LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE porosit të tjera doza anti-Covid/ Ursula von der Leyen: Do përdoren për të vaksinuar njerëzit në...

29 Dhjetor 2020, 20:24, Kosova & Bota CNA
BE porosit të tjera doza anti-Covid/ Ursula von der Leyen: Do përdoren

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka konfirmuar se Bashkimi Europian ka porositur edhe 100 milionë doza shtesë të Covid-19.

Në një status në rrjetet sociale, politikania gjermane ka shkruar se BE ka nevojë edhe për këtë shifër për të kryer vaksinimin e plotë të qytetarëve pjesë e BE-së.

Më tej, Von der Leyen sqaron se kjo shifër do të rritet sipas nevojës.

?Ne vendosëm të merrnim edhe 100 milionë doza shtesë të #BioNTech/Pfizer vaksina, e cila tashmë po përdoret për të vaksinuar njerëzit në të gjithë BE-në. Prandaj do të kemi 300 milion doza të kësaj vaksine, e cila u vlerësua si e sigurt dhe efektive. Më shumë vaksina do të pasojnë?, shkruan Ursula von der Leyer./CNA.al

Lajmet e fundit nga