LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xiaomi Mi 11 do të jetë telefoni i parë me procesorin e ri Snapdragon 888

26 Dhjetor 2020, 15:00, Tech CNA
Xiaomi Mi 11 do të jetë telefoni i parë me procesorin e ri

Xiaomi është kompania e parë që prezanton telefona me procesorë të rinj Qualcomm Snapdragon, dhe Snapdragon 888 i ri nuk do të bëjë përjashtim.

Kompania njoftoi në Weibo (përmes Android Central ) se do të prezantojë smartphonin e ri, Xiaomi Mi 11, më 28 dhjetor në Kinë. Xiaomi gjithashtu do të nisë një version më të fuqishëm të smartphone, të quajtur Mi 11 Pro, në të njëjtin event.

Këto dy telefona kanë dallimin që mundësohen nga çipi më i fuqishëm Qualcomm ndonjëherë, Snapdragon 888. Ne ndoshta do të shohim të njëjtin çip në disa variante të smartphonit të ardhshëm të Samsung, Galaxy S21 , i cili ka të ngjarë të prezantohet në janar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga