Vetingu
Pesë apartamente dhe borxh me interes babait/ Gjyqtari që doli në përgjimet e Prokurorisë

Në vitin 2012 gjyqtari i Tropojës, Sami Ujkashi u dërgua në gjyq nga Njësia Task-Forcë, së Prokurorisë së Tiranës me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike.
Ujkashi akuzohej për një ngjarje që kishte lidhje me kohën kur kishte punuar si avokat në Durrës, para se të emërohej si gjyqtar në vitin 2010. Gjatë kësaj kohe, teksa Prokuroria e Durrësit përgjonte një grup personash të dyshuar për afera korruptive, ku kishte dalë edhe emri i gjyqtarit Ujkani, si negociator për një të dënuar.
Sipas akuzës, Ujkashi, me cilësinë e avokatit, ka pranuar shumën prej 50.000 eurosh me qëllim që të ushtronte ndikim të paligjshëm në Gjykatën e Apelit Shkodër. Në biseda, të hetuarit, flisnin për ndërhyrje në gjykatë dhe KLD për lirimin e një shtetasi të dënuar për vrasje dhe i dënuar mbi 20 vjet burg.
Prokuroria kërkoi një vit burg për Ujkashin, duke u mbështetur në përgjime dhe dëshmi, por Gjykata e Tiranës, në vitin 2013 e shpallën të pafajshëm.
Dhe në këtë mënyrë Ujkashi u rikthye në sistemin e drejtësisë, duke marrë dhe pagat për vitet që ka qëndruar i pezulluar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Për gjyqtarin Sami Ujkashi, i cili është jo pak i lakuar nga mediat për vendime gjyqësore të çuditshme si në rastin e Hec-it në Valbonë, sapo ka nisur procesi i rivlerësimit.
CNA.al ka hedhur dritë mbi pasurinë e tij, që në disa vite është e paqartë se çfarë ka deklaruar.
Ai thotë se posedon një apartament, 120 m2 në Shkodër, me vlerë 78 000 euro, një shtëpi banimi 118 m2 me vlerë 50 000 euro, një apartament 66 m2 sëbashku me prindërit dhe një apartament 116 m2 në Shkodër me vlerë 56 000 euro, që e deklaron bashkëshortja.
Gjithashtu ai posedon tre makina, Renault 10 000 euro, Renault Laguna, 2 090 euro dhe një Mercedez, 250 000 lekë.
Ai deklaron dhe një kredi 50 000 euro, por me kalimin e viteve nuk e saktëson, diku, diku ndërron monedhën, dhe shifra që kishte për të shlyer në vend që të ulej, në vite bëhej më e lartë.
Nuk dihet nëse ka marrë kredi të dytë apo është një deklarim i qëllimshëm për të hedhur mjegull mbi pasurinë e tij. Fillimisht gjyqtari deklaron se i kishte dhënë borxh të atit me interes. Bëhet fjalë për shumën 80 000 lekë me interes 7 përqind, por nuk e përmend në asnjë deklarim. Dhe sërish më vonë deklaron se i ka dhënë hua dhënë babait, 10 000 000 lekë dhe vijon të mbajë të njëjtën linjë si me borxhin e parë, pasi nuk i përmend më në asnjë deklaratë.
Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë që ka deklaruar vetë, gjyqtari Sami Ujkashi.
Viti 2011 (Deklarata fillestare)
Ap 120 m2, në Shkodër, blerë në vitin 2008, pjesërisht me kredi. Vlerë totale 78 000 euro. Paguar në dorë 25 000 euro.
Autoveturë Renault 10 000 euro.
Subjekti deklarues I ka dhënë hua babait, 80 000 lekë me interes 7 përqind, për të blerë një dyqan.
Të ardhura të subjektit deklarues si avokat 125 000 euro.
Kredi 50 000 euro. Pa shlyer 38 000 euro.
Viti 2011 (Deklarata vjetore)
Ap 120 m2, në Shkodër, blerë në vitin 2008 me vlerë 78 000 euro.
Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 446 394 lekë.
Kredi 50 000 euro. Vijon.
Viti 2012
Shtëpi banimi 118 m2 e pa hipotekuar me vlerë 50 000 euro.
Makinë Renault Laguna, 2 090 euro.
Hua dhënë babait, 10 000 000 lekë.
I pezulluar nga detyra.
Viti 2013
I Pezulluar si gjyqtar.
Kredi 50 000 euro. Pa shlyer 29 000 euro.
Paga e bashkëshortes 500 euro.
Viti 2014
Shtëpi banimi 120 m2.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë për vtin 2014, 1 084 317 lekë dhe dietat 22 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë për vtin 2013 kur ka qenë i pezulluar, 805 294 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë për vtin 2012 kur ka qenë i pezulluar, 801 900 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë për vtin 2011 kur ka qenë i pezulluar, 963 885 lekë.
Të gjitha këto të ardhura janë dhënë me vendim të KLD.
Kredi. Paguar 4 020 euro dhe pa paguar 38 000 euro.
Të ardhura nga aktiviteti privat I bashkëshortes, 230 212 lekë.
Fitimi nga aktiviteti I bashkëshortes 86 650 lekë.
Viti 2015
Shtëpi banimi 120 m2.
Autoveturë, Mercedez, 250 000 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat I bashkëshortes, 136 800 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 1 352 813 lekë.
Të ardhura të prapambetura subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, nga vitet e mëparshme, 520 200 lekë, 801 900 lekë dhe 805 294 lekë.
Vazhdon kredia.
Viti 2016
Shtëpi banimi 120 m2.
Autoveturë, Mercedez, 250 000 lekë.
Ap 66 m2. Bashkëpronar me prindërit. Vlera është 27 545 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 115 773 lekë.
Vazhdon kredia.
Bashkëshortja deklaron ap 116 m2 në Shkodër me vlerë 56 000 euro.
Të ardhura nga aktiviteti privat I bashkëshortes, 283 200 lekë.
291 euro në emër të djalit.
Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 1 392 285 lekë.
Vazhdon kredia.
Të ardhura nga aktiviteti privat I bashkëshortes, 721 600 lekë.
Viti 2018
Shtëpi banimi 120 m2.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 1 474 980 lekë.
Vazhdon kredia. Pa shlyer 28 946 68 euro.
Të ardhura nga aktiviteti privat I bashkëshortes, 943 989 lekë.
Bashkëshortja deklaron shpenzime tatimore, 512 300 lekë.
Bashkëshortja deklaron fitimin, 431 689 lekë./CNA.al