LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa të sigurta janë vaksinat për Covid?/ Alimehmeti: Kompromis bëhet vetëm me efektivitet

28 Dhjetor 2020, 12:32, Sociale CNA
Sa të sigurta janë vaksinat për Covid?/ Alimehmeti: Kompromis

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se përveç sigurimit të vaksinës për Covid-19, e rëndësishme është që të kemi një plan për administrimin e saj.

Sipas mjekut, nga doza e parë në të dytën, njerëzit janë shumë pak të mbrojtur. Ai thekson se edhe pas marrjes së dozës së dytë, njerëzit duhet të vijojnë të ruhen.

?Duhet tëvaksinohet një numër i madh njerëzish. Ideja është tek mbulimi i gjerë i popullsisë?, u shpreh ai në studion e ABC.

Sa i përket kushteve të shpërndarjes dhe menaxhimit të vaksinimeve në Shqipëri, Alimehmeti tha: ?Duhet caktuar si si do thirren njerëzit, që të mos ketë grumbullime jashtë. Vendi është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe si do ta thonë.?

Dy vaksinat e certifikuar deri më tani, ajo e Moderna dhe Pfizer, janë prodhuar në një periudhë kohore relativisht të shkurtër, i pyetur nëse ky faktor nënkupton që të jetë bërë kompromis me sigurinë, mjeku epidemiolog tha se kompromis bëhet vetëm me efektivitetin.

?Arsyeja pse ekziston faza e parë dhe e dytë është që nuk shkohet në fazën e tretë pa i kaluar këto dy faza. Kompanitë nuk i kanë bërë publike të dhënat e fazave, siç bëhet zakonisht, për këtë arsye, mbetemi tek gjykimet personale. Mund të jetë edhe mungesë kohë, me sigurinë nuk bën njeri kompromis. Bëhet me efektivitetin. Në mjekësi, e para është të mos bësh dëm?Kjo nuk mbaron këtu, pastaj fillon studimi në popullatë.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga