Connect with Us

Publikohen fotot kur Enver Hoxha merrte pjesë në ceremoninë mortore të Nako Spiros

Histori

Publikohen fotot kur Enver Hoxha merrte pjesë në ceremoninë mortore të Nako Spiros

Publikuar

-

Publikohen për herë të parë katër foto të rralla nga ceremonia mortore e ish-Kryetarit të Komisionit të Planit të Shtetit, Nako Spiru, e cila u zhvillua në datën 21 nëntor të vitit 1947, ku sipas versionit zyrtar, ai kishte kryer vetëvrasje, në kushte të tronditjes shpirtërore!

Nako Spiru, një nga figurat kryesore të udhëheqjes së lartë komuniste që nga periudha e Luftës, nga viti 1944 deri në ’47-ën që kreu “vetëvrasjen”, ishte anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe në hierarkinë zyrtare të atyre viteve, ai ishte numri 3 i regjimit dhe vinte pas Enver Hoxhës e Koci Xoxes.

Po kështu që nga viti 1944 kur Spiru ishte zgjedhur si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të komanduar nga gjeneral-major Spiro Moisiu, ai ishte dhe anëtar i Kryesisë së Këshillit Antifahsist Nacional-Çlirimtar, kurse në vitin 1946, u zgjodh edhe si President i Bashkimit të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë, si dhe sekretar Sekretariatit të Frontit Demokratik të Shqipërisë, që kryesohej nga Enver Hoxha.

Nga mbarimi i Luftës e deri në 21 nëntorin e vitit 1947, Nako Spiru gjithashtu mbajti edhe një sërë detyrash dhe funksionesh të tjera, si: deputet dhe sekretar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ministër i Ekonomisë Kombëtare, Ministër i Industrisë, Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit dhe kryetar i Këshillit Ekonomik. Më 1946-ën, nga funksioni i Ministrit të Ekonomisë Kombëtare, ai firmosi Konventën Bashkëpunimit Ekonomik me Jugosllavinë, gjë për të cilën më pas shfaqi shenja pendese dhe për këtë gjë pati kontradita me Enver Hoxhën, i cili e akuzoi si “antijugosllav”.

  Për qëndrimin e tij, më 18 nëntor 1947, Byroja Politike e Partisë Komuniste e kryesuar nga Enver Hoxha, organizoi një mbledhje “për të shikuar qëndrimin e shokut Nako Spiru”, ku ai u akuzua ashpër nga pasuesit e Enverit me në krye Koci Xoxen dhe në ato situata, ai i kërkoi një takim ambasadorit sovjetik në Tiranë, Chuvakin, i cili nuk e priti në takim dhe nisur nga kjo gjëndje ku ndodhej, ai “u mbyll në zyrën e tij dhe në kushte të tronditjes së rëndë shpirtërore, kreu vetëvrasje, duke qëlluar veten me pistoletën e tij” !?

Të gjitha sa më sipër, janë sipas versionit zyrtar, pasi edhe sot e kësaj dite, ajo gjë, pra e vërteta e vrasjes së Nako Spirut, ka mbetur e mbuluar me mister, pasi ai mbërriti i gjallë në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe sipas dëshmive të bashkëshortes së tij, Liri Belishova, atë nuk e lanë të hynte në dhomën ku ai ishte shtruar…?!

Një dëshmi tjetër që hedh dyshime të mëdha mbi vrasjen e Nako Spirut, është dhe ajo e një mjeku italian që shërbente asokohe në Spitalin ushtarak të Tiranës, i cili pak muaj më vonë u riatdhesua në vëndin e tij në Itali dhe në momentin e largimit në Portin e Durrësit, i tha kolegut të tij shqiptar që po e përcillte, se: “Nako Spiro më kërkoi t’i shpëtoja jetën…”!

LEXO EDHE:  WOW- Sara nxeh rrjetin me fustanin e shkrutër

Dy ditë më pas u zhvillua ceremonia zyrtare mortore e varrimit të tij, e cila u zhvillua fillimisht në sallën e “Akademisë së Arteve” në Tiranë, ku u kryen homazhet dhe morrën pjesë e gjithë Byroja Politike dhe udhëheqja e lartë e Partisë Komuniste Shqiptare, si dhe qytetarë të kryeqytetit, gjë e cila duket edhe në njërën prej këtyre fotove që publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku shihet qartë pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Tiranës, të cilët kryejnë homazhet para ark-mortit të Nako Spiros, i cili ruhet nga oficerët e Gardës së Republikës.

Në foton e dytë, shihen disa nga eksponentët më të lartë të Partisë Komuniste Shqiptare, të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe të Ministrisë së Punëve të Brëndshme, si: Ramiz Alia (i cili, ishte vartës i Nakos, si zv/President i Bashkimit Rinisë Antifashiste të Shqipërisë,) Teki Kolaneci, Rrahman Përllaku, dhe Behar Shtylla, të cilët qëndrojnë në pozicionin e rojes së nderit, tek arkivoli i Nakos.

Në foton tjetër, duken disa nga ushtarakët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe Ministrisë së Punëve të Brëndshme, të cilët shoqërojnë shtratin e topit me ark-mortin Nako Spiros të mbuluar me flamurin kombëtar dhe të tërhequr nga kuajt, gjatë kalimit të kortezhit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në këtë foto, dallohen qartë edhe disa nga drejtuesit e asaj kohe të këtyre dikastereve, si kolonel Sali Ormëni, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Popullore.

Ndërsa në një foto tjetër, shihen qartë antarët e Byrosë Politike dhe të Këshillit të Ministrave, të cilët, ecin në sheshin para Kryeministrisë, duke shoqëruar kortezhin mortor, si: Hysni Kapo, Manol Konomi, Pandi Kristo, Koçi Xoxe, Enver Hoxha, Medar Shtylla, Omer Nishani, Myslym Peza, Tuk Jakova, Kristo Themelko, Haxhi Lleshi, Gaqo Tashko, Mehmet Shehu, Spiro Moisiu, Koço Tashko, Josip Djerdja (ambasadori jugosllav), Dimitri Chuvakin, (ambasadori sovjetik), etj.

Edhe pse Nako Spirut i’u krye një varrim me të gjitha nderet, pak kohë më pas Enver Hoxha e akuzoi atë si “antijugosllav”, duke e shpallur “armik të popullit dhe të Partisë”, gjë e cila vazhdoi deri në vitin 1949, kur pas prishjes së marrëdhënieve zyrtare me Jugosllavinë e Marshallit Josip Broz Tito, Enveri e rehabilitoi Spiron, duke e paraqitur atë si një “viktimë të intrigave tististe”. Por në vitet që pasuan, Enveri e “ngriti dhe uli” disa herë figurën e Nako Spiros, madje duke varrosur dhe zhvarrosur disa herë trupin e tij, deri sa më në fund në librin e tij ‘Titistët’ në vitin 1982, atë e shpalli përfundimisht si “tradhëtar”!/Memorie.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Histori

Dëshmia e rrallë e ish-agjentit të CIA-s/ Pas ngjarjeve të bombave, më thirri në New York majori Smith

Publikuar

-

Nga

cna lajme histori

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur dhe e rrallë e Avdul Hakan Banushit me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, i cili gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), ndryshe nga e gjithë familja e tij që u rreshtuan në radhët e forcave partizane, ai u angazhua në organizatën nacionaliste të rinisë së “Ballit Kombëtar” në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga forcat gjermane në tetorin e vitit 1943 dhe së bashku me 73 persona të tjerë, u dërguan fillimisht në kampin gjerman të Prishtinës, e më pas në kampet e shfarosjes në masë në Landsberger e Dakau, nga ku ai mundi të lirohej vetëm në vitin 1945, pas ndërhyrjes së forcave anglo-amerikane.

Kthimi i Banushit në Shqipëri në vitin 1945, pasi qëndroi disa kohë në kampin e Rexhio-Emilias në Itali, (ku asokohe ishin edhe disa nga krerët kryesorë të ‘Ballit’ dhe ‘Legalitetit’ me në krye Mit’hat Frashërin dhe Abaz Kupin) dhe arrestimi i tij pak ditë pas mbërritjes në atdhe, pasi në aerodromin e Laprakës, rojet partizane i gjetën një letër që i’a kishte dhënë ish-Prefekti i Gjirokastrës, Rasim Babameto, gjatë kohës që ishin në Rexhio-Emila.

Dënimi i Banushit me 18 vjet burg, duke u akuzuar si “agjent i anglo-amerikanëve” dhe lirimi i tij në vitin 1961, ku ai nuk qëndroi shumë kohë pranë familjes në fshatin Golem, pasi u arrestua përsëri teksa ishte i internuar në qytetin e Fierit, nga ku ai mundi që të arratisej nga burgu që natën e parë dhe iku në drejtim të Gjirokastrës, ku kaloi kufirin shtetëror dhe doli në Greqi, ku pas pak kohësh fitoi azilin politik për në SHBA-ve. Angazhimi i Banushit në radhët e mërgatës politike shqiptare në Perëndim, si anëtar i “Komitetit Shqipëria e Lirë”, ku në vitin 1973, pasi ishte stërvitur nga CIA, erdhi disa herë me misione sekrete në Shqipëri, me qëllim që t’i bënin atentat Enver Hoxhës në paradën e madhe të 29 nëntorit 1974, me rastin e 30 vjetorit të çlirimit dhe arrestimi i tij në vitin 1975 në afërsi të kufirit të Hanit të Hotit, pas një gracke që i kishte ngritur vetë ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, nga ku më pas ai do të izolohej për dy vjet me radhë në qelitë e ‘Repartit 313’ në Burgun e Tiranës dhe më pas në Burrel, nga ku mundi të lirohej vetëm në fillimin e vitit 1991.

“Kur nisën kontraditat e para të Tiranës zyrtare me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1972-’73, na u shtua akoma dhe më shumë besimi se kishte ardhur koha të organizoheshim me masa konkrete për një zbarkim të mundshëm në Shqipëri. Pas bisedimeve që kishin bërë më parë krerët e Komitetit “Shqipëria e Lirë” me zotin Zhozef Shishko, zv/sekretar i Departamentit të Shtetit dhe majorin Tomas Smith, që mbulonte emigracionin politik shqiptar në SHBA-ve, në janarin e vitit 1974, kryesia e Organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste Shqiptare”, vendosi të dërgonte në Shqipëri grupin e parë, i cili do të përbëhej prej pesë vetësh.

Ndër detyrat kryesore që do të kryente ai grup, ishin: ‘Takimet me njerëzit e pa kënaqur nga regjimi komunist, minimi i monumentit të Stalinit dhe Leninit në qendër të Tiranës, hedhja në erë e selisë së Komitetit Qendror të PPSH-së, shpërndarja e materialeve propagandistike me frymë antikomuniste, që ishin përgatitur më parë që në New York etj. U vendos që grupin e parë do ta kryesoja unë, me që kisha njohje me kontingjentin e familjeve të përndjekura nga regjimi komunist, ku do të mbështeteshim ne fillimisht. Në këtë grup përveç meje bënin pjesë dhe: I. Rrushiti, N. Banushi, I. Lame dhe A. Sula. Mbas disa përgatitjesh intensive që bëmë në një bazë sekrete, më në fund u nisëm me avionin që do të përshkonte intenerarin: New York – Londër, – Amsterdam – Romë – Athinë.

Kur mbërritëm në kryeqytetin grek, u strehuam në Hotel “Atllantik” dhe të nesërmen shkuam në bazën ushtarake të Prevezës, ku koloneli që na priste na furnizoi me armatime që përbëheshin nga pesë automatikë, pesë pistoleta, 20 granata, 6 kg. dinamit, kapsula dhe mjetet mekanike për shpërthimin e tyre, veshjet e notit, një radio-marrëse e dhënëse, si dhe shumë municione e pajisje të tjera. Pasi i sistemuam këto në një vend të sigurtë, bisedova me kolonelin për rrugët e mundëshme që duhej të ndiqnim për të hyrë në Shqipëri dhe në orën shtatë të mbrëmjes u nisëm me një motoskaf të vogël që drejtohej nga tre marinarë dhe pas disa orësh mbërritëm në bregdetin e Ksamilit”.

Kështu e kujtonte fillimin e “aventurës shqiptare”, Avdul Hakan Banushi, me origjinë nga Golemi i Gjirokastrës, i cili na rrëfente për herë të parë disa nga ngjarjet më të bujshme të jetës së tij, të ndodhura në vitin 1974 – ‘75, kur ai në krye të një grupi komando të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hyri disa herë me misione të fshehta në Shqipëri.

Kush ishte Avdul Banushi dhe cila është e kaluara e tij? Përse u internua ai në kampin nazist të Dakao-s në Gjermani dhe si mundi që të lirohej prej andej? Si u kthye ai në Shqipëri në tetorin e vitit 1945 dhe përse u dënua me 18 vite burg, duke u akuzuar si agjent i anglo–amerikanëve? Si mundi ai që të arratisej nga Dega e Punëve të Brendshme e Fierit në ditët e para të gushtit të vitit 1961 dhe si e kaloi kufirin për në Greqi?

Çfarë i kërkuan atij në Athinë dhe si mundi ai që ta fitonte azilin politik për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kush ishin krerët antikomunistë shqiptarë që organizuan “Fronin e Rezistencës Antikomuniste” dhe përse dështoi “aventura shqiptare” e Abdyl Banushit, si dhe atentati ndaj Enver Hoxhës në paradën e madhe të 30 vjetorit të çlirimit në 29 nëntorin e vitit 1974?

Cili ishte njeriu që e shoqëroi dhe e tradhëtoi Abdyll Banushin në misionin e tij të fundit në Shqipëri, gjë e cila bëri që ai të binte i gjallë në duart e forcave shqiptare të kufirit në afërsi të Hanit të Hotit, nga ku ai do të izolohej në burgun e tmerrshëm të Burrelit, deri në shëmbien e regjimit komunist në 1991-in? Lidhur me këto dhe mjaft ngjarje e fakte të tjera, na njeh intervista ekskluzive që na ka dhënë z. Banushi, disa vjet më parë, e cila do jetë në gjashtë numra radhazi.

Zoti Banushi, çfarë ju thanë në Kryesinë e “Frontit të Rezistencës?

Pasi raportuam për kryerjen e aksionit, e gjithë Kryesia e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe e “Frontit të Rezistencës Antikomuniste” na përgëzuan dhe e quajtën atë aksion të suksesshëm.

Po amerikanët çfarë qëndrimi mbajtën ndaj kësaj ngjarje?

Para se të shkonim ne në “Komitetin “Shqipëria e Lirë”, majori Tomas Smith, kishte marrë në telefon Dr. Rexhep Krasniqin dhe i kishte protestuar ashpër duke i thënë: “Zoti Krasniqi, ju keni formuar një organizatë terroriste që hedh bomba në ambasadat shqiptare në Europë”. Krasniqi nuk e kishte pranuar atë gjë dhe më kërkoi mua në telefon që të shkoja atje, ku më priste bashkë me majorin Smith. Sapo shkova atje, Smithi më tha me ironi: “Hajde o luftëtar i lirisë” dhe pasi më përqafoi, ai më tha se pse kisha munguar në punë për një kohë të gjatë. Unë u mundova ta gënjeja, duke i thënë se kisha qenë në rivierën franceze për vakanca, por ai më ndërpreu e më tha: “Dëgjo këtu, po të jetë për mua, unë dua që komunizmin në Shqipëri ta shkulim nga themelet, por SHBA-ja nuk e lejon terrorizmin. Në qoftë se tani e tutje do të ketë ndonjë shpërthim në ambasadat shqiptare kudo që të jenë, ti do të ekstradohesh andej nga ke ardhur. Kjo është fjala e fundit që po të them”.

Pas këtyre vendimeve që mori “Fronti i Rezistencës”, a u krijuan grupet dhe si do të hynin ato në Shqipëri?

Menjëherë pas vendimeve që u morën nga “Fronti i Rezistencës Antikomuniste”, u krijuan dy grupet e para me nga pesë veta secili, ku njërin prej tyre do ta kryesoja unë. Vështirësia e parë që na u krijua, ishte se si do t’i transportonim armatimet e lëndët plasëse nga SHBA-ja për në Shqipëri, për arsye se “Fronti i Rezistencës”, akoma nuk kishte rënë në kontakte me qeverinë amerikane për të marrë ‘ok’ për këtë gjë. Në fillim unë propozova që të zgjidhnim disa armatime të lehta, të cilat do t’i transportonim fshehurazi autoriteteve amerikane. Mirëpo kjo u hodh poshtë nga kryesia e organizatës, sepse do të na krijonte probleme të mëdha.

Si u zgjidh ky problem?

“Me propozimin tim u vendos që të gjitha armatimet e nevojshme do të merreshin në bazën ajrore amerikane të Prevezës në Greqi, ku unë kisha njohur disa shqiptarë antikomunistë që kur isha në Greqi. Pas kësaj më 14 dhjetor 1973, unë u nisa menjëherë për në Greqi dhe sipas bisedës me mikun tim, u takova me kolonelin amerikan Bill, i cili më garantoi të gjitha armatimet duke më futur t’i shihja vetë ato në depo. Po kështu koloneli amerikan më siguroi gjithashtu se do të na ndihmonte me anë të një motoskafi të vogël, për të na futur në Shqipëri nëpërmjet bregdetit. Kur po ndaheshim, koloneli amerikan më kërkoi një deklaratë besnikërie, të cilën unë i’a lëshova menjëherë. Pas kësaj tepër i kënaqur u ktheva menjëherë në SHBA-ve, ku u takova dhe me Dr. Hamdi Uruçin, i cili sapo ishte kthyer nga Jugosllavia, ku kishte përgatitur dy baza, një në Ulqin e tjetrën në Hot. Pas kësaj, në janar 1974, kryesia e organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste” vendosi që të dërgonte në Shqipëri grupin e parë, i cili do të përbëhej prej pesë vetash.



Ky grup apo grupet e tjera që do të hynin në Shqipëri, çfarë përgatitjesh kishin dhe ku i kishin zhvilluar ato?

Menjëherë pasi u krijuan grupet, ne i’u nënshtruam një stërvitje të gjithanshme disa mujore në një bazë ushtarake sekrete në Amazona.

Konkretisht çfarë stërvitje kryet dhe kush ishin instruktorët tuaj?

Po çfarë rëndësie ka kjo?!

Kush ishin personat e tjerë të grupit tuaj?

Anëtarët e grupit që kryesoja unë ishin: I. Rushti (i martuar me dy fëmijë) N. Banushi, (kushëri i imi) A. Sula dhe I. Lame. Pas vendimit të “Frontit të Rezistencës”, ne erdhëm me avionë të ndryshëm nëpër bazat tonë që kishim krijuar më parë në shtete të ndryshme të Europës. Pasi u takuam në Itali ku kishim lënë vendin dhe pikën e takimit, u nisëm për në Greqi, ku takuam kolonelin Bill në bazën amerikane ajrore të Prevezës. Aty u furnizuam me mjetet e nevojshme, duke filluar që nga armatimet e sofistikuara dhe të gjitha pajisjet e tjera që na nevojiteshin.

LEXO EDHE:  WOW- Sara nxeh rrjetin me fustanin e shkrutër

LEXO EDHE:  Bukuroshet shqiptare bëhen bashkë/ Angela Martini dhe Xhesika Berberi më seksi se kurrë

Konkretisht me çfarë armatimesh u furnizuat?

Aty ne morëm pesë automatikë “Tomson”, pesë pistoleta, 20 granada difensive, 6 kg dinamit DT, kapsula automatike dhe mekanizmat për shpërthim, mjete noti, një radio marrse-dhënse si dhe shumë municion. Të gjitha këto armatime ne i sistemuam në disa çanta gjeologësh ku në faqet anësore të tyre shkruhej: “Drejtoria e Gjeologjisë Tiranë. Automatiku “Tomson” ishte montuar në atë mënyrë, që po të na duhej për të qëlluar me të, nuk kishe nevojë ta nxirrje nga çanta, por mjafton të tërhiqje pak njërin nga zinxhirët e çantës dhe ai qëllonte me breshëri, duke pasur dhe xhepin nga dilnin gëzhojat. Kjo vlente për ndonjë kontroll të befasishëm të policisë.

Me çfarë dokumentesh do të hynit ju në Shqipëri dhe si do të kamufloheshit brenda territorit shqiptar?

Problemi i dokumenteve ishte zgjidhur që në SHBA-ve, ku gjithsecili nga ne ishte i pajisur me nga pesë letër-njoftime shqiptare me emra të rremë. Po kështu kishim edhe nga pesë dokumente partie që i korrespondonin emrave të shkruar në çdo letërnjoftim. Çdo letërnjoftim i yni, i korrespondonte rretheve kufitare, si: Shkodra, Korça, Gjirokastra, Saranda e Vlora. Pasaporta kryesore që do të përdorja unë në Shqipëri, ishte me emrin Bashkim Fratari, ndërsa ajo për jashtë vendit, me emrin Tomas Brangel. Përveç këtyre kishim dhe nga një dokument të Gjeologjisë, të firmosur nga kolonel i Ministrisë Brendshme Jaup Dabulla, që na lejohej të lëviznim “për nevojat e Gjeologjisë”, deri në zonat kufitare fare pranë klonit. Të gjitha këto dokumenta ishin të fallsifikuara në mënyrën më perfekte, sa që nuk mund t`i dallonte dot asnjeri. Për t`i realizuar ato ishin shfrytëzuar dokumentat e një oficeri shqiptar që ishte arratisur nga Shqipëria dhe kishte ardhur në Amerikë. Po kështu që nga New York, kishim marrë dhe sasinë e mjaftueshme të dollarëve e lekëve shqiptare, të cilat i administroja unë si kryetar i grupit.

Si hytë në Shqipëri?

Pasi u armatosëm në bazën e Prevezës prej kolonelit amerikan Bill, ai na dha një motoskaf të vogël që e drejtonin tre marinarë, me të cilën u nisëm në orën shtatë të mbrëmjes dhe me anë të saj pas disa orësh zbarkuam në bregdetin shkëmbor të Ksamilit në jug të Sarandës. Pasi i dhamë kapitenit të nëndetëses kodin e kthimit, ai u largua andej nga kish ardhur, ndërsa ne pritëm të zbardhte dita që na u duk shumë e gjatë.

Ku shkuat pastaj?

Nga Ksamili ashtu si gjeologë ne u nisëm në drejtim të Butrintit, ku hipëm në një autobus që merrte turistë dhe me të shkuam deri në Sarandë. Kur mbërritëm atje, unë u interesova dhe gjeta një kamion që kishte shkarkuar qymyr në port, i cili na morri sipër karocerisë për në Gjirokastër. Kur zbritëm në qytetin e Gjirokastrës, shokëve iu thashë të lëviznin të lirë nëpër qytet dy e nga dy dhe të takoheshim tek Qafa e Pazarit.

A nuk kishit frikë se mund t’ju njihnin në qytetin tuaj?

Nuk më shkonte mëndja sepse kisha një kohë të gjatë që isha larguar prej andej, por ja që ajo ndodhi. Sapo zbrita në shkallët e gurta të qytetit tim, mu kujtua një porosi e Prof. Stavro Skëndit në New York, i cili më kishte porositur të blija një fjalor të gjuhës së sotme shqipe. Libraria e parë ishte në rrugën kryesore që të shpinte në Qafën e Pazarit dhe librashitësja quhej Sava. Ndërsa unë po nxirrja lekët për ta paguar fjalorin, brenda në librari hynë dy burra, një i moshuar dhe një më i ri. I pashë me bisht të syrit dhe i njoha menjëherë. U drithërova pasi edhe ata më njihnin mirë.

Ai më i moshuari ishte Rexhep Kroi nga fshati Kardhiq dhe ai më i riu, Daut Myrto nga Mashkullora. Rexhepi kishte qenë zv/komandant i burgut të Burrelit në vitet kur kisha qenë unë atje, ndërsa Dauti, ishte Punëtor Operativ i zonës së Kardhiqit. Ata sa më panë, më njohën dhe Rexhepi më tha: “Urime Avdul, kur qenke kthyer nga Amerika. Të paska zënë amnistia”? Unë ktheva kokën me gjakftohtësi dhe i thashë: “Me mua flisni?” Ai mu përgjigj: “E ore me ty…”.

Unë duke buzëqeshur, i’u thashë se nuk i njihja dhe se nuk më quanin Avdul, por Bashkim Fratari, e isha me profesion inxhinier gjeolog. Ndërsa flisja i zgjata paratë shitëses që po e ndiqte me kujdes atë skenë. Por Rexhep Kroi mu drejtua përsëri: “Lëri ato, ti je vetë Avdul Banushi që ke qenë në burgun e Burrelit dhe u arratise për në Amerikë”. Pas kësaj, ndërsa po nxirrja letërnjoftimin, i’u thashë: “Gabohesh mik”. Ata shqyen sytë nga habia dhe më thanë se përsëri nuk më besonin. Ndërkaq unë u detyrova dhe nxora edhe dokumentin e parties, duke u’a treguar vetëm nga kapakët, e i’u thashë gjoja i nxehur: Mos provokoni anëtarët e parties, se unë ua hedh trutë në erë.

Çfarë ndodhi më pas, a ju besuan ata?

Atyre i’u ranë puplat menjëherë dhe u treguan të pasigurtë në vetvete. Si për t`u mbrojtur, Rexhepi më tha: “Kam qenë oficer i Degës së Brendshme, siç është ky shoku këtu” dhe bëri me dorë nga operativi Daut Myrto. Unë ia ktheva me ironi: “Qofshi shëndoshë” dhe dola nga libraria duke u thënë: “Hajt nja tjeta”. Ndërsa dola jashtë, pashë shokët e mi që po më prisnin dhe u bëra shenjë të më ndiqnin nga pas sepse isha i bindur se Rexhepi me Dautin, do e mbanin vrapin në Degën e Brendshme.

A njoftuan ata në Degën e Brendshme të Gjirokastrës dhe ku shkuat ju më pas?

Nuk e di a njoftuan ata, por ne zbritëm me të shpejtë nga rrugica që të nxirrte në Poliklinikën e madhe të qytetit, e u fshehëm në familjen Jonuzi, që ishte dhe baza jonë e parë. Aty qëndruam gjashtë ditë, deri sa u qetësua gjendja dhe natën e fundit, pasi lamë 400 USD, në ora dy pas mesnate, ikëm nga ajo bazë e zbritëm nëpër lagjen e re “18 shtatori”, e dolëm në Granicë. Më pas ecëm në këmbët e Malit të Gjerë, sipër liqenit të Viroit dhe arritëm në vendin e quajtur Vatuca afër urës së Kardhiqit. Aty mësuam se ishte dhënë alarm, gjë e cila tregonte se për ne ishte njoftuar Dega e Brendshme e Gjirokastrës. Pasi kaluam Ujin e Ftohtë në këmbë, anashkaluam fshatin Picar, nëpër shkurnaja, sepse nuk mund të dilnim në rrugën nacionale, duke e ditur se tek Ura e Subashit kishte kontroll të fortë.

Ku shkuat më pas?

Gjithë ditën e kaluam nëpër shkurnaja dhe në të errur zbritëm në fshatin Shtëpëz, ku kishim një bazë tonën dhe që andej zbritëm në Ujin e Ftohtë të Tepelenës, ku hipëm në një kamion që shkonte për në Memaliaj. Pasi zbritëm në kryqëzimin e Memaliajt, hipëm në një nga makinat e shumta që ngarkoheshin me qymyr për TEC-in dhe u nisëm në drejtim të Fierit, ku dhe kishim piksynimin tonë.

Gjatë rrugës për në Fier, a patët kontrolle policie dhe kur mbërritët atje ku shkuat?

Gjatë rrugës që nga Uji i Ftohtë e deri në Fier, kaluam disa postblloqe policie, të cilat na kontrolluan dokumentet e nuk dyshuan fare. Në Fier shkuam e takuam njeriun tone, i cili u tremb shumë dhe nuk na priti në shtëpi. Takimin me të e bëmë dikë afër ndërtesave në Fermën “Çlirim”, vend të cilin unë e njihja mire, kur kisha qenë i internuar në Fier. Më pas nga aty hipën në një autobus urban si pasagjerë të rëndomtë dhe gjatë rrugës krejt të lirshëm bënim muhabete e shakara me udhëtarët, deri sa mbërritëm në Savër të Lushnjes. Aty ne shpresonim të gjenim mbështetje të madhe, sepse ishte vendi internimi. Duke e ditur se aty kishte shumë njerëz të Sigurimit, unë i lashë shokët e mi në një kanal diku në fushë të hapur dhe vetë shkova për të gjetur bazën tonë që ishte familja Çaushi.

E njihnit këtë familje?

Të zotin e familjes Çaushi, nuk e njihja mirë, por aty vija me rekomandimin e dy vëllezërve të tij që banonin në Amerikë si emigrantë politikë dhe ishin të lidhur ngushtë me organizatën tonë. Pasi i dorëzova 500 USD dhe letrën e dy vëllezërve të tij, ai u tremb shumë dhe nuk donte të na priste në shtëpinë e tij. Pastaj ai ndërroi mëndje dhe tha se në shtëpi na priste natën. Ndonëse ne aty shkuam me dyshime, na ndodhi e kundërta. I zoti i shtëpisë na shprehu mbështetjen e tij pa rezerva. Pasi lamë parullat e ndërlidhjes në rast se do të vinin njerëz të tjerë nga Amerika, rreth orës katër të mëngjesit, u larguam duke ecur fushave që na dukeshin pafund.

Ku shkuat pasi ikët nga fshati Savër?

Akoma pa zbardhur dita, ne hymë në qytetin e Lushnjes dhe shkuam tek familja e Ç. Godos, babai i të cilit Isa Godo, ish-oficer i Xhandarmërisë së Zogut, ishte arratisur nga Shqipëria në 1953-in e ishte vendosur në Bruksel, ku vazhdonte të ishte pjesëtar i organizatës sonë. Ç. Godo na pranoi në shtëpinë e tij me frikë të madhe, por nuk pranoi që të dilte për të njoftuar personat e tjerë që kërkonim ne, duke na thënë se kishte frikë se në mes tyre mund të kishte njerëz të Sigurimit. Pasi dolëm nga shtëpia e tij, u ndamë në dy grupe dhe mbërritëm në Durrës në familjen Cerloi. Ajo ishte një familje tregtarësh dhe me gjithë rreziqet që i kanoseshin, na priti shumë ngrohtë. Pas tre ditësh ata pranuan të bënim aty një mbledhje dhe pasi krijuam celulën e re, u nisëm për në Tiranë./ Memorie.al

LEXO TE PLOTE

Histori

Do i bënin atentat Enverit/ Historia e pabesueshme e agjentit që u mbajt dy vite në arkivol  

Publikuar

-

Nga

cna lajme histori

Nga Dashnor Kaloçi

“Kur nisën kontradiktat e para të Shqipërisë me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1972-’73 , na i shtoi akoma dhe më shumë besimin se kishte ardhur koha të organizoheshim me masa konkrete për një zbarkim të mundshëm në Shqipëri. Pas bisedimeve që kishin bërë më parë krerët e Komitetit “Shqipëria e Lirë” me zotin Zhozef Shishko, zv/ sekretar i Departamentit të Shtetit dhe Majorin Tomas Smith që mbulonte emigracionin politik shqiptar në SHBA-ve, në janarin e vitit 1974, Kryesia e Organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste Shqiptare”, vendosi të dërgonte në Shqipëri grupin e pare, i cili do të përbëhej prej pesë vetash. Ndër detyrat kryesore që do të kryente ai grup, ishin: ‘Takimet me njerëzit e pa kënaqur nga regjimi komunist, minimi i monumentit të Stalinit dhe Leninit në qendër të Tiranës, hedhja në erë e selisë së Komitetit Qendror të PPSH-së, shpërndarja e materialeve propagandistike me frymë antikomuniste që ishin përgatitur më parë që në Neë York etj.

U vendos që grupin e parë do ta kryesoja unë, me që kisha njohje me kontigjentin e familjeve të përndjekura nga regjimi komunist, ku do të mbështeteshim ne fillimisht. Në këtë grup përveç meje bënin pjesë dhe I. Rrushiti, N. Banushi, I. Lame dhe A. Sula.

Mbas disa përgatitjesh intensive që bëmë në një bazë sekrete, më në fund u nisëm me avionin që do të përshkonte intenerarin: Neë York – Londër,- Amsterdam – Romë – Athinë. Kur mbërritëm në kryeqytetin grek, u strehuam në Hotel “Atllantik” dhe të nesërmen shkuam në bazën ushtarake të Prevezës, ku koloneli që na priste na furnizoi me armatime që përbëheshin nga pesë automatikë, pesë pistoleta, 20 granata, 6 kg. dinamit, kapsula dhe mjetet mekanike për shpërthimin e tyre, mjetet dhe veshjet e notit, një radio- marrëse e dhënëse, si dhe shumë municione e pajisje të tjera. Pasi i sistemuam këto në një vend të sigurtë, bisedova me kolonelin për rrugët e mundshme që duhej të ndiqnim për të hyrë në Shqipëri dhe në orën shtatë të mbrëmjes u nisëm me një motoskaf të vogël që drejtohej nga tre marinarë dhe pas disa orësh mbërritëm në bregdetin e Ksamilit”.

Kështu e kujtonte fillimin e “aventurës shqiptare”, Avdul Hakan Banushi, me origjinë nga Golem i Gjirokastrës, i cili rrëfente për herë të parë disa nga ngjarjet më të bujshme të jetës së tij, të ndodhura në vitin 1974 – ‘75, kur ai në krye të një grupi komando të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hyri disa herë me misione të fshehta në Shqipëri.

Kush është Avdul Banushi dhe cila është e kaluara e tij? Përse u internua ai në kampin nazist të Dakaos në Gjermani dhe si mundi që të lirohej prej andej? Si u kthye ai në Shqipëri në tetorin e vitit 1945 dhe përse u dënua me 18 vite burg, duke u akuzuar si agjent i anglo–amerikanëve? Si mundi ai që të arratisej nga Dega e Punëve të Brendshme e Fierit në ditët e para të gushtit të vitit 1961 dhe si e kaloi kufirin për në Greqi? Çfarë i kërkuan atij në Athinë dhe si mundi ai që ta fitonte azilin politik për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kush ishin krerët antikomunistë shqiptarë që organizuan “Fronin e Rezistencës” dhe përse dështoi “aventura shqiptare” e Abdyl Banushit dhe atentati ndaj Enver Hoxhës në paradën e madhe të 30 vjetorit të çlirimit në 29 nëntorin e vitit 1974? Cili ishte njeriu që e shoqëroi dhe e tradhtoi Abdyll Banushin në misionin e tij të fundit në Shqipëri, gjë e cila bëri që ai të binte i gjallë në duart e forcave shqiptare të kufirit në afërsi të Hanit të Hotit, pas së cilës ai do të izolohej në burgun e tmerrshëm të Burrelit, deri në shembjen e regjimit komunist në 1991-in? Lidhur me këto dhe mjaft ngjarje e fakte të tjera, na njeh intervista ekskluzive që na ka dhënë z. Banushi, disa vjet më parë, e cila do jetë në gjashtë numra radhazi, duke filluar nga sot.

Zoti Banushi, çfarë ndodhi me ju pas lirimit nga burgu i parë?

Pasi kisha vuajtur dënimin duke kryer 15 vite burg në kampet e Vloçishtit, Kënetës së Maliqit dhe në burgun e Burrelit, u lirova prej andej më datën 10 shkurt të vitit 1961 dhe shkova pranë familjes sime në fshatin Golem të Gjirokastrës, ku erdhën disa policë nga Dega e Punëve të Brendshme e Gjirokastrës, të cilët më thanë se duhej të shkoja me ta, pasi më ishte dhënë masa e internimit, me motivacionin:

“I pa reabilitueshëm”. Sipas urdhrit të dhënë, ata më morën dhe më çuan në qytetin e Fierit, ku unë shoqërohesha vetëm me Sejfulla Malëshovën. Pas pak ditësh, më 8 gusht të po atij viti, ndërsa isha duke shëtitur me Sejfullanë, më arrestuan përsëri dhe më izoluan në një nga qelitë e Degës së Brendshme të Fierit, pa ma komunikuar se për çfarë më kishin arrestuar. Po atë natë kur akoma nuk më kishin marrë në pyetje, unë munda që të sharroja hekurat e frëngjisë me anë të një sharre të vogël që nuk ma gjetën dot në xhep gjatë kontrollit që më bëri polici i shërbimit. Pasi zbrita nga dritarja, dola nga porta kryesore e Degës, gjoja si punëtor i saj, duke i uruar policit natën e mirë. Pas arratisjes time dhe pasi mora disa dokumenta e 16.000 lekë (të vjetra) që kisha kursyer, u nisa me një makinë në drejtim të Beratit dhe prej aty me një kamion tjetër për në Gjirokastër. Po atë natë kalova Malin e Buretos dhe u arratisa për në Greqi.

Si munde ta kaloje kufirin dhe ku shkuat pasi kaluat në tokën greke?

Për të shkuar drejt kufirit shtetëror me Greqinë, kalova nëpër male dhe me shumë mundime dola në tokën greke, pa u kuptuar nga ushtarët tanë, të cilët më kaluan fare pranë me gjithë qenin e kufirit. Aty shkova në drejtim të një kishe, ku pak më vonë më erdhën dhe më morën disa ushtarë grekë, të cilët siç duket u njoftuan nga priftërinjtë që shërbenin aty. Me një makinë të mbyllur ushtarake, më dërguan Janinë, ku për katër muaj i’u nënshtrova procedurave hetimore. Me datën 12 dhjetor 1961 nga Janina më çan në Athinë, pasi sipas rregullit, të gjithë emigrantët antikomunist, duhej të merreshin në pyetje nga zyrat e CIA-s dhe KIP-t grek.

Për çfarë ju pyetën në këto zyra?

Përveç formaliteteve të zakonshme, ata më pyetën për bindjet politike që kisha, mbi të burgosurit e Burrelit ku kisha vuajtur dënimin, Ministrinë e Drejtësisë, për Enver Hoxhën, si dhe për Tomorr Xhafer Ypin, që kishte qenë atashe tregtar i Shqipërisë gjatë luftës në Greqi, për të cilin flisnin me mjaft simpati se kishte ndihmuar popullin grek me ushqime.

Çfarë ju thanë për Enver Hoxhën?

Oficeri amerikan më tha se: Enver Hoxha ishte një mosmirënjohës ndaj amerikanëve, për arsye se u kishte kthyer shpinën, në një kohë që ata e kishin ndihmuar gjatë Luftës.

Zoti Avdul, si munde të largoheshe nga Greqia për në SHBA?

Në 10 dhjetor të vitit 1961, nga Athina ku më bënë procedurat hetimore, më çuan në kampin e Llavros-it ku ndodheshin shumë emigrant politikë nga vende të ndryshme të Evropës Lindore. Atje ishte një komision i posaçëm që merrej me kordinimin e tyre dhe nëpërmjet atij komisioni, unë fitova të drejtën për të shkuar në SHBA-ve si azilant politik. Pas kësaj më 11 dhjetor 1961, u nisëm me një anije nga Porti i Patras dhe më 31 maj 1962 mbërritëm në Neë York.

Me çfarë u morët fillimisht në SHBA-ve?

Nëpërmjet disa miqve të mi shqiptarë që i kisha telefonuar më parë nga Greqia, u sistemova në punë si kamarier dhe më pas me ndihmën e Profesor Stavro Skëndit, përfundova shkollën në “Robert Kolexh”.

A u angazhuat në partitë politike të mërgatës antikomuniste që vepronte në SHBA?

Që kur shkova në SHBA-ve, pashë se mërgata antikomuniste shqiptare ishte shumë e përçarë dhe kishte tre parti të ‘Ballit Kombëtar’, tre të ‘Legalitetit’ dhe një të ‘Bllokut Indipendent’. Ndonëse pata shumë oferta nga krerët e tyre për të aderuar në ato parti, si fillim unë qëndrova disi i mënjanuar prej tyre.

A i ndiqje zhvillimet politike që ndodhnin në botë e në Shqipëri?

Patjetër, zhvillimet politike në botë dhe në Shqipëri, ndiqeshin me mjaft inters nga e gjithë mërgata politike shqiptare. Në janarin e vitit 1971 kur filluan në Varshavë bisedimet amerikano-kineze, ne i pritëm me mjaft interes. Ky interes na u shtua së tepërmi nisur dhe nga fakti se qeveria shqiptare nuk e priti mirë atë lajm dhe ishte tepër e shqetësuar për ç’ka po ndodhte me Kinën, që e kishte të vetmin shtet mik ku mbështetej. Pas kësaj në mes Shqipërisë e Kinës nisën kontraditat e para, gjë e cila në atë kohë dukej se i interesonte edhe amerikanëve.

Ku e shikonte mërgata politike shqiptare interesin konkret në bisedimet amerikano – kineze?

Kur nisën ato bisedime ishte më se e natyrshme se nuk mund të mos kishte një rishikim të politikës amerikane edhe ndaj Shqipërisë, prandaj mërgata politike shqiptare i ndiqte me mjaft interes ato zhvillime.

Ku konsistoi realisht rishikimi i politikës amerikane ndaj Shqipërisë, pas kontraditave të para të Tiranës zyrtare me Pekinin?

Hapi i parë që ndërmori qeveria amerikane, ishte veprimi për të shpërndarë Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Nga shumë prej nesh ky veprim u keqkuptua, por ai ishte një hap i zgjuar i SHBA-së për përmirësimin e mardhënieve të Ëashingtonit me Tiranën zyrtare. Por Enver Hoxha ishte tepër kokëfortë dhe ai jo vetëm që nuk kishte ndërmend të përmirësonte marrëdhëniet me SHBA-ve, por përkundrazi, u acarua dhe me Kinën që po i afrohej Amerikës. Si rezultat i këtij qëndrimi që mbajti Tirana zyrtare, amerikanët kundër vepruan duke rinjohur Komitetin “Shqipëria e Lirë” dhe duke e financuar atë. Pas kësaj, pati një ripërtëritje të të gjithë organizatave që përbënin atë Komitet dhe qeveria amerikane, duke e njohur si të vetmin përfaqësues të emigracionit antikomunist në Botën Perëndimore, e përkrahu atë dhe politikisht.

Pas rinjohjes së Komitetit “Shqipëria e Lirë”, çfarë hapash ndërmori ai?

Me rinjohjen e Komitetit, ish-Kryetari i saj Dr. Rexhep Krasniqi, Prof. Vasil Gërmenji, ish-zv/kryetar i Komitetit “Evropa e Robëruar” dhe disa të tjerë, vendosën që të krijonin organizatën “Fronti i Rezistencës Antikomuniste Shqiptare”, e cila kuptohet do të ishte ilegale. Pas këtij vendimi u morën kontakt (me telefona e fax) me disa grupe emigrantësh shqiptarë antikomunistë në SHBA-ve, Francë, Bruksel, Romë, etj., të cilët pranuan të anëtarësoheshin aty dhe filluan krijimin e komisioneve.

Pse do krijohej në mënyrë ilegale kjo organizatë?

Organizata ishte ilegale, sepse për të qenë legale duhej marrë leja e nevojshme në bazë të programit që paraqisje. Për ta bërë atë legale, Prof. Vasil Gërmenji shkoi në Ëashington dhe takoi zv/Sekretarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin, z. Zhosef Shishko, të cilit i parashtroi planin e organizatës. Z. Shishko i tha Gërmenjit që: hë për hë nuk duhej bërë asnjë veprim. Në atë takim merrte pjesë dhe majori Tomas Smith, i ngarkuar me emigracionin antikomunist shqiptar, i cili e dinte mjaft mirë gjuhën shqipe dhe e fliste në dialektin shkodran. Ai kishte jetuar disa vite në Shqipëri, pasi babai i tij kishte shërbyer si Konsull në Shkodër, në kohën e Zogut. Z. Smith i tha Vasilit, se organizata që kishin krijuar, nuk kishte asnjë platform politike dhe ishte organizatë terroriste. Dhe si e tillë, ajo nuk mund të pranohej as për parti politike, sepse ishte Front, nga që kishte katër parti të tjera brenda.

LEXO EDHE:  Foto/ Fëmijët nuk kanë një raport të mirë me dasmat

LEXO EDHE:  Bukuroshet shqiptare bëhen bashkë/ Angela Martini dhe Xhesika Berberi më seksi se kurrë



Pas refuzimit për njohjen e “Frontit të Rezistencës” si u veprua nga krerët e saj?

Edhe pse autoritetet amerikane nuk pranuan ta njihnin “Frontin e Rezistencës”, ajo e vazhdoi aktivitetin e saj në mënyrë ilegale. Hapi i parë ishte organizimi i mbledhjes së pesë partive shqiptare në Madrid të Spanjës në vitin 1972. Kjo gjë u morr përsipër nga Leka Zogu, i cili ndërhyri tek shoku i tij i shkollës, Princi trashëgimtar Huan Karlos, që ai të bisedonte me gjeneralin Franko. Në takimin e dytë që pati Leka Zogu me Princin Huan Karlos, ai e pyeti se sa emigrant shqiptarë ndodheshin jashtë Shqipërisë, Leka i’u përgjigj se që nga viti 1944 e deri në atë kohë, në gjithë Perëndimin duhet të ishin 15.000 vetë të arratisur. Pas kësaj, Lekës i’u dha e drejta që në gushtin e vitit 1972, të bënte një mbledhje në Madrid, me të gjithë krerët e partive politike shqiptare në Perëndim.

Kush mori pjesë në atë mbledhje dhe çfarë dini rreth saj?

Me sa më kujtohet kjo mbledhje u mbajt në korrik të vitit 1972, Partia e Ballit Kombëtar u përfaqësua me Prof. Vasil Gërmenjin, Hasan Dosti i Partisë ‘Balli Kombëtar Agrar’, dërgoi zv/ e tij Petraq Ktonën, ‘Legaliteti’, dërgoi Fuat Myftinë, ‘Blloku Indipendent’, Ismail Vërlacin e Ndue Pjetër Gjomarkajn, ‘Balli Kombëtar’ i Ali Këlcyrës dërgoi juristin Halim Begeja, ndërsa Partia e Ballit të Abaz Ermenjit, më duket se u përfaqësua nga vetë Ermenji. Aty u diskutua mundësia e bashkimit të këtyre partive në një front të përbashkët dhe krijimi i një qeveria demokratike në emigracion. Kjo qeveri do të ishte e tipit perëndimor dhe do të udhëhiqte të gjitha veprimet për përmbysjen e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës.

Nga sa më pati treguar Prof. Vasil Gërmenji, gjatë mbledhjes, dikush propozoi që në krye të forcave të armatosura që do të zbarkonin në Shqipëri, të vihej Leka Zogu, meqenëse ai kishte mbaruar shkollat ushtarake. Mirëpo ky propozim u kundërshtua nga njëri prej eksponentëve ballistë dhe si përfundim mbledhja dështoi. I gjithë problem i krerëve antikomunistë shqiptar që solli dhe përçarjen ndërmjet tyre, ishte se kush do të merrte “timonin” e Frontit të Bashkuar kur të rrëzohej Enver Hoxha.

Ç’u bë pas dështimit të asaj mbledhje, pati tentative për t’u bashkuar përsëri?

Në fund të mbledhjes së Madritit, Vasil Gërmenji propozoi që të zhvilloheshin përsëri tratativa që të arrihej marveshja dhe mbledhja të zhvillohej në selinë e Komitetit “Shqipëria e Lirë” (Manhattan, 34 rrugët Lexington Avenue, në Neë York) ku ne kishim katër zyra, që ishin trashëguar që nga viti 1949, prej Mit’hat Frashërit. Në atë mbledhje që drejtohej nga Vasil Gërmenji, Stavro Skëndi, Rakip Frashëri, Dr. Hamdi Uruçi, Athanas Gega etj., mora pjesë edhe unë.

Aty u shpall krijimi i organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste Shqiptare” dhe u vendos që të mbahej një tubim i madh ku të merrnin pjesë të gjithë ata që ishin të gatshëm të luftonin për rrëzimin e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Pas kësaj në shtatorin e vitit 1973, u mbajt një mbledhje tjetër shumë më e zgjeruar, ku me propozimin e Dr. Rexhep Krasniqit, kryetar i “Frontit të Rezistencës” u zgjodh Vasi Gërmenji, ndërsa zëvëndës i tij, Stavro Skëndi. Si këshilltar të tyre, Krasniqi propozoi veten e tij e Rakip Frashërin, ndërsa mua më propozoi sekretar organizativ të asaj organizate. Pas zgjedhjes sonë, u zgjodhën dhe nëntë sekretarë organizativ lokal me banim në shtete të ndryshme të SHBA-ve, ku jetonin e punonin shumë shqiptarë. Dy sekretarë të tjerë do të ishin në Kanada dhe shtatë të tjerë në shtetet e ndryshme të Europës, ku kishte mjaftë emigrant politikë shqiptar.

Kush ishte Avdul Hakan Banushi?

Abdul Banushi u lind në vitin 1927 në fshatin Golem të krahinës së Kurveleshit të Gjirokastrës. Pas mbarimit të shkollës fillore në fshatin e tij të lindjes, Avdyli ndoqi mësimet në gjimnazin e qytetit të Durrësit. Ndërsa gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), e gjithë familja e tij u lidh me Lëvizjen Antifashiste dhe baba i tij, Hakani, u inkuadrua në rreshtat partizane në Brigadën e V-të Sulmuese, Avduli u angazhua në radhët e organizatës nacionaliste të “Ballit Kombëtar”, në qytetin e Durrësit.

Duke qenë një nga eksponentët kryesorë të Rinisë së Ballit Kombëtar në atë qytet, gjatë vitit 1943, ai morri pjesë në disa demonstrata antifashiste të organizuar nga rinia nacionaliste e rrethit të Durrësit. Më 23 nëntor të vitit 1943, ai u arrestua nga gjermanët dhe shkak për këtë, u bënë dokumentat e SIM-it italian, (ku ai figuronte si pjesmarës aktiv në disa demonstrata), të cilat pas kapitullimit të Italisë, ranë në duart e forcave gjermane që morën menjëherë nën kontrollin e tyre të gjitha qytetet dhe zyrat ku kishin qenë forcat ushtarake italiane.

Nga qyteti i Durrësit ku ai u izolua fillimisht nga ana e forcave gjermane, së bashku me 73 persona të tjerë po nga ai qytet, u dërguan në burgun e Tiranës. Pas disa kohësh, së bashku me një grup të madh të burgosurish, Avdul Banushi u dërgua për në kampin gjerman të Prishtinës në Kosovë dhe prej andej, ata u transferuan për në burgun e ,Landsberger i cili ndodhej në një kështjellë mesjetare në krahinën e Bavarisë.

Në atë burg ku kishte edhe shumë shqiptarë të tjerë, Avdul Banushi qëndroi deri në tetorin e vitit 1944, ku i transferuan përsëri për në kampin e Dakaut, ai punoi në hapjen e llogoreve, që gjermanët filluan t’i ndërtonin, për t’u mbrojtur nga tanket e forcave aleate anglo-amerikane, që po i afroheshin kampit ato ditë. Më 14 prill të vitit 1945, Avdul Banushi së bashku me të burgosurit e tjerë të atij kampi të shfarosjes në masë, mundën të liroheshin prej aty me ndihmën e anglo-amerikanëve dhe u nis duke udhëtuar për në drejtim të Italisë.

Pasi mbërriti në gadishullin Apenin, me ndihmën e anglo-amerikanëve, Banushi u sistemua në Kampin e Rexhio-Emilias, ku asokohe ndodheshin edhe dhjetra shqiptarë të tjerë që ishin larguar nga Shqipëria si emigrant politikë në fundin e nëntorit të vitit 1944, për t’i shpëtuar hakmarrjes së komunistëve të Enver Hoxhës.

Pas disa ditësh qëndrimi në atë kamp ku ndodheshin edhe pjesa më e madhe e krerëve kryesorë të organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar” dhe ata të “Lëvizjes së Legalitetit” me në krye Mit’hat Frashërin dhe Abaz Kupin, Avdul Banushit i doli emri për t’u kthyer në Shqipëri, sipas kërkesës që ai vetë kishte bërë me shkrim. Pak orë para nisjes për në Shqipëri, ish-Prefekti i Gjirokastrës, Rasim Babameto, si patriot (bashkëqytetar) që e kishte, i dha një letër Avdulit, që t’ua dërgonte njerëzve të familjes së tij që jetonin tek Pallatet “Shallvare” në Tiranë. Më 20 tetor të vitit 1945, kur Avduli me disa shqiptarë të tjerë që kishin kërkuar për t’u riatdhesuar, mbërritën me një avion të vogël në aerodromin ushtarak të Laprakës në periferi të Tiranës, ata i’u nënshtruan një kontrolli të rreptë nga rojet partizane që ishin aty si efektiva të strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pasi i’a sekuestruan letrën e ish-Prefektit Babameto, rojet partizane e lanë të lirë Avdulin dhe ai u nis drejt fshatit të tij të lindjes, në Golem të Gjirokastrës. Por ndërsa ai nuk ishte çmallur mirë me prindërit, vëllezërit e motrat, aty mbërritën disa efektivë të forcave policore nga Gjirokastra, të cilët “në emër të popullit” e arrestuan dhe me një makinë të mbyllur e sollën në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit në Tiranë.

Mbas një procesi hetimor që zgjati rreth 18 muaj, Avdul Banushi doli në gjyq dhe u dënua me 18 vjet burg politik, duke u akuzuar për “veprimtari armiqësore në bashkëpunim dhe si agjent i anglo-amerikanëve”. Arsyeja e vërtetë e dënimit të Banushit ishte pjesmarrja e tij me forcat e organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”, ndërsa si pretekst u gjet letra që i kishte dhënë atij Rasim Babameto në kampin e Rexhio-Emilias. Pasi vuajti dënimin në kampin e Vloçishtit dhe Kënetën e Maliqit në rrethin e Korçës e pjesën më të madhe në burgun e Burrelit, Avduli u lirua më 10 shkurt të vitit 1961, pasi kishte fituar disa vjet ulje nga amnistitë e dhëna në atë kohë.

Pas lirimit nga burgu, ai u kthye në shtëpinë e tij në fshatin Golem të Kurveleshit, ku nuk qëndroi shumë kohë i lirë, pasi e morën dhe e internuan në qytetin e Fierit, ku pas disa ditësh (më 8 gusht të atij viti), e arrestuan përsëri dhe e izoluan në një nga birucat e Degës së Punëve të Brendshme të atij qyteti, nga ku ai mundi të arratisej që natën e parë. Po atë natë, ai u nis në drejtim të rrethit të Gjirokastrës dhe që andej ai kaloi kufirin shtetëror, duke u arratisur për në Greqi. Pas disa kohësh qëndrimi në kampin e Llavrios, ai mundi që të fitonte statusin e azilantit politik dhe të shkonte në Perëndim.

Më 31 maj të vitit 1962, Banushi mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u sistemua me punë dhe gjithashtu ndoqi studimet e larta universitare duke u diplomuar për Inxhinieri Mekanike. Gjatë qëndrimit në SHBA-ve ai u angazhua në radhët e mërgatës politike shqiptare dhe në vitin 1974-75, ai hyri disa herë ilegalisht në Shqipëri me misionet sekrete, të cilat ishin organizuar nga ana e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, me qendër në Neë York.

Më 8 prill të vitit 1975, Avdul Banushi u kap nga ana e forcave të Sigurimit të Shtetit, teksa ai ishte futur në brendësi të kufirit shqiptar në afërsi të Hanit të Hotit. Kapja dhe arrestimi i tij u bë me anën e një gracke që ishte përgatitur e përpunuar deri në detaje nga vetë ish-Ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Kadri Hazbiu.

Edhe pse u mbajt për rreth dy vjet i izoluar në një nga qelitë e ‘Repartit 313’ (Burgu i Tiranës), i futur në një arkivol, ku merrej në pyetje nga vetë ministri Kadri Hazbiu e zv/ministri Feçor Shehu, Banushi nuk pranoi asnjë nga akuzat që i bëheshin si “agjent i amerikanëve” që ishte dërguar në Shqipëri me mision sekret nga CIA. Pas kësaj ai doli në gjyq ku u dënua me 25 vjet heqje lirie dhe u dërgua për të vuajtur dënimin në burgun e Burrelit, nga ku mundi të lirohej vetëm në vitin 1991, me të fundit të burgosur politik që lanë qelitë e atij regjimi, që ishte në grahmat e fundit. Pasi doli nga burgu, ai u rikthye në qytetin e Gjirokastrës, ku krijoj familje dhe aty jetoi me bashkëshorten dhe vajzën, deri sa ndërroi jetë në vitin 2010./Memorie.al

LEXO TE PLOTE

Histori

Me kamerdare drejt Korfuzit/ Historia e pabesueshme e 31-vjeçarit dhe dënimi nga regjimi

Publikuar

-

Nga

Ëndrra e shqiptarëve për t’u larguar nga Shqipëria i detyronte ata të përdornin çdo lloj mjeti të mundshëm që mund të gjenin. Një aventurë të pazakontë ndërmori edhe 31-vjeçari nga Himara Aleks Bala, i cili mendoi një ditë feste si data 29.11.1988, si çastin më të përshtatshëm për t’u larguar nga deti. Ai u nis nga gjiri i Llamanit, me mjetin lundrues në drejtim të Korfuzit, por u pikas nga forcat e kufirit kur ishte 1.3 milje larg. Megjithëse iu bë thirrje, u tregua i vendosur të vijonte lundrimin. U akuzua në bazë të neneve 47/gj, 31/1, 25 të Kodit Penal. Në arsyetimin e vendimit thuhej:

“Nga hetimi gjyqësor doli e provuar se i pandehuri Aleks Bala, qysh në vitin 1987, ka pas siguruar një kamerdare zetori të cilën e ka mbajtur të fshehur në banesën e tij. Më vonë, për punimin e mendimit të tij kriminal ka përgatitur dhe një copë dërrase në formën e bazamentit të një barke dhe pasi ka marrë të gjitha masat e nevojshme për formimin e një varke të thjeshtë të gomuar, ka vendosur të realizojë arratisjen jashtë shtetit me anën e detit për në Greqi”.

U theksua se rrezikshmëria e tij prekte “marrëdhënien shoqërore të një rëndësie të veçantë”, “për mbrojtjen e shtetit të diktaturës së proletariatit, të pavarësisë kombëtare, fuqinë mbrojtëse dhe sigurimin e jashtëm të Republikës sonë”. U quajt i pandehur me “rrezikshmëri të madhe shoqërore”.

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/ Detajet e arrestimit të ish gjyqtarit, përplaset me policinë

LEXO EDHE:  Çmenduaria e rrjeteve sociale nuk ka të mbaruar/ Bën selfie teksa hidhet para trenit

Në pretencën e tij prokurori, u tregua tejet i ashpër. Midis të tjerash deklaroi në këtë proces:

“Partia dhe shoku Enver vazhdimisht kanë treguar një kujdes të veçantë për edukimin e rinisë për të patur kurdoherë një rini të pastër moralisht e të brumosur me ideologjinë marksiste-leniniste. Por s’duhet të harrojmë na mëson partia se rinia ka qenë dhe mbetet gjithnjë objekti i veprimtarisë së të gjithë armiqve.



Armiqtë e brendshëm e të jashtëm bashkërendojnë veprimtarinë e tyre me anë të presionit të ideologjisë borgjezo-revizioniste, të helmatisin ndërgjegjen e rinisë.

Pre e këtij presioni të ideologjisë borgjeze e revizioniste është bërë dhe i pandehuri  Aleks Bala, i cili është karakterizuar në punë e shoqëri me sjellje e veprime që i kundërvihen moralit tonë komunist.

I pandehuri dhe pse ka kryer dhe më parë vepër penale dhe ishte duke kryer vuajtjen e dënimit, iu dha mundësia nga organet e drejtësisë të reflektonte dhe të riedukohej në gjirin e shoqërisë, të mos izolohej nga shoqëria e familja. Këtë ndihmesë, i pandehuri nuk e vlerësoi, por qëndroi konsekuent në rrugën e tij armiqësore i vendosur për ta realizuar”.

Gjykata Popullore e Rrethit Vlorë, me vendimin nr.231, datë 5.12.1988, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 16 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtës zgjedhore prej 5 vjetësh. Kamerdarja e zetorit dhe puntoja iu dorëzuan NPA Vlorë. Aleksi u lirua më 6.2.1991 si pasojë e ndryshimeve demokratike që ndodhën./Kujto.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: