LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Zëvendës ministri i Infrastrukturës largohet për një tjetër post

28 Dhjetor 2020, 18:19, Aktualitet CNA
Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Zëvendës ministri i

Artan Shkreli emërohet drejtori i ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë. Ai e merr këtë post, pasi ish-kreu i këtij Instituti, Agron Hysenlliu, ndërroi jetë nga Covid më 15 nëntor.

Mësohet se në vendin e Shkrelit si zv. ministër i Infrastrukturës është emëruar Gjergj Simaku.

Agron Hysenlliu ishte shtruar prej rreth 10 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi?, ku humbi jetën nga komplikacionet e virusit.

Arkitekti Shkreli ka mbajtur disa poste në qeveri gjatë viteve, kur në 2003-shin ka qenë këshilltar për Urbanistiken dhe Trashëgiminë pranë kryeministrit Fatos Nano, ndërsa në 2013-n u bë këshilltari për territorin pranë kryeministrit Edi Rama. Ai ka mbajtur postin e zv.ministrit nga viti 2017./CNA.al

Lajmet e fundit nga