Showbizz
Frikësohej se mund të kishte të njëjtin fat si nëna e saj/ Rita Ora bën rrëfimin prekës

Mamaja e këngëtares Rita Ora, Vera, në vitin 2005 u diagnostikua me kancer gjiri dhe lufta e saj me sëmundjen nuk ka qenë aspak e lehtë.
Këngëtarja ka treguar se sëmundja e nënës së saj ka ndikuar shumë tek ajo dhe për shumë kohë frikësohej se mos kishte të njëjtin fat si e ëma.
Gjatë një interviste për The Sun, ajo është shprehur:
“Thonë shikoni mos keni ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte, ajo kishte thjesht një dhimbje të fortë dhe sërish shkoi e u kontrollua. Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por gjithsesi unë sërish kontrollohem rregullisht. Gjenteikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me kancer gjiri në familje përpara nënës sime, por ajo sërish u diagnostikua me të. Ka shumë video online që të ndihmojnë dhe që unë i kam përdorur. Duhet të jeni të informuar për trupin tuaj”, ka treguar Rita.
Vera u diagnostikua me një formë agresive të sëmundjes, dhe pas kimioterapisë dhe rrezatimit, bëri një mastektomi të pjesshme. Rita ka pranuar se gjatë të 20-tave të saj ka qenë shumë e shqetësuar se mund të diagnostikohej edhe ajo me kancer gjiri. Këngëtarja gjithashtu ka treguar se ushtrohet dhe bën terapi që mos të ketë atake ankthi./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Bomba” e Instagramit/ Njihuni me bjondinën që nuk i lë vend imagjinatës
Whitney Paige është një nga modelet më seksi të Instagramit. Bjondina çmend ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale me format e saj shpërthyese....

Çmend djemtë me pozat provokuese/ Fotot më tunduese të Emily Rinaudo
Emily Rinaudo është një nga modelet më tërheqëse në rrjet. Ajo pozon shpesh me të brendshme seksi ku tregon edhe linjat e saj perfekte. Emily...