Connect with Us

“Mediokër e dredharak”/ Islami: Rama për karrigen e tij, po i fal detin Greqisë

Politikë

“Mediokër e dredharak”/ Islami: Rama për karrigen e tij, po i fal detin Greqisë

Publikuar

-

“Mediokër e dredharak”/ Islami: Rama për karrigen e tij, po i fal detin Greqisë

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami ka sulmuar kryeministrin Rama, ndërsa është shprehur se për karrigen e tij është gati të shesë edhe vendin, duke iu referuar dekretit që zgjeron Greqinë me 12 milje detare në Shqipëri.

‘Përveç çështjes se kufirit detar me Greqinë për te cilin Rama po përcaktohet si trafikant i detit, ai do te mbahet mend ne historinë e te gjithë shqiptareve si trafikant i pavarësisë se Kosovës me sulmet ndaj lidershipit te Kosovës deri ne akuza te turpshme por edhe si destabilizues i Ballkanit kur ne bashkëpunim me Vuçiç.

Nga media dhe nga gjithçka ka deklaruar Rama e disa eksperte shqiptarë me rezulton se ky është një veprim i Rames ne dem te interesave te Shqipërisë… Loja e tij e fjalëve dhe mungesa e transparencës sa here kapet mat, këtë radhe veçse ka rritur perceptimin negativ te qytetaret si nje veprim i Rames qe cenon integritetin e vendit. Kam lexuar një status ne fb qe e nxjerr Ramen mashtrues mediokër e dredharak naiv, një status ku nder te tjera autori shkruante: Ju zoti Rama insistoni se s’jeni tradhtar me argumentin se ne shekullin XXI s’mund te jem trafikant i detit, por viti 2013 kur e dërgove marrëveshjen e 2009 ne GJK dhe kur akuzoje nënshkruesit e saj si tradhtar a nuk ishte valle shekulli XXI?

Rama duhet te përgjigjet për shume çështje. Por ai tinëzisht dhe lojëra fjalësh dhe ne mungese totale transparence veçse rrit me shume dyshimet. Rama duhet te japë përgjigje te sakte e te plote perse para 8 vitesh e dërgoi marrëveshjen detare te qeverise se mëparshme ne GJK, ne te cilën nuk behej fjale për zgjerim me 12 milje, ndërkohe qe sot mbron idenë e zgjerimit me 12 milje…Gjithçka thotë apo bën Rama, pra edhe heshtja e tij si dhe miratimi i deklaratës se palës greke me vone, sipas eksperteve duket se do te kenë ndikim ne vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare… Por situata është edhe me e rende se kaq… Rama ne telefonatat e tij apo ne takimet te fshehta me palën greke duket se ka rene dakord paraprakisht për qëndrimin e palës greke… sepse do te ishte e pamundur qe pala greke pa një bisede paraprake te bënte nje deklarate te tille dhe po ashtu do te ishte e çuditshme qe Rama te heshte apo te deklaronte atë qe deklaroi…Ne rrjetet sociale ekziston një perle e një juristi te shquar: Rama shkatërroi marrëveshjen e 2009 qe i akordonte Greqisë 6 milje sepse duke mos qene i kenaqur me 6 milje kishte planifikuar ti jepte 12 milje, ne shkëmbim te ruajtjes se karriges se tij”, tha ai ne Syri.tv.

 

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Akademia, lehtësia e papërballueshme e Ramës

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata e Vuçiç/ Reagon Tedi Blushi: Pas 25 prillit…

Publikuar

-

Nga

Meta pranon skandalin/ “Unë fshihem pas bojkotit të AlbControl”

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta,Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili pretendon se pas Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.

Blushi ka thumbuar Edi Ramën, për të cilin thotë se dihet kukull e kujt është dhe e paralajmëron se më 25 prill do të marrë gjykimin e popullit.

Zëdhënësi i Metës deklaron se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet Ramës/ “Provokon qytetarët, të heqë dorë nga shoqërimi me kriminelët”

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Akademia, lehtësia e papërballueshme e Ramës

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi”, thekson Blushi./ CNA.al

“Pas Bashës qëndron Berisha”/ Vuçiç flet për zgjedhjet e 25 prillit: Po i ndjek me vëmendje

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Saliu është lider, Luli kukull që kurdiset”/ Rama: Po tani me kë do të identifikohen tropojanët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën me banorët e qytetit të  Tropojës. Në fjalën e tij Rama komentoi edhe ish kryeminstrin Sali Berisha duke e cilësuar atë si një lider. Sipas tij, Tropojanët u indetifikuan me një figurë si Sali Berisha.

Nga ana tjetër Rama nuk i kurseu ironitë dhe talljet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar atë si një kukull që sillet si ta kurdisësh.

“Me Saliu spo merrem. Ishte si ishte unë nuk e vë në diskutim që Sali Berisha është Lider. Po ky çfarë lideri është ky. E kanë nxjerrë atje si një kukull që kurdiset. E kurdis për Batman ky bëhet Batman dhe hidhet nëpër muret bashkë me ata të tjerët kacavirret nëpër muret e kështjellës do të marrim pushtetin. E kurdin për barbi ky bëhet barbi, si ta kurdisësh. Kështu që për Saliu nuk po e zgjas. Tropojanët u identifikuan me një figurë që është figurë lider.Po tani më kë do të identifikohen tropojanët me Partinë Demokratike, a e imagjinoni jut ë zgjohet Luli të vijë për Tropojë. Tani atij Tropoja do I duket sikur është për të shkuar në Australi”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Partia Demokratike pa kokë”/ Rama tallet me Bashën nga Tropoja

Publikuar

-

Nga

Pas hapjes së aeroportit të Kukësit kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me banorët e Tropojës. Nga atje Rama prezantoi kandidatin për deputet dhe shprehi falenderimin që ditën e sotme kanë qënë më të shumtë në numër se herët e tjera.

“Sot unë ju gjej më të shumtë në numër. Dhe jam i bindur që prezenca nuk ësht ëe lidhur thjesht me ardhjen time. Por me siguri është e lidhur që në këtë zgjedhje Ps ju ka sjellë dikë që është nder ta kesh shok dhe është nder ta kesh përfaqësues”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera kryeministri nuk la pa ironizuar edhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar pa kokë. Sipas Ramës, ai ka bërë më shumë për këtë qytet se Partia Demokratike.

LEXO EDHE:  Hoxhaj jep dorëheqje nga funksionet në Kuvend

LEXO EDHE:  Ervin Salianji publikon kontratën/ "Oligarkët pranë Ramës heqin punonjësit nga puna që të paguhen nga qeveria"

“PD nuk është një shpellë e mbushur me njerëz që i përkasin një bote tjetër. Pd-ja ka plot njerez të mirë. Në Pd është problem koka, ishte koka kur kishte kokë tani nuk ka kokë imagjino. Për Tropojën unë dhe Partia Sociliaste në këto vite që na hyri në mes me dy akte tërmet dhe pandemia. Kam bërë disa herë më shumë se Sali Berisha dhe Partia Socialiste këtë sma mohon dot një tropojan që mban gishtat lart edhe kur fle gjumë. Për mua ishte një rikthim sepse në Barjam Curr kam qenë kur kam qenë student”, shtoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE