LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plotësimi i vakancës së 7-të në Gjykatën Kushtetuese/ KED interviston kandidaten Sonila Bejtja

28 Dhjetor 2020, 08:18, Aktualitet CNA
Plotësimi i vakancës së 7-të në Gjykatën

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet ditën e sotme për të intervistuar kandidaten për Gjykatën Kushtetuese, Sonila Bejtja.

Sipas njoftimit zyrtar, KED sot interviston, vlerëson, pikëzon si dhe bën renditjen për këtë garë.

Pritet që në fund të miratohet edhe lista përfundimtare që i çohet Presidentit për dekretim. Disa ditë më parë me emërimin e Përparim Kalos nga Meta, Gjykata Kushtetuese rifitoi funksionalitetin falë plotësimit të kuorumit me 6 anëtarë. Pritet të shihet nëse brenda 2020 Gjykata Kushtetuese do të bëhet me 7 anëtarë apo do t?i lihet 2021.

NJOFTIM NGA KED

Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:
Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019
Miratimi i ekspertit per vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar per vendin vakant ne Gjykaten Kushtetuese.
Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar
? Altin Binaj
Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:
Sonila Bejtja.
Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë:
Sonila Bejtja.
Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.
Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës./CNA.al

Lajmet e fundit nga