LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen 7 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

29 Dhjetor 2020, 09:04, Kronika CNA
Arrestohen 7 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për

Arrestohen në flagrancë edhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve I.Q., 40 vjeç, sepse me Vendimin Penal Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2muaj burgim për veprën penale ?Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit?

Forcat e Posaçme ?Shqiponjat?, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 24 vjeç, pasi në rrugën ?Lord Bajron?, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.68 mg/l. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.G., 59 vjeç, pasi në rrugën ?Llazar Shapatini?, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike, ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

V.C., 23 vjeç, F.T., 29 vjeç, H.K., 28 vjeç, N.D., 39 vjeç dhe T.K., 58 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga