LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peleshi ministër i Mbrojtjes/ Kikia: Strategji politike e Ramës për zgjedhjet e 25 prillit

29 Dhjetor 2020, 14:02, Politikë CNA
Peleshi ministër i Mbrojtjes/ Kikia: Strategji politike e Ramës

Gazetari Mentor Kikia vendosjen e Niko Peleshit si ministër të Mbrojtjes e quan një lëvizje politike të Ramës që do i shërbejë për zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetari theksoi në Euronews Albania se Peleshi është një figurë e rëndësishme politike në qarkun e Korçës dhe kjo do i shërbejë Ramës në zgjedhjet e ardhshme.

?Nuk mendoj që ministria e Mbrojtjes ishte në një moment të rëndësishëm historik, ku pritej ndonjë reformim i thellë i infrastrukturës së këtij institucioni, për të justifikuar rikthimin e një njeriu që do mund ta përmbushte këtë mision. Më duket më shumë një rikthim strategjiko-politik për shkak se zotin Peleshi e dimë që ka qenë në postin e ministrit të Bujqësisë, është një figurë e rëndësishme politike në qarkun e Korçës. Nuk është çudi që kjo të jetë një lëvizje që i shërben zgjedhjeve për të motivuar një aktivizim më të madh të Peleshit në fushatë, sesa një nevojë reale në ministrinë e Mbrojtjes?, u shpreh Kikia.

Mentor Kika komentoi edhe dorëheqjen e Gent Cakajt nga ministria e Jashtme.

Gazetari tha se ndryshimet e fundit në qeveri janë të pajustifikuara, pasi nuk kanë një argument të momentit për të ndodhur.

?Janë ndryshme që në radhë të parë duken si të pajustifikuara sepse nuk kishin asnjë argument të momentit për të ndodhur. Por, nëse do t?i shikosh pak më vëmendje është e njëjta skemë që u përdor për largimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini. Si Shahini dhe Cakaj ishin politikanë të rinj që vinin nga Kosova?, u shpreh zoti Kikia.

Sipas tij, edhe dorëheqja e Cakajt është një strategji politike e Edi Ramës për të mos e përfshirë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai theksoi se Gent Cakaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen më herët, ku nuk u hapën negociatat me Bashkimin Europian.

?Një strategji politike kryeministrit për të mos i hedhur këta politikanë të rinj në fushatën elektorale shqiptare, të cilën ata nuk e njohin, nuk njohin shoqërinë shqiptare deri në bërthamë. Është zgjedhur mekanizimi i tërheqjes nga pushteti. Unë mendoj që zoti Cakaj nëse do kishte dhënë dorëheqjen duhet ta kishte dhënë disi më herët, kur Shqipëria nuk realizoi synimin e saj më të madh, hapjen reale të negociatave që u tha për në fillim të dhjetorit?, tha ai më tej./euronews

Lajmet e fundit nga