LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbje në sistemin arsimor/ Covid i merr jetën mësuesit

28 Dhjetor 2020, 21:53, Aktualitet CNA
Humbje në sistemin arsimor/ Covid i merr jetën mësuesit

Koronavirusi i ka marrë jetën një mësuesi në Kukës. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Safet Gjici.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjici shkruan se Nehat Sokoli ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa i shpreh ngushëllimet të afërmve.

?Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe mësuesit të njohur kuksian Nehat Sokoli.

Më lejoni që në këto  momente të dhimbshme t?i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal  dhe  të qytetarëve kuksian.

U prehsh në paqe!?, shkruan ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga