LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I vunë tritol në makinë/ Zbardhet dëshmia e pronarit, tregon ku ndodhej automjeti momentin e shpërthimit

27 Dhjetor 2020, 12:01, Kronika CNA
I vunë tritol në makinë/ Zbardhet dëshmia e pronarit, tregon

Pas shpërthimit me tritol mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ka folur pronari i makinës, Nazmi Badulla.

Në dëshminë e tij të dhënë në në polici, ai është shprehur se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin në makinën e tij.

Ai u shpreh se se me makinën ka lëvizur vetëm pak gjatë orëve të paradites dhe më pas e ka parkuar në oborrin e shtëpisë e nuk e ka lëvizur deri në orët e mbrëmjes.

“Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur” – tha ai.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në orën 20:25 në lagjen Partizani në Shkodër. Sasia e tritolit i është vendosur në makinën e Nazmi Badullës e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij dhe fatmirësisht nuk kishte të lënduar.

Pronari i makinës rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë, për konflikte brenda familjes. Megjithatë ende nuk ka detaje të tjera sa i përket të kaluarës së tij dhe se me çfarë ka lidhje konkretisht shpërthimi./CNA.al

Lajmet e fundit nga