LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Babai shqiptar vret djalin pas një zënke

27 Dhjetor 2020, 13:38, Kronika CNA
Ngjarje e rëndë në Greqi/ Babai shqiptar vret djalin pas një

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin grek të Greqisë, Kretën ku pas një sherri në një familje shqiptare babai ka qëlluar disa herë me thikë të birin i cili ka gjetur vdekjen pasi është dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, gjatë një konflikti mes babait 55 vjeç dhe djalit të tij 26 vjeçar. Në një moment të sherrit duke sikur situata ka agravuar dhe babai ka qëlluar me ndihmën e djalit  tjetër 24 vjeçar, të birin 26 vjeçar, e tashmë viktimën nga kjo ngjarja tragjike.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet me dije, u dërgua me urgjencë në spital në repartin e kujdesit intensiv, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ai ndërroi jetë.

Në të njëjtën kohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar autorët e krimit tragjik, babain dhe djalin e tij 24 vjeçar dhe kanë nisur hetimet./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga