Connect with Us

A mund të prekemi nga Covid-19 në ashensor? Ja çfarë thonë ekspertët

Blog

A mund të prekemi nga Covid-19 në ashensor? Ja çfarë thonë ekspertët

Publikuar

-

Xhozef Alen, profesor i shkencave të ekspozimit në Shkollën e Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit, SHBA,thotë se ashensorët nuk janë aq shumë një ‘magnet’ për koronavirusin e ri sa mund ta mendojnë shumica e njerëzve.

“Unë e kuptoj që njerëzit kanë ankth gjatë përdorimit të ashensorit, sidomos në këtë kohë. Por realiteti është se ashensori është një mjedis me një rrezik të ulët për t’u prekur nga koronavirusi”– thotë Alen.

Gjatë vitit që po lëmë pas, Alen dhe kolegët e tij kanë mësuar më shumë se si përhapet koronavirusi, kryesisht përmes spërklave të frymëmarrjes, të cilat mund të qëndrojnë në ajër deri në 3 orë.

Ata gjithashtu kanë zbuluar se rreziku i ekspozimit varet nga3 faktorë kryesorë:Intensiteti (pra sa virus përhap një person në ajër), frekuenca (sa shpesh një person shkon në një hapësirë ku janë të pranishme spërklat me koronavirus) dhe kohëzgjatja (për sa kohë qëndron atje). Shumica e njerëzve i përdorin zakonisht ashensorët2 herë në ditë, dhe për më pak se 2 minuta në të njëjtën kohë. Në këto kushte, gjëja kryesore për t’u shqetësuar është intensiteti i ekspozimit, që mund të kontrollohet mjaft lehtë.

“Vër maskën, shih përpara dhe mos flit me askënd brenda në ashensor. Do të doja të shihja në çdo ashensor të afishuara këto rregulla”- thotë eksperti. Rregulli i të mos folurit është veçanërisht i rëndësishëm, pasi ashtu si të kënduarit, edhe bisedat e shkurtra prodhojnë më shumë aerosole sesa të qëndruarit në heshtje.
Riçard Korsi, dekan i inxhinierisë dhe shkencës kompjuterike në Universitetin Shtetëror të Portland që studion cilësinë e ajrit, krijoi një model të bazuar në informacionin ekzistues në lidhje me koronavirusin dhe mekanikën e ashensorit, për të parashikuar hipotetikisht kushtet e sigurisë së ashensorit.

LEXO EDHE:  Aksident në rrugën Fier-Ballsh/ Dyshohet për një viktimë

Ai zbuloi se nëse dikush qëndron vetëm për 31 sekonda pa maskë, kollitet apo flet në celular, dhe pastaj del prej andej, afro 25 për qind e grimcave të tij virale do të jenë ende në ashensor për pasagjerin tjetër, edhe pasi dyert hapen dhe mbyllen dy herë.

“Synimi kryesor i eksperimentit,ishte të tregoja se një sasi e caktuar e virusit mund të jetë e qëndrueshme në ajër përtej një personi të infektuar duke përdorur ashensorin. Unë nuk e di nëse doza viral e marrë në një ashensor është mjaft e lartë për të paraqitur ndonjë rrezik të konsiderueshëm. Por unë vetë ndoshta do të përdorja shkallët nëse është e mundur”- thotë Korsi.

Linsej Marr, eksperte e aerosolit në Virginia Tech, thotë se ka shumë ndryshime midis ndërtesave dhe “kjo varet vërtet nga ashensori”. Por Alen, që ka studiuar ventilimin e godinave dhe është bashkautor i librit “Godina të shëndetshme:Ja si ambientet e brendshme diktojnë rendimentin në punë”, pohon se “nuk ka rëndësi nëse është një ndërtesë e vjetër apo e re, ashensorët janë me rrezik të ulët nëse që të gjithë mbajnë një maskë”./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://melmagazine.com/en-us/story/elevator-covid-risk-guidelines

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Ish-Jugosllavia:Pse identiteti i përbashkët sllav, nuk e shpëtoi dot atë nga shpërbërja dhe gjakderdhja

Publikuar

-

Nga

Nga John Connelly “History Extra”

Shtetet moderne kanë lindur nga ideja e thjeshtë por revolucionare, se ato përfaqësojnë “njerëzit” më mirë se sa shtetet nga të cilat zakonisht kanë dalë perandoritë. Gjithsesi, pasi krijohen, shtetet kombëtare duhet t’u shmangen shumë sfidave.

Ata janë të qëndrueshëm vetëm për sa kohë që i shtypin rivalët brenda kufijve të tyre, që pretendojnë të përfaqësojnë popullin më mirë se ata. Shtetet-kombe të reja të krijuara një shekull më parë në Evropën Lindore, janë shembuj kryesorë të këtyre modeleve.

Jugosllavia është veçanërisht një shembull ekzemplar në këtë aspekt. Ajo u krijuar menjëherë pas Luftës së Parë Botërore si një Mbretëri kushtetuese e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve.

Jugosllavia u përball shumë shpejt me sfida, për shkak se popujt në territorin e këtij shteti të ri, kishin jetuar nën regjime të ndryshme perandorake:boshnjakët dhe shumica e serbëve nën Perandorinë Osmane, disa serbë dhe gati të gjithë kroatët dhe sllovenët nën Perandorinë Habsburgase.

Ideja që këta popuj të ndryshëm duhet të jetojnë nën një shtet të vetëm, fillimisht ishte një ide. Ajo u formua në mendjet e intelektualëve të rinj të Evropës Lindore të viteve 1820, të cilët kishin studiuar nën drejtimin e filozofëve gjermanë, dhe besonin se kombet ishin bashkësi të bashkuara nga kultura dhe gjuha.

Ata e dinin se gjuha i bashkonte popujt sllavë të jugut. Nga fshati në fshat përgjatë gadishullit Ballkanik, nga Austria deri në Detin e Zi, njerëzit e kuptonin gjuhën e njëri-tjetrin. Kjo sugjeroi një origjinë të përbashkët të fiseve sllave, të cilët ishin vendosur në këtë gadishull në shekujt VI-VII.

Filozofia pohonte se njerëzit që flisnin një gjuhë, kishin një frymë të përbashkët. Kështu popuj e vegjël sllavë të jugut, duke folur një gjuhë të caktuar, serbo-kroatishten, dukej se ishin të destinuar që të formonin kombin jugosllav.

Shteti jugosllav që kishin ëndërruar patriotët u bashkua shumë shpejt pasi u shemb monarkia e Habsburgëve, dhe politikanët kroatë dhe ata sllovenë – nga frika se Italia ose Hungaria mund të pretendonin territore që ata i konsideronin si të vetat – kishin nevojën e ushtrisë serbe për t’u mbrojtur.

Në fundin e vitit 1918, u vendos që vendet e tyre të bashkoheshin me Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, përpara se fshatarët sllovenë apo ata kroatë të pyeteshin nëse donin t’i përkisnin këtij shteti të zgjeruar. Nuk pati as kohë për të negociuar një kushtetutë që mund t’u kishte dhënë këtyre popujve autonomi të kufizuar.

Qe nga mesi i viteve 1920, ishte e qartë se diçka nuk shkonte. Në mesin e kroatëve u formua një lëvizje popullore që kërkonte pavarësi të plotë. Udhëheqësit e saj pretenduan se serbët ishin të korruptuar dhe “orientalë të turqizuar”, të cilët po e shfrytëzonin Kroacinë për synimet e tyre, duke preferuar të shfrytëzojnë kroatët “më të civilizuar” sesa të punojnë më shumë vetë.

Kombet janë “bashkësi të imagjinuara”, por më shumë ata janë në thelb kolektivitete në të cilat njerëzit i tregojnë njëri-tjetrit një histori të përbashkët mbi atë se kush janë. Deri në vitin 1925, ishte e qartë se historitë e rrëfyera nga serbët dhe kroatët ishin shumë të ndryshme. Shteti jugosllav do të drejtohej për dy breza nga Beogradi, kryeqyteti i Serbisë. Por ai nuk arriti të krijojë kurrë një grup historish të përbashkëta për të bashkuar popujt e tij. Ajo që mund të bënte ky shtet, ishte ta përdorte policinë për të shtypur kërkesat për pavarësi.

LEXO EDHE:  Kishin mbetur të bllokuar për shkak të mbylljes së kufijve/ Kthehen në atdhe 120 shqiptarët e parë

LEXO EDHE:  Përplasja mbi sundimin e ligjit, po shndërrohet në një luftë kulturore brenda BE-së

Situata ndryshoi në fundin e viteve 1980, kur lëvizjet nacionaliste u shfaqën fuqishëm në Serbi, pastaj në Kroaci, Slloveni dhe Bosnjë. Nacionalistët argumentuan se njerëzit duhej të qeverisnin vetë. Askush nuk i kishte pyetur kroatët apo sllovenët nëse dëshironin t’i përkisnin Jugosllavisë, thanë ata, ndaj kishte ardhur koha që atyre t`u njihej kjo e drejtë “demokratike”.

Në dallim nga rasti i Çekosllovakisë, shpërbërja e Jugosllavisë ishte shumë e dhunshme, pasi kufijtë e republikave nuk përputheshin me ato të kombësive.

Kur kroatët votuan për pavarësi në pranverën e vitit 1991, zonat serbe të Kroacisë Lindore e shpallën veten të pavarur si një republikë serbe. Vitin që pasoi, edhe kroatët dhe myslimanët në Bosnjë zgjodhën pavarësinë, teksa paramilitarët serbë filluan të pushtonin territorin dhe t’i vrisnin dhe dëbonin banorët jo-serbë.

Fraza “spastrim etnik”u bë më se e zakonshme. Leksioni që nacionalistët pretenduan t’u mësonin qytetarëve, ishte se jeta e një populli është e pasigurt nëse nuk garantohet ekzistenca e një shtet-kombi me kufij të sigurt. Të përhapura nga mediat e kontrolluara etnikisht, pretendimet ekstreme u bënë “fakte” ndaj të cilave duhej të reagonin të gjithë politikanët.

Serbëve iu tha se myslimanët po planifikonin të krijojnë një Bosnjë etnikisht të pastër, se do t’u përdhunonin gratë dhe do t’u skllavëronin fëmijët. Deri në vitin 1992, mbështetësit e unitetit jugosllav dukej se flisnin një gjuhë të shkëputur nga realiteti.

Në vitin 1986 organi më i lartë akademik në Beograd pohoi se serbët në Kosovë përballen me “gjenocid”. Ky ishte mesazhi që përdori diktatori serb Sllobodan Millosheviç për të ndërtuar pushtetin e tij në fund të viteve 1980, bazuar në tubime masive dhe mobilizimin e qindra mijëra njerëzve.

Por a mund të kishte mbijetuar Jugosllavia? Është e vështirë të imagjinohet një skenar në të cilin Jugosllavia mund të kishte mbijetuar, përveçse ndoshta njërit:Nëse ajo do të ishte bashkuar me BE-në përpara ngritjes së politikës nacionaliste.

Atëherë ajo do t’i përkiste një njësie të madhe që pretendonte të ekuilibronte interesat e rajoneve të saj, duke ruajtur identitetet e ndara. Kroatët ose myslimanët boshnjakë do të kishin qenë si skocezët apo irlandezët e veriut në një Mbretëri të Bashkuar para Brexit. Ndoshta Brexit e ka bërë Evropën Lindore më të kuptueshme në Britani.

Tani Irlanda e Veriut dhe skocezët mund t’i kuptojnë më mirë ndjenjat e kroatëve dhe myslimanëve që jetonin në Bosnjë në vitin 1992,kur ishin në një bashkim shumë më të vogël të dominuar nga një popull historikisht agresiv dhe perandorak si serbët.

Shënim:John Connelly, është profesor i historisë në Universitetin e Kalifornisë, dhe autor i librit “Nga njerëzit tek kombet:Një histori e Evropës Lindore”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Futbolli, fuqia e butë evropiane që politika vetëm mund ta ëndërrojë

Publikuar

-

Nga

Nga Adrien Pécout “Le Monde”

Pavarësisht nëse dëgjoni fjalimet e dikurshme të ish-presidentit francez Sharl de Gol apo ndiqni këtë javë ndeshjet e Kampionatit EvropianEuro 2020, që të dyja do t’ju tregojnë se kontinenti shtrihet nga Oqeani Atlantik deri në Malet Urale.

Deri vonë, kampionati evropian i futbollit, i njohur si “Euro”, është mbajtur kryesisht vetëm në një ose 2 vende. Por në vitin 2021, ai po organizohet nga 11 vende të ndryshme:nga Azerbajxhani (Baku) dhe Rusia (Shën Petersburg) deri në Gjermani (Mynih) dhe Itali (Romë).

Finalja e këtij viti, e planifikuar për më 11 korrik, do të zhvillohet në Londër, që sapo ka dalë nga Bashkimi Evropian. Ekzistenca kryesore politike e Evropës e ka selinë në Bruksel dhe merr formë në BE, që tani përbëhet nga 27 shtete anëtare, pasi Britania doli zyrtarisht më 31 janar 2020.

Ky numër është tashmë shumë më i vogël sesa Këshilli i Evropës ( 47 vende), organizata për të drejtat e njeriut me seli në Strasburg. Dhe është edhe më e vogël se Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA), që është organi “evropian” më i madh.

Me seli në Nion të Zvicrës, UEFA e përcakton veten si “politikisht neutrale”, megjithatë ka shumë ndikim. Ajo ka të anëtarësuar 55 federata kombëtare, 24 prej të cilave po marrin pjesë në finalet e “Euro 2020”.

Madhësia e UEFA-s është luhatur gjatë viteve, veçanërisht pas shpërbërjeve të Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavisë, të cilat sollën disa anëtare të reja. Dhe Izraeli, në fillim anëtar, madje kampion i Konfederatës Aziatike, ra viktimë e bojkotit të shumë vendeve në zonën aziatike, ndaj u bë anëtar i UEFA-s në vitin 1994.

Por të dyja Evropat, ajo sportive dhe politike, u rritën veç e veç. Pas Luftës së Dytë Botërore, Federata Ndërkombëtare e Futbollit ushtroi presion për krijimin e konfederatave kontinentale. Kështu, UEFA u themelua në vitin 1954, në të njëjtin vit me homologen e saj aziatike dhe 3 vjet para asaj afrikane.

Konfederata e Amerikës së Jugut ekziston që nga viti 1916. Në kontinentin evropian, themelimi i UEFA-s në vitet 1950 përkoi me nënshkrimin e Traktatit të Romës (1957), që i hapi rrugën themelimit të Bashkimit Evropian, me krijimin e Komunitetit Ekonomik Evropian ( KEE).

Një tjetër simbol i dashur i “evropianizimit”, festivali i këngës “Eurovision”, nisi po ashtu atë dekadë. Në nivelin politik, ndërtimi i Shteteve të Bashkuara të Evropës “u përball me mungesën e kohezionit midis popujve” thotë Uilliam Gasparini, autor i librit “Evropa e Futbollit:Një socio-histori e ndërtimit të Evropës”.

Sociologu shpjegon se Bashkimi Evropian “mbeti një çështje ekonomike dhe elitare; në zgjedhjet e para evropiane në vitin 1979, demokracia nuk kishte marrë ende formë”.Megjithatë, në kuptimin krejtësisht të kundërt, përmes popullaritetit të tij “futbolli funksionoi si një vektor i fuqishëm për evropianizimin e qytetarëve”.

Por ka qenë një proces kompleks, siç dëshmohet edhe nga titulli “Ashtu si në vitin “18” që u shfaq në faqen e parë të revistës Franceze, “L’Equipe”, kur Franca mundi Gjermaninë në ndeshjen e saj të parë në “Euro 2020”. E përditshmja sportive zgjodhi të luante me dykuptimësinë,duke iu referuar fitores së Les Bleus në Kupën e Botës 2018, por në mënyrë të nënkuptuar edhe fitoren e aleatëve ndaj Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore në vitin 1918.

LEXO EDHE:  563 të infektuar dhe 8 viktima/ Mjeku: Shifrat e raportuara sot janë të 10 ditëve më parë

LEXO EDHE:  Gënjeshtrat e mohuesve/ Ja sa është numri real i asimptomatikëve me Covid-19

Ndërsa Komuniteti Ekonomik Evropian ishte e kufizuar në 6 vende të Evropës Perëndimore, UEFAsynoi që në fillim të çlirohej nga logjika e Luftës së Ftohtë. Dhe kampionati evropian i futbollit e ilustron këtë hapje ndaj Lindjes komuniste.

Në edicionin e tij të parë, Kupa Evropiane e Kombeve bashkoi dy rivalë nga blloku socialist në finale kur Bashkimi Sovjetik mundi Jugosllavinë në Paris në korrikun e vitit 1960. Ndeshja u “luajt në një mot me shi dhe para vetëm 17.000 spektatorëve” vinte në dukje Le Monde në atë kohë.

Spektatorët e paktë në stadiumin “Parc des Princes”, patën privilegjin të admironin “Merimangën e Zezë”, portierin sovjetik Lev Jashin, i njohur për preferencën e tij ndaj veshjeve të errëta. Ashtu si në rastin e Kupës së Botës, e organizuar për herë të parë në vitin 1930 nga francezi Zhyl Rime, asokohe president i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), nisma për garën e re evropiane erdhi nga një tjetër drejtues i Federatës Franceze të Futbollit:Henri Delonei.

Me zgjerimin e mbulimit mediatik, interesi për evropianin e futbollit do të vazhdonte të shtohej gjatë dekadave. Ky kampionati do të realizonte“projektin e vjetër të një kampionati evropian që jo domosdoshmërisht synonte të ndërtonte një identitet Evropian, por që më tepër synonte të nxirrte në pah stilet e lojës, bazuar në konceptet kulturore të kombeve, me shpresën e vendosjes së një hierarkie sportive midis popujve”-shkroi Pol Dietshi, profesor i historisë bashkëkohore në Universitetin Franche-Comté, në revistën shkencore “Pôle Sud” në vitin 2017.

“Suksesi popullor i kampionatit evropian të futbollit është sot një tregues i sigurt i fuqisë së ndjenjave kombëtare”-theksoi ai. Për Dietshi, evropiani i futbollit është provë se patriotizmi miqësor dhe festiv ekziston në të njëjtën shkallë, krahas ultranacionalizmit të dhunshëm dhe agresiv.

Garat midis klubeve, të cilat organizohen po nga UEFA, ndërtojnë po ashtu peizazhin evropian. Champions League, një tjetër nismë e francezëve, është një shembull i shkëlqyer i kësaj. Historiani dhe studiuesi i sporteve Filip Vonar shkroi në të përditshmen zvicerane Le Temps se “Evropa është e përbërë nga vendet anëtare të UEFA-s”. Ai shtoi se përmes futbollit “mbeten shumë të qëndrueshme përfaqësimet mendore të gjeografisë së Evropës”.

Në vitet 1990, lëvizja e lirë e kapitalit dhe mallrave brenda tregut të përbashkët evropian u pasua nga lëvizja e lirë e futbollistëve profesionistë, që u vulos nga “vendimi mbi rastin Bosman” në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në vitin 1995.

BE përpiqet ende sot të kuptojë rolin e saj (nëse ka vërtet një të tillë) në rregullimin e këtij sporti. Rregulli i UEFA-s për një “lojë të ndershme financiare”u miratua në vitin 2010, dhe synon të parandalojë që klubet të shpenzojnë më shumë nga sa fitojnë. Megjithatë, kjo nuk ka parandaluar hiper-inflacionin e pagave që marrin lojtarët.

Dhe as përpjekjen (tani për tani të dështuar) në fillim të këtij viti nga klubet më të pasura për të krijuar një Super League vetëm për përfitimet e tyre ekskluzive. Kjo nismë ishte një kujtesë se e ardhmja e projektit evropian të futbollit është përfundimisht po aq e pasigurt sa edhe ajo politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

FBI mund t`i ketë organizuar vetë trazirat 6 Janarit në Kapitol Hill

Publikuar

-

Nga

Nga Tucker Carlson “Fox News”

Në vjeshtën e vitit 2017, CNN, botoi ​​një artikull mjaft interesant në faqen e tij të internetit. Në të rrëfehej historia e një shoferi që shpërndante pica nga Dierborn Hajts, Miçigan, Kalil Abu Rajan. Në moshën 21 vjeçare, ai ishte shumë i dëshpëruar dhe po mendonte të vetëvritej.

Ai postoi në rrjet një foto me një armë në dorë duke sugjeruar se mund të bënte xhihad. Pak më vonë mori një reagim nga një grua, për të cilën nuk kishte dëgjuar kurrë, Gada. Të dy nuk ishin takuan kurrë personalisht, por me kalimin e kohës mes tyre u krijua një marrëdhënie shumë intensive.

Gada i deklaroi dashurinë e saj Rajanit. Ata komunikuan në internet për javë të tëra. Pastaj, një ditë, Gada ndaloi së shkruari. Ajo thjesht u zhduk. Një grua e re zuri vendin e saj dhe filloi t’i shkruante Rajanit. Emri i asaj gruaje ishte Xhanah. Ajo nuk ishte e interesuar për romanca.

Ajo donte të bënte xhihad të dhunshëm. Xhanah i tha Rajan se nëse ai planifikonte të vriste veten, duhej të merrte me vete disa nga “të pabesët”.  “Kur është xhihad, ose kur bazohet në besimin tonë apo mbi një kauzë, kjo është hera e vetme që Allahu e lejon këtë gjë”-shkroi ajo.

Rajan i tha Xhanah se kishte fantazuar të vriste njerëz në kishën pranë dyqanit të tij të picave, edhe pse theksoi se ai nuk do ta bënte kurrë këtë gjë. Në fakt, ai e inkurajoi Xhanah të mos lëndonte askënd. Disa ditë pasi ai kishte shkruar gjëra të tilla, agjentët e FBI-së e arrestuan Rajan.

Në atë moment i riu mësoi se gratë me të cilat ai kishte komunikuar online nuk ekzistonin. Gada dhe Xhanah ishin profile të rreme të FBI-së. Byroja kishte shpenzuar 1 vit të tërë duke punuar për të neutralizuar të riun depresiv përmes një kurthi të ëmbël. Por gjërat nuk funksionuan deri në fund.

Pas gjithë asaj pune, FBI nuk kishte ende prova të mjaftueshme për të ngritur akuza ndaj tij për terrorizëm. Asgjë që kishte thënë Rajan nuk ishte kriminale. Ai mund të lirohej, por ata nuk mund ta linin të dilte i lirë. Kjo gjë do të ishte shumë e turpshme për qeverinë.

Kështu e akuzuan atë për “armëmbajtje pa leje, ndërsa ishte nën ndikimin e një substance narkotike”. Ai nuk qëlloi askënd dhe nuk mbante armë, e megjithatë u dënua me 5 vjet burg. 

Në përgjithësi, ishte një kapitull tërësisht i turpshëm në historinë e zbatimit të ligjit federal. CNN dukej se e kishte kuptuar që në atë kohë këtë gjë. Ndaj vuri në dukje se FBI bën më shumë sesa thjesht parandalimin e krimeve. Ndonjëherë, FBI-ja i krijon vetë krimet.

LEXO EDHE:  Gënjeshtrat e mohuesve/ Ja sa është numri real i asimptomatikëve me Covid-19

LEXO EDHE:  REPORTAZH- Mes ajrit të pastër dhe pranë liqenit/ Bashkia Pustec çel sezonin turistik me “Bike Tour” në Prespë

“Informatorët dhe agjentët nuk luajnë gjithmonë rolin e një përgjuesi pasiv. Ata mund t’i ofrojnë të dyshuarit mundësinë për të marrë pjesë në një komplot fiktiv terrori, të mbushur me bomba të rreme dhe armë të vërteta, tregojnë të dhënat e gjykatës”- thuhet në artikullin e 4 viteve më parë.

Por në fakt të dhënat e gjykatës e tregojnë se kjo është e gabuar. Një agjenci e zbatimit të ligjit nuk duhet të inkurajojë askënd që të shkelë ligjin. Është qesharake, e megjithatë agjentët e FBI-së e bëjnë vazhdimisht këtë gjë. Në një rast CNN e pranoi se kjo gjë ndodhte, dhe se ishte problem.

Por nuk do ta pranojnë më. Në fillim të kësaj jave, ne raportuam se mes atyre që sulmuan Kapitolin (Kongresin dhe Senatin Amerikan)më 6 janar 2021, kishte dhe njerëz që punonin për FBI-në. Ne nuk hamendësuam, por u bazuam në regjistrat me emrat që kishte dorëzuar vetë qeveria në gjykatë.

Dhjetëra agjentë të dyshuar të FBI-së, thonë tani se kanë kryer krime të rënda atë ditë, dhe megjithatë nuk janë akuzuar për asgjë, madje as janë identifikuar. Pse? Me gjasë pasi ata ishin në kontakt me FBI-në përpara se të kryenin ato krime. Ky është përkufizimi i korrupsionit.

Ti je duke punuar për FBI-në, prandaj nuk akuzohesh për ndonjë krim. Kjo gjë është shumë e frikshme, duke pasur parasysh klimën aktuale, dhe faktin se tashmë ngjarjet e 6 janarit po përdoren si një pretekst për t’u hequr liritë  themelore atyre amerikanëve që iu bindën ligjit. Duke pasur parasysh këtë, ne kemi të drejtën absolute të dimë saktësisht se çfarë ndodhi atë ditë, dhe rolin e FBI-së në të.

Ne besojmë se FBI kishte njerëz në terren, njerëz që sulmuan Kapitolin dhe që kryen krime brenda godinës.

Ne e kemi thënë edhe më herët, dhe FBI nuk e ka mohuar këtë. Në fakt, askush nga FBI nuk e ka komentuar këtë. Ata nuk kanë pse ta bëjnë këtë. Këto ishin disa nga “taktikat kundër-terrorizmit” që FBI praktikoi pas sulmeve të11 Shtatorit 2001.

Tani byroja ka ndryshuar fokusin e saj, dhe nuk po ndjek më ekstremizmin islamik, por FBI po përndjek kundërshtarët politikë të Xho Bajden. Ata janë terroristët vendas, për të cilët ju kanë folur shpesh. Ky është një makth, është një makth për liritë civile, dhe për vetë demokracinë. Duhet ta kishim ditur që kjo të ndodhte. Por nuk bëmë asgjë./CNA.al

LEXO TE PLOTE