjit gjatë këtij viti.

Sipas Ramës, OFL numëron sekuestrimin e 1713 pasurive dhe referimin në SPAK të 223 rasteve. Ai theksoi se OFL ka goditur 30 grupe kriminale dhe 103 anëtarë të këtyre organizatave janë arrestuar.

Përsa i përket vrasjeve, Rama u shpreh se gjatë qeverisjes së tij Shqipëria është bërë një vend më i sigurt, ku janë regjistruar më pak vrasje me dashje.

“Numri i vrasjeve me dashje vijon të jetë në rënie, shifra janar-nëntor 2020 ishim 45 vrasje, 7 më pak se një vit më parë dhe për të gjithë ata për të cilët janë të interesuar të dinë të vërtetën e përmbledhur në një shifër duke pasur parasysh edhe bombardimin mediatik që krijon një hapësirë dispropoziconale për kronikën e zezë duke krijuar një panoramë jo të lidhur me realitetin. Në 2012 kemi pasur 126 vrasje, sot kemi 2.5 herë më pak. Nga një vend ku praktikisht kishte mesatarisht një vrasje në cdo 2-3 ditë jemi një vend që sa i përket numrit të vrasjeve po stabilizohemi pranë mesatares së BE-së”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku mes të tjerave ka komenuar dhe deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi tha se Meta është njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, por në fakt është më i axhituari.

 “Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në vendin tonë.

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Legalistët kërkojnë ndryshim të sistemit

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Legalistët kërkojnë ndryshim të sistemit

“Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! 🙏

Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE