LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Marrëveshja Rama-Basha shkon përtej reformës zgjedhore”/ Topalli: PD është shitur tek qeveria

29 Dhjetor 2020, 16:15, Politikë CNA
“Marrëveshja Rama-Basha shkon përtej reformës

Goditja e kodit zgjedhor në Gjykatën Kushtetuese është për Jozefina Topallin goditje e pazarit të fundit të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për mbylljen e listave të kandidatëve për deputet dhe betonizimin e kontrollit mbi partitë që drejtojnë.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, akuzon liderin e opozitës dhe të mazhorancës se për muaj të tërë i mashtruan qytetarët se do të hapnin listat, të cilat në fakt qëndruan të mbyllura.

?Por ka një mijë arsye të tjera të kodit zgjedhor qe duheshin cuar në gjykatën kushtetuese sepse në fakt marrëveshja ose pazari i fundit dhe me dëmin më të madh ndaj lirisë së votës dhe lirisë së zgjedhjes është pazari që kanë bërë dy kryetarët e partive në opozitë dhe në qeveri për të cimentuar pozicionet e tyre jo vetëm për të bërë monopol forcat politike kryetarë të të cilave ata quhen, por për të bërë monopol edhe skenën e re politike për të shtuar pengesat për cdo lëvizje të re?, tha Topalli për “Vizion Plus”.

Për Topallin marrëveshja mes Ramës e Bashës shkon përtej reformës zgjedhore , dhe për këtë arsye sondazhi i fundit i institutit demokratik amerikan tregoi se 2/3 e qytetarëve janë të pakënaqur nga qeveria, por edhe nga opozita.

?Unike në botë, hyn në Guinness dhe ndodh vetëm kur opozita është e shitur tek qeveria. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që shoqëria të jetë më e pakënaqur nga opozita  sesa nga qeveria sepse ata kanë tradhtuar atë që ishte shpresa e shqiptarëve tek opozita për të sjellë një ndryshim. Ata kanë kuptuar se brenda treshes ka një riciklim ku mund të ndryshojnë drejtorët e doganave   apo tatimeve por në jetën ë tyre nuk ndryshon asgjë?, tha Topalli.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim sjell në vëmendje, se Edi Rama, Lulzim Basha e Ilir Meta janë prej dekadash në pushtet e janë përgjëgjës për situatën, ku ndodhet vendi.

?Nuk është thjesht se ekonomia jonë ka shkuar në recesion, këta 3 kryetarë të korruptuar kanë cuar demokracinë në recesion dhe kjo është një tjetër arsye e thellë për të cilën duhet ndryshuar dhe ndryshimi fillon nga largimi i 3 kryetarëve të korruptuar, u shpreh ajo.

Topalli ka një thirrje për demokratët, që t?i bashkohen Lëvizjes për Ndryshim, si rruga për t?i sjellë ata në pushtet.

?Mandatet tona do të shkojnë tek demokratët, tek  cdo qytetar që është kundër korrupsionit, që është kundër 3 kryetarëve dhe që beson se një alternativë tjetër e bën këtë shqipëri më të mirë, më pak të korruptuar?, tha Topalli./CNA.al

Lajmet e fundit nga