LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja e detit/ Ministria e Jashtme greke del me reagimin zyrtar: Dekreti presidencial në fuqi

27 Dhjetor 2020, 18:18, Aktualitet CNA
Çështja e detit/ Ministria e Jashtme greke del me reagimin zyrtar:

Ministria e Jashtme greke ka dalë me një deklaratë zyrtare për çështjen e zgjerimit me 12 milje në detin Jon, pasi u miratua dekreti presidencial.

Ministria thotë se dekreti është një hap i rëndësishëm për zgjerimin e detit dhe sipas saj është në përputhje me rregulloren dhe ligjet ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme e shtetit fqinj thekson se vijat bazë janë ndërtuar në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt e Jon deri në Kepin Tenaro në Peloponez.

?Me publikimin në Fletoren Zyrtare hyn sot në fuqi dekreti presidencial mbi mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt e Jon deri në Kepin Tenaro në Peloponez.

Dekreti Presidencial përputhet me zbatimin e rregullores së ratifikuar të Konventës së OKB-së viti 1982 mbi të Drejtën e Detit. Ky dekret përbën një hap të domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në rajonin përkatës, akt i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e padiskutueshme e vendit.

Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, siç ato rrjedhojnë nga Konventa për të Drejtën e Detit, që pasqyron të drejtën tipike ndërkombëtare.

Greqia e përkushtuar në mbrojtjen e të Drejtës Ndërkombëtare, përfshi të Drejtën e Detit, vepron në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjet ndërkombëtare?, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga