LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore/ Ja ku e kanë çuar forcat xheniere për ta shpërthyer

27 Dhjetor 2020, 12:07, Aktualitet CNA
Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore/ Ja ku

Një bombë me peshë 500 kg që i përket Luftës së Dytë Botërore është gjetur pranë ish fushës së aviacionit. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, bën me dije se forcat xheniere e kanë çuar në poligonin e Bizës dhe e kanë demoluar në mënyrë të kontrolluar.

?Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.

Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt. Krenari Për FA?, shkruan Xhaçka./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga