LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasen pesë makina në rrugën e “Rinasit”/ Plagosen dy persona

29 Dhjetor 2020, 19:14, Kronika CNA
Përplasen pesë makina në rrugën e “Rinasit”/

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e ?Rinasit?.

Mësohet se pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës, ndërsa blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

?Më datë 29.12.2020, në rrugën e ?Rinasit?, dyshohet si pasojë e lagështirës janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 2 shtetas, të cilët po dërgohen në ambulancë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes?, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga