LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata Kushtetuese zyrtarisht me 7 anëtarë/ Sonila Bejtja betohet në Presidencë

29 Dhjetor 2020, 13:50, Politikë CNA
Gjykata Kushtetuese zyrtarisht me 7 anëtarë/ Sonila Bejtja betohet

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese, zonja Sonila Bejtja, para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të saj nga Kreu i Shtetit, zonja Sonila Bejtja u betua para Presidentit Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe duke u zotuar se: ?Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t?i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë?.

Kreu i Shtetit i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtares Bejtja në detyrën e saj tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Zv/kryetarja e Kuvendit, znj.Vasilika Hysi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, znj.Vitore Tusha, Avokati i Popullit, zn.Erinda Ballanca, drejtuesja e misioni OPDAT të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, znj.Michelle Lakomy, shefi i Sektorit Politik dhe i Ngarkuar me punë në Delegacionin e BE në Tiranë, z. Alexis Hupin  si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Lajmet e fundit nga