LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çoi në Kushtetuese mënyrën si ndahen mandatet/ Murrizi: Kjo gjykatë, më politike se e para

29 Dhjetor 2020, 21:44, Politikë CNA
Çoi në Kushtetuese mënyrën si ndahen mandatet/ Murrizi:

Kërkesa e dorëzuar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese për shpërndarjen e mandateve, për Myslim Murrizin është një kërkesë që largon herësin dhe hap 100 % listat duke bërë shpërndarjen e mandateve sipas votave të marra dhe jo sipas renditjes së listës së kryetarit të partisë.

I pyetur nëse ai beson gjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Murrizi tha në ?Repolitx? se kjo gjykatë është më politike se ajo e para, ku anëtarët e saj janë shprehur hapur si besnik të një linje politike.

?Më 30 korrik u votua që subjektet duhet të kenë jo më pak se 2/3 listat e hapura që do të thotë jo më pak nuk pengohet asnjë subjekt politik ti bëjë ato 100 % të hapura. Kushtetuta përcakton dyshemenë se deri ku lejohet ai që ka qejf për ta mbajtur të hapur listën, por nuk pengon partitë ti hap 100 %.

Ne kërkojmë që të mos ketë herës për të prishur listën e  kryetarit dhe shpërndarjen e mandateve. Kjo gjykatë Kushtetuese është më politikë nga ajo që ishte, se ajo që ishte nuk vinin kaq shumë ashpërsisht besnik politike në gjykatë. Anëtarët e rinj janë ndarë nga 2.3 për secilin, Ramën, Metën, Berishën. Secili prej tyre ka pasur një qëndrim politik në të kaluarën e tyre?, tha Murrizi./CNA.al

Lajmet e fundit nga