LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Duam hapjen e listave, deri tani ka pasur pazare”/ Skënderi tregon me kë do bëjë koalicion Bindja Demokratike

29 Dhjetor 2020, 18:14, Aktualitet CNA
“Duam hapjen e listave, deri tani ka pasur pazare”/ Skënderi

Bindja Demokratike dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.

Për këtë reagoi anëtari i Bindjes Arben Skënderi, i cili u shpreh se qëllimi i tyre është hapja e plotë e listave dhe shmangia e pazareve që bëhen nëpër tryeza.

Gjatë një interviste për ?Report TV?, Skënderi nuk përjashtoi edhe bashkëpunimin me partinë e Jozefina Topallit dhe Myslim Murizit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

?Ne do të hapim listat. Deri tani janë bërë pazare. Dokument me 25 faqe është në duart e Gjykatës Kushtetuese dhe tani të shikojmë se ccfarë do të bëjë. Ne besojmë në institucionet dhe jo nga tryezat e pazareve politike. Përpjekja jonë e përditshme është që vota e shqiptarëve të përkthehet realisht në votë. Marëveshje bashkëpunimi ka, është rrugës. Ne nuk do pranojmë që të shkelen parimet bazë në zgjedhje. Bindja Demokratike ka bord drejtues dhe listat që ne jemi duke përpiluar është në bashkëpunim. Nuk përjashtojmë koalicion me askënd”, tha Skënderi./CNA.al

Lajmet e fundit nga