LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush do t’i ndalë ambiciet e Erdoganit?

29 Dhjetor 2020, 08:12, Blog CNA
Kush do t’i ndalë ambiciet e Erdoganit?

Nga Pierre Haski ?Internazionale?

Nëse do të donim të zgjidhnim një fuqi simbolike të vitit 2020, zgjedhja do të ishte në mënyrë të pashmangshme Turqia e Rexhep Tajip Erdogan. Sigurisht jo për kontributin e saj në qetësimin e tensioneve në botë. Përkundrazi, Turqia u dallua për guximin e saj strategjik, gjë që e bëri atë një fuqi të aftë të veprojë njëkohësisht në disa fronte.

Presidenti turk, ka treguar se nuk ka frikë të provokojë ata aleatë ose rivalë – nuk mund t`a themi më me siguri – të cilët në parim duhet të jenë më të fuqishëm se sa Turqia, qoftë Bashkimin Evropian, Rusia, dhe deri diku edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, Erdogan ka vazhduar që t`a forcojë kontrollin e tij politik dhe autoritar mbi shoqërinë turke, e cila po largohet çdo ditë e më shumë nga demokracia dhe sundimi i ligjit. Më 27 dhjetor, parlamenti turk, i kontrolluar nga shumica e partisë së Erdoganit (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP), miratoi një ligj që në teori duhet t?i shërbejë luftës kundër terrorizmit, por që në praktikë e kufizon më tej lirinë e OJQ-ve dhe shoqërisë civile.

Sipas drejtorit të degës turke të organizatës Amnesty International, qeveria i jep vetes të drejtën e jetës dhe vdekjes mbi OJQ-të turke apo ndërkombëtare që operojnë në vend. Erdogan, i cilësuar nga shumë analistë si një konservator islamik, e ka identifikuar kaosin e viteve të fundit si një mundësi strategjike për të rritur ndikimin e Turqisë.

Një manovër që shumë njerëzve u duket si një përpjekje për t?u kthyer në madhështinë e Perandorisë Osmane, e cila u shpërbë një shekull më parë. Ankaraja është angazhuar në operacione ushtarake në veri të Sirisë, Libisë, MesdheutLindor, si dhe në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për kontrollin e rajonit të Narogno-Karabakut. Në rastin e fundit, diferencën e bënë dronët ushtarakë, dhe të ashtuquajturat ?municione endacake? me origjinë turke, të cilat i dhanë mundësi Azerbajxhanit të korrte një fitore vendimtare. Presidenti turk mori pjesë kohët e fundit në një paradë festive në kryeqytetin azer Baku.
Javën e kaluar, Ministri turk i Mbrojtjes shkoi në Libi për t?iu përgjigjur sfidës së lëshuar nga marshalli Khalifa Haftar, udhëheqësi ushtarak që kontrollon zonën lindore të vendit, që i ka ftuar mbështetësit e tij të rrëmbejnë armët për të kundërshtuar ?pushtimin turk?.

I dërguari i Erdoganit, e quajti Haftar një ?kriminel lufte?, dhe e këshilloi atë të mos e sfidonte ushtrinë turke. Por kush mund t`a ndalë Turqinë? Erdogan e respekton ekuilibrin e fuqisë. Për shembull, kur Rusia vendosi t?i japë fund luftës në Kaukaz, Ankaraja dhe Bakuja e respektuan vullnetin e saj.
Njëkohësisht, presidenti turk luan ?si macja me miun? me Bashkimin Evropian, të cilin ai e konsideron si të paaftë për t?u imponuar për shkak të ndarjeve të saj, frikës nga emigracioni, dhe asaj që Erdogan e konsideron si një rënie të përgjithshme të kontinentit të vjetër.

E vetmja fuqi ndaj së cilës Turqia është duke u përkulur është Kina. Disa vjet më parë Erdogan denoncoi trajtimin mizor ndaj ujgurëve turqisht-folës në Kinën Perëndimore, duke e quajtur atë një ?gjenocid?.

Megjithatë, sot ajo qëndron e heshtur, dhe kjo për shkak të avantazheve ekonomike. Ndërkohë veç Kinës janë edhe Shtetet e Bashkuara. Në të kaluarën, Erdogan ka ditur të ruajë një raport të mirë me Donald Trumpin, edhe pse në fund blerja e armëve ruse i ka sjellë atij një seri sanksionesh nga Shtetet e Bashkuara.
Një nga të panjohurat e vitit 2021, ka të bëjë me orientimin e administratës së Xho Bajden në lidhje me një aleat turk, i cili është shndërruar në një ?elektron të lirë?, që është i vendosur të shohë vetëm interesat e tij. Për Erdoganin, mund të jetë e afërt ora e së vërtetës, për të verifikuar ambiciet e Turqisë si një fuqi në zhvillim./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: 

Lajmet e fundit nga