LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetoi vrasjen e kryetares së PS/ Prokurorja me 4 apartamente, futet në rrethin e Vettingut

28 Dhjetor 2020, 12:51, Vetingu CNA
Hetoi vrasjen e kryetares së PS/ Prokurorja me 4 apartamente, futet në

Françeskina Lekani, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë, Shkodër e ka mbyllur këtë vit, e futur në rrethin e Vettingut.

Hetimet në të tria kriteret ndaj saj, sapo kanë nisur dhe vitin e ardhshëm, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të prezantoje gjetjet në seancën dëgjimore dhe më pas do të japë vendimin.

Prokurorja Lekani, të gjithë karrierën e ka të përqëndruar në Shkodër. Një ndër çështjet që ajo ka hetuar është vrasja e kryetares së Partisë Socialiste në Velipojë Age Preka dhe djalit të saj, të cilët u vranë në rrugicën e shtëpisë së tyre, në fshatin Cas, të Velipojës nga Arjan Zefi.

Emri i prokurores Lekani është lakuar edhe në vitin 2016, pasi në Ministrinë e Drejtësisë, ishte dërguar një letër nga disa qytetarë në Shkodër.
Qytetarët-denoncues, kishin denoncuar në Prokurorinë e Shkodrës, gjyqtaren e Apelit Marina Rraboshtën, ku e akuzonin prë grabitje të pronës së tyre përmes korrupsionit dhe shpërdorimit.

Çështja ka shkuar në dorë të prokurores, Françeskina Lekani e cila ka pushuar hetimet për gjyqtaren Rraboshta. Kjo e fundit ka dhënë dorëheqje nga sistemi i drejtësisë, tetë muaj pasi kishin nisur hetimet-Vetting ndaj saj.

Ndërkohë me Vettingun pritet të përballet prokurorja Lekani, e cila në aspekin pasuror, rezulton që patunshmërinë ta ketë të trashëguar, ndëersa ka marrë kredi për blerjen e një apartamenti.

Në total rezulton të ketë në pronësi katër apartamente dhe tokë arë, 5 500 m2 si dhe 2 715 m2.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurorja Françeskani Lekani.
Viti 2003
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 740 000 lekë.

Viti 2004
Depozitë bankare 2 100 000 lekë, krijuar nga shitja e shtëpisë.
Gjendje kesh 2 600 euro, të mbesës në Itali.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 979 800 lekë.
Të ardhura nga shitja e shtëpisë, 2 100 000 lekë.

Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 978 600 lekë.

Viti 2006
Nuk deklaron asgje.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 900 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 928 789 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 1 140 273 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 1 054 981 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 1 390 649 lekë.

Viti 2012
Makinë, Golf me vlerë 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 1 253 970 lekë.

Viti 2013
Makinë, Golf me vlerë 5 000 euro.
Kredi për blerje banese, 3 500 000 lekë. Pa shlyer 3 469 922 57 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 1 171 417 lekë.

Viti 2014
Makinë, Golf me vlerë 5 000 euro.
Kredi për blerje banese, 3 500 000 lekë. Pa shlyer 3 363 000 lekë.
Kartë krediti 80 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 1 353 523 lekë.

Viti 2015
Kredi për blerje banese, 3 500 000 lekë. Pa shlyer 3 291 861 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 1 404 010 lekë.
Tokë arë 5 500 m2.
Tokë arë 2 715 m2.

Viti 2016
Tokë arë 5 500 m2, trashëgimi nga babai.
Tokë arë 2 715 m2, trashëgimi nga babai.
Ap, 47 m2 në Shkodër me vlerë 600 000 lekë. Ky ap është trashëguar nga babai i ndjerë i subjektit deklarues, me paratë e dërguar nga djali.
Ap, 74 m2 në Shkodër me vlerë 150 000 lekë. Ky ap është trashëguar nga babai i ndjerë i subjektit deklarues, me paratë e dërguar nga djali.
Dy apartamenti banimi, 88 m2 dhe 69 m2, trashëguar pas shlyerjes së detyrimit.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 1 196 081 lekë.
Kredi për blerje banese, 3 500 000 lekë. Pa shlyer 3 172 119 lekë.

Viti 2017
Tokë arë 5 500 m2, trashëgimi nga babai.
Tokë arë 2 715 m2, trashëgimi nga babai.
Ap, 47 m2 në Shkodër me vlerë 600 000 lekë. Ky ap është trashëguar nga babai i ndjerë i subjektit deklarues, me paratë e dërguar nga djali.
Ap, 74 m2 në Shkodër me vlerë 150 000 lekë. Ky ap është trashëguar nga babai i ndjerë i subjektit deklarues, me paratë e dërguar nga djali.
Dy apartamenti banimi, 88 m2 dhe 69 m2, trashëguar pas shlyerjes së detyrimit.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 1 496 242 lekë.
Kredi për blerje banese, 3 500 000 lekë. Pa shlyer 870 196 67 lekë.

Viti 2018
Tokë arë 5 500 m2, trashëgimi nga babai.
Tokë arë 2 715 m2, trashëgimi nga babai.
Ap, 47 m2 në Shkodër me vlerë 600 000 lekë. Ky ap është trashëguar nga babai i ndjerë i subjektit deklarues, me paratë e dërguar nga djali.
Ap, 74 m2 në Shkodër me vlerë 150 000 lekë. Ky ap është trashëguar nga babai i ndjerë i subjektit deklarues, me paratë e dërguar nga djali.
Dy apartamenti banimi, 88 m2 dhe 69 m2, trashëguar pas shlyerjes së detyrimit.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Shkodër, 1 563 616 lekë.
Overdraft, 55 576 95 lekë.
Kredi për blerje banese, 3 500 000 lekë. Pa shlyer 829 903 8 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga